Lidhje ne distance

Lidhje ne distance

Ju lutem me ndihmoni, kam pak muaj qe kam filluar nje lidhje ne distance. Ai eshte 8 vite me i madh se un dhe nje natyre shume e qete dhe e durueshme. Patem nje problem keto kohe, probleme xhelozie nga ana ime dhe reagova keq ne nje debat. Qe nga ai moment ai nuk me pergjigjet ne telefon prej 24 oreve dhe me ka shkruar se do me shkruaje vete. Pas kesaj i kam kerkuar falje por ai nuk me eshte pergjigjur. Mos duhet ti jap pak kohe sipas jush apo ai kerkon te shkoje deri tek ndarja per kete?

         

2 komente për “Lidhje ne distance”

  1. Anonymous says:

    Pershendetje, e lexova krejt ket po te njejtin problem e kam pas edhe une, ku duhet ti japesh pak hapesire qe ai/ajo vet te te telefonoje apo te te shkruaj. Nuk do te ndahet sepse nese te don do te kthehet. Mos e thirr ti as mos i shkruaj se vet do te kthehet X-personi. I kam kerkuar falje e krejta amo ish vet nje moment qe i lutesh zotit qe veq me pa edhe nje here. Dhe e passh ne video jam teper e lumtur qe me ka falur. Une kam pritur 3 muaj deri sa ai me ka shkruajtur.
    Faleminderit.anonim

  2. Dr. Elisa Berdica - Psikologe says:

    Pershendetje e dashur,
    faleminderit qe na shkruan. Lidhjet ne distance jane zakonisht te veshtira sepse eshte
    kollaj te lindin probleme komunikimi. Komunikimi i hapur e i sinqerte ne vetvete eshte i
    veshtire ne cdo lidhje, por ne ato ne distance edhe me problematik do te thosha.
    Nuk e di si kane vazhduar gjerat qe nga kur na ke shkruar, gjithsesi do te thosha qe kur
    partneri kerkon kohe per te menduar e reflektuar, eshte e rendesishme qe t’ia japim kete
    kohe. Ke bere mire qe ke kerkuar falje nese mendon se i ke bere dicka te padrejte. Besoj se
    e ke bere pjesen tende dhe eshte ne doren e tij tashme te pranoje faljen ose jo. Nuk mund te
    gjykoj nese ai mendon per ndarje ose jo, sepse nuk i di detajet e marredhenies suaj. Nese
    ka pak muaj qe keni filluar lidhjen eshte mjaft delikate dhe dinamikat mund te ndryshojne
    nga personi ne person.
    Ky duket si nje problem i momentit e une do mundohesha qe te mos isha kaq fataliste sa je
    ti duke menduar ndarjen. Lidhjet kane probleme, e nese jeni te sigurt qe doni te rrini
    bashke, duhet te punoni mbi keto ceshtje e te gjeni gjithmone zgjidhjet me optimale.
    Nga ana tjeter, nese ka ndonje menyre per ta shmangur lidhjen ne distance, une do te
    mundohesha ta beja kete sa me pare.
    Shpresoj t’i zgjidhni sa me pare problemet qe keni.
    Te pershendes,
    Elisa

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: