LIDHJE TOKSIKE

LIDHJE TOKSIKE

Pershendetje, jam nje vajze 21 vjeqare dhe jame ne lidhje qe 3 vite , deshta me shpreh ni problem qe spo di a eshte problemi te un apo tek i dashuri,
Sot ne mbremje i dashuri ma dergoi nje foto ishte ne instagram permbajta e fotos ishte( nje vajze ne foto ne 3 pozicione te ndryshme ku tregonte se pozicioni 1 se si del trupi kur pozon per foto ‘pozicioni 2 se si eshte trupi ne te vertete dbe pozicioni 3 se si eshte trupi kur jemi ne gjendhe me te keqe, esenca e kesaj qendron se une nuk e lexoa bash mir pershkrimine fotos dhe mendova se ajo foto po tregin se si deformoget trupi nese nuk e mbanm mire ne pozicioni e duhur) dhe i dashuri ja nisi te me ife doj me fjale fyese e te behet nervoz pse une e keqkuptova kete gje dhe pak minuta me heret mthoshte se duhet te jeme me pozitive e ta ruaj qetsin , edge ose mendojse jam nje person qe e ruaj qetsin ne shumicen e rasteve , ndersa ky fillon te acarohet per nje foto, nejse shkojm te rasti tjeter eshte qe vazhdimisht me thote se duhet te bejm seks vaginal edhe pse une i kom tregu qe kjo gje ska me ndodh deri sa te fejohemi. Sot gjate dites kemi dal per te pire kafe dhe une se fundi kam ca probleme me stomak (ne menyr te bindur me thoshte se kinse i kam keto probleme se kom nevoj per seks , e kinse me eshte rudhur fytyra se kam nevon per seks gjithmonn sipas mendimit te tij dhe me eshte deformuar trupi se kam nevoj per seks perderisa une nuk e ndjej se kam nevoj per seks) Kan ndodhur dosido edhe gjera shum te bukura ne kete lidhke por kam pase edge shum sharje dhe ofendime nga ana e te dashurit i cili eshte poashtu 21 vjeqar se harrova ta ceki dhe keto sharje dhe ofendine qe mi ka bere kan ndikuar shum te une. Une si person jam nje njeru shum i durueshem dhe i respektoj shum mendimet dhe opinionet e tjetrit . Ndersa une kur flas dhe e jeoi nje mendim per nje tem ma ben ose po fol pa lidhje ose pse po han mut . Dhe aj me thot mua behu me pozitive kur ai vet perdor fjal negative. Nejse se e zgjata pak amo kjo tem shum pom brengos po ma sjell nje stres te madh pom duket sikur me mu grumbulku nje gje ne fyt.Gjithe te mirat e vleresoj shume nese ndonjeri ose ndonjera nga ju do kishit ndare kohen te me jepni opinionin e juaj.

3 komente për “LIDHJE TOKSIKE”

  1. Xxxxxxx says:

    Kur nuk e ke se pari respektin ne nje lidhje eshte shume keq.
    2- ai qe te don i vjen edhe marre me e permend marredhenien kur vecse ti ja paske ba te qarte.
    3- celesi i nje lidhjeje duhet me kane mirekuptimi edhe rehatia qe e gjen njeri te tjetri e jo me pase frike ca po thote kesaj here.
    Vet ti e paske pershkru qe eshte toksike.
    E ca bajna na kur helmohemi? Pastrohemi prej helmit tu e largu prej trupit tone.
    Njesoj mendoj qe duhesh me vepru ti ne kete lidhje, me e largu kete djale prej jetes tande.

  2. Leona says:

    njerzit toksik jane t pasigurt ne vetvete ata juk dojne askend madje as veten ai i bon kto sene don met bo mu ni fajtore pa pas faj hiq deri tqet ntoke edhe me tlon per pike t qefit, kshtu qe bllok edhe largohu prej tij sa nuk eshte vone nese tenton me te shkru fshije mesazhin mos gabo me ja kthy cka do qe te thote nese te kerconon direkt npolici edhe snin mo per ta ta garantoj, mos e le ne asgjo kto raste jane per mjekim e ti mjeke nuk je deri neser vjen puna ete dhuna apo edhe vrasje.Bllok ntona ant edhe injoroje ,hin lexo per qrregullimin narcistik tpersonalitetit. Zoti t nimoft

  3. MSc. Gabriela Kuneshka - Psikologe/Psikoterapiste says:

    Pershendetje Rita,
    Lexova me vemendje letren tende dhe ndjeva zemerimin, paqartesine dhe nje lloj pafuqie per ta menaxhuar kete marredhenie. Se pari, trupi nuk peson asnje ndryshim apo deformim nga moskryerja e marredhenieve seksuale. Eshte e rendesishme ti kujtosh vetes se akti seksual duhet te jete I pranuar dhe I deshiruar nga te dyja palet dhe ne kete rast nuk duket te jete keshtu. Cdokush ka ritmin dhe kohen e tij sidomos kur behet fjale per zgjedhje te kesaj natyre. Eshte krejt normale dhe duhet respektuar, qe ti mund te mos ndihesh ende gati apo e pasigurt per ta ndermarre kete hap e kjo nuk I jep te drejten askujt te te detyroje apo ushtroje presion per te bere dicka qe nuk deshiron. Por, nga ana tjeter do te ftoja te reflektoje mbi pozicionin tend ne kete marredhenie, cfare te mban ty ne te dhe cilat nevoja te tuat permbush ajo? Gjithashtu, mund te marresh ne konsiderate dhe sherbimin e chatit me ekspertet e portalit, ku mund te diskutosh me gjeresisht mbi kete ceshtje. Faleminderit qe ndave shqetesimin tend ketu!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: