lgbti

lgbti

Pershendetje,
nuk e di sa do e lexoje njeri kete por qe thjesht doja ta nxirrja nga vetja. Jam pjese e komunitetit LGBTI (lezbike) dhe prindrit e mi e moren vesh rastesisht. Nuk di si ta kaloj kete situate, sepse nuk mjafton fakti qe mezi arrij te menaxhoj veten, por duhet dhe te mundohem te rregulloj gjerat me ta. Jane te dy homofobe. Ju lutem me keshilloni.

         

2 komente për “lgbti”

  1. Lena says:

    Une te them vetem te ju japesh pak kohe, reagimi i tyre eshte per arsye se nuk kane qene te pergaditur per nje lajm te tille, gjithqka do rregullohet me kohe. Asgje nuk ka per te ndryshuar sepse ti je vajza e tyre dhe ashtu do mbetesh gjithmon, orientimi seksual eshte zgjedhje e nje personi , nuk te bene as njeri me te mire as me te keq , je po e njejta. Them ti marresh gjerat me te qete sepse te jetosh ne Kosove/Shqiperi me njerez paragjykues qe knaqen duke shkatruarr jeten e te tjereve eshte e veshtire. Ti vazhdo te jesh vetvetja dhe gjerat do ecin mbar . Te uroj cdo te mire .

  2. Streha LGBT – Ndihme psikologjike says:

    Përshëndetje,

    Letra jote fillon me “nuk e di sa do ta lexoj njeri këtë, por thjesht doja ta nxirrja nga vetja». Duket sikur ke hedhur një letër në det që më në fund, dikush e gjeti 🙂 Mirëserdhe në këtë faqe !

    Nga praktika ime e punës, një nga momentet më të vështira të një të riu LGBTi, që jeton në Shqipëri, është kur bën daljen hapur (coming out) përpara familjes. Kjo ndodh sepse prindërit i përkasin një tjetër brezi të rritur në një kohë dhe frymë tjetër, ku homoseksualiteti ishte i ndaluar. Për një numër të konsiderueshëm personash, zbulimi i homoseksualitetit nga prindërit mund të shkaktojë distancim emocional nga familja e tyre e origjinës. Edhe kur familjet pranojnë, ky pranim shpesh mund të jetë tolerancë më tepër sesa një pranim i vërtet. Duke parë rëndësinë e suportit social në kënaqësinë në marrëdhënie, menaxhimin e stigmës dhe mirëqënien psikologjike, strukturat familjare janë shumë të rëndësishme. Nga ana tjetër, stigma ndaj personave LGBT, diskriminimi dhe paragjykimet përfshijnë ndjenja pasigurie, dhunën kundër LGBT, braktisjen nga familja dhe marrëdhënie që nuk pranohen.

    Duke parë moshën tënde të re, ti po përballesh me dy vështirësi: pranimin e vetes dhe pranimin nga familja.

    A mund të tregosh më në detaje pse është i vështirë ky pranim për ty dhe cilit reagim të familjes i druhesh më shumë?

    Vazhdo të më shkruash, mos hezito të na shkruash.
    Me respekt
    Sabina

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: