Lidhje dashurie

Lidhje dashurie

Pershendetje,
Kisha nevojen e keshillimit dhe mendimi nga nje staf profesionistesh.
Une qe po ju shkruaj jam nje vajze 24 vjece. Kam rreth nje viti qe jam ndare nga nje lidhje e gjate, per arsye se pasi me tradhetoi. Cdo gje eshte mbyllur me ne fund dhe nuk kam me asnje lidhje te. Kto kohet e fundit kam njohur nje djale i cili eshte 31 vjec. Me pelqen se tepermi koha qe kaloj me te, eshte jashtezakonisht shume cun i mire. Ajo qe me pelqen me se shumti eshte se me jep shume siguri tek vetja ime sa here qe jam me te. Ndihem shume vetvetja dhe e cilter ndaj cdo gjeje. Ai ka shume veti pozitive dhe mua me ka dhene nje besim qe nuk besoj se do ta gjej diku tjeter. Por ka nje problem, ai eshte i shkurter. Per momentin e kam pak problem, por kam frike se me kalimin e kohes kjo gje do te me stresoj gjate gjithe kohes. E kam menduar shpesh here ti jap nje mundesi, pasi ai eshte gati per te nisur nje lidhje me mua. Por kam frik se ndoshta kjo nuk do zgjasi shume, dhe nuk dua ta lendoj ate, por as ti humbas kohen atij. Jam munduar shume here ta hedh poshte kte mendim qe kam, por eshte e pamundur per mua.
Ju falenderoj !

         

Një koment për “Lidhje dashurie”

  1. Erduan Kllobucishta says:

    Pershedetje!
    Ju falenderoj qe na shkruani per shqetesimin tuaj! Eshte teper e rendesishme se cfare vlerson tek
    dikush qe ju e doni! Ju ka shtyre dicka qe te lidheni dhe ai shkak e permendet me siper. Nese
    mendon se eshte dicka qe ty te shqeteson mund edhe ta nderpresesh qe tani lidhjen, por ajo qe
    eshte me e rendesishme eshte se cfare ti ndjen. Nese ndjesia emocionale eshte me e rendesishme
    se sa fiziku i tij, atehere ty te takon qe te vlerson se cfare eshte me e mira per mardhenien tuaj.
    Por ajo qe shoh eshte se ti je e shqetesuar per ate se cfare te tjeret mendojne per ty. Duhet te
    largosh idene se si te shohin te tjeret, por mundohu qe te jetosh gjerat qe ti i do. Ne kete menyre
    do kuptosh se cfare eshte me e rendesishme per ty.
    Cdo te mire,
    Erduani

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: