lidhja

lidhja

Mirmbrema un jam 19 vjeqe nga prizreni po ju shneoj pasi edi qe kjo faqe ndihmon te rinjet qe te shqarojn ose se paku ti ndihmoj per me tej..
tani edhe un jam po ajo qe kam nevoj per mendimin ose keshillen tuaj nuk di kujt ti tregoj se pari qe te marr vendimin per veten po mundohem te shpjegohem sa me mir arsyeja qe ju shenoj eshte lidhja qe jam jam e lidhur me nje djal qe nje koh te gjat njihemi shum mir dalim rrall shkaku punes ddhe shpesh kur ka pushime ai me ka hyr ne zemer edhe une e dua me zemer por nganjeher mendoj se vetem me shfrytezon por keto pastaj i harroj kur tregon kujdes per mua por e keqja e tij eshte qe me mban te mbyllur ska besim ne mua xhelozon shum per arsye tkota ne fillim te lidhjes edhe pse shkaku i perlamjeve u bene qe un kur lidhem me nje person shum kkur me pyet tregoj gjith historin time femijrin ai sot e perdor kunder kam pasur nje femijri te palumtur mjerueshme qe ma shkatruar ne shpirt per gjitha keto kan qen prindrit dhe jeta qe na dhuroi zoti e falenderoj sepse ishte nje provoj madhe por kjo qe me lendon eshte qe sot me te dashurin ku un vendosa ta pyes ate kur do qe te fejohemi ose te tregoj familareve te mi ssepse sdua qe te luaj me shum me kohen se paku te jemi te sigurt qe mos te perqeshemi nga te tjeret kur me shohin me te nese nuk esht dakord te perfundojm sa su be von fatin te gjej po kur i hyra temes ai me tha qe nuk i dua familjen tende nuk dua as te shoo ata te kam thene qe do te marr pa fejes ose martes veq ne shtepi keshtu me tha sot kur e pyeta me erdhi shpirti tek fyti mendoja se po ti jipja koh ndoshta do ndryshonte mendim por jo aspak i thash se pse nuk mendon per mua se paku nese me do a nuk kam karakter apo deshira jet endrra me tha qe vendos sa sesht von porr nuk mendon se perveq se nuk eshte von ai me mori zemren ??! e zgjata kohen per te pasi me vinte keq ti thoja e ta nervozoja por duhet te mendoj per te ardhmen time apo jo tani duhet te dij qfare te bej te pranoj faktin qe mos ti flas familjareve te mi e te shkoj atje tek ai dikur apo te heq dor te pres e te gjej fatin qe me pranon ashtu si jam te gjitha arsyet e tij jan keto (shkolla ime qe jam von me te prindrit e mi te ndar e qe kan jeten e tyre personale me te tjer dhe vendi ku banoj qe nuk kam kushtet dhe e kaluara ku me kan keqtrajtuar mua) kurse te miat jan vetem te jem me ate qe dua te kem nje jet te qet pran familjeve ti plotsoj endrrat si nje vajz dhe momentet e saja drejt nje jete me ndryshe e te rendesishme se paku kete pasi nuk e shijova jeten e nje vajze me familje te qet … DO DOJA NJE KESHILL NGA KUSHDO QOFT TE FAQES APO NGA ATA QE E KAN PROVVUAR OSE JO behet fjal per nje hap drejt jetes ku do shkoj .. ju faleminderit pres pergjigjje nga ju..

         

2 komente për “lidhja”

  1. Vahide Morina - Psikologe says:

    Pershendetje Edona,

    Te faleminderit qe na ke shkruar dhe ke ndare shqetesmin tend me ne.
    Ke shkruar te keshe veshtiresi ne lidhjen tende te dashurise, duket qe ne aspektin e familjes nuk ndihesh e trajtuar ne menyre te barabarte nga i dashuri, dhe ke bindjen qe ai eshte duke e perdorur historine tende familjare dhe gjendjen me shkollimin dhe kushteve ekonomike ne nje menyre qe ty te ben te ndihesh me poshte.
    Por, e rendesishme ne gjithe kete eshte qe ti je e vetedijshme qe e gjitha situata te shkaktuar pakenaqesi dhe kjo vec eshte faza e pare drejte ndryshimit te kesaj gjendjeje.
    Edona, ti paske pase nje femijeri te veshtire dhe kjo eshte dicka per te cilen ti nuk duhet asesi te ndihesh e turperuar ose ta shohesh kete gje si mangesi te vetja. Ajo cfare ka ndodhur nuk eshte varur asesi nga ti, sepse ti ke qene vetem nje femije. Nuk ke mundur asesi ta ndryshosh situaten dhe per kete ti nuk ke pse e fajeson veten ose ta mendosh se meriton me pak ne krahasim me femijet qe jane rritur me te dy pridnerit dhe pa “probleme” te dukshme ne familjet e tyre, sepse fundja te gjithe kane veshtiresi…
    Duke i pare se si gjerat jane tani mes jush, menyren se si ndihesh tani, ne care stadi e keni lidhjen tuaj, etj? A mund ta imagjinosh se si gjerat do te jene ne nje martese te mundshme tuajen?
    Ndersa, per ty personalisht Edona, sa e rendesishme eshte raporti qe ke me familjen, pavaresisht te kaluares?
    A ke menduar rreth asaj, nese mund te largohesh pa dijenine e tyre dhe si kjo mund ta ndikoje raportin e juaj?
    Nuk e di nese ke biseduar me te dashurin rreth menyres se si ndihesh, sepse mund te ndodhe qe ai mund ta kete keqinterpretuar gjithe historine tende familjare dhe mund ta beje kete si nje forme mbeshtetje per ty, duke aluduar ne ate qe ndoshta ai eshte personi me i afert per ty?
    Une te rekomandoj fillimisht te reflektosh ne vete rreth gjithe kesaj situate, rreth te ardhmes se mundshme bashke, dhe asaj se cfare kerkon ne kete lidhje?
    Mandej, mund te bisedosh me te dashurin rreth menyres se si ndihesh dhe cfare mendon, mirepo te mbetet fillimisht ti sqarosh ndjenjat tua ndaj tij dhe gjithe situates.
    Nderkohe te rekomandoj te besh aktivitete qe te permbushin dhe te kalosh kohe me njerez qe te bejne te ndihesh mire. Mbi te gjitha kujtoja vetes pika tua te forta ose nese deri tash nuk ke menduar shume per to, perpiqu te zbulosh te vetja se cfare te pelqen, per cfare ke talent dhe cfare endrra mund te keshe.
    Me shpresen qe je ndjere e kuptuar dhe sado pak kam arritur te ti me pergjigjen time, une te peshendes.
    Nderkohe, te pres te me shkruash prap rreth menyres se si ndihesh.

    Sinqerisht,

    Vahidja

    1. Edona says:

      Jam Edona dua met vertet te te falenderoj shum per fjalet por edhe per pyetjet qe mi bere edi une nga pyetjet qe lexova edhe fjalet qe mi the me bene shume per te menduar per mua gjithmone kan rendesi ka qen dhe eshte motiv familja ime sepse nuk fajsoj askend per ato qe kam kaluar ne te kaluaren jan sprova te jetes skemi qe ti bejme me shum vetem qe te mundohemi qe tani te punojm fort per te ndertuar nje jete qe e dua ato qe dua te te them se meqe mi bere ato pyetje un me te vertet nuk dua nje lidhje pa pelqimin e familjes dua te jem me ta te gezoj ate qe me ben te lumtur ne pranin e tyre por e keqja eshte se askush nuk pyet per mendimet ose ndjenjat e mia e une per te mos dashur te humb persona duhet te duroja por do i jap fund e te mendoj me shum per ate qe do ndodh me tej me pyete per motivet qe kam ne jete te te them qe jam pak e shoqerueshme por ata pak persona qe rrin me mua mbesin miq gjithomne i ndihmoj kur kam mundesi , pastaj eshte qe deshirat e motivet e mia jane te kem vetem nje jet te qet dua nga shkollimi qe kam kryer ne fund te kem nje pune dhe te kem ne krah nje person qe me do te me dhuroj nje familie por dua qe mos te jem vetem te jen edhe familja ime dua te jem me ta sebashku qe mos te percillet kjo qe me ka ndodhur mua ne te kaluaren qe femijet e mi te njohin tezet dajt gjyshrit etj kaq gjera me nevojiten dashuria familja puna dhe jeta e qete nuk ankohem per asgje me shume te falenderoj shum per fjalet qe me dhe shum te falenderoj me ndihmuan te zgjedh nje penges qe do me shpie ndokund tani ky hap me vedije te plot e te sigurt ne vetvete ju falenderoj per punen qe beni ❤

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: