Kujdesi oral.

Kujdesi oral.

Pershendetje

Une para 10 viteve kam pase nje itervenim ne perden e hundes , si dhe i kam te hequra konkat ( ne forme bajameje te vogla) e hundes.
Gjithashtu, bajamet i kam te hequra, por ne pjesen e sinusive te poshtem e kam nje Cistë ( jo shum te madhe) tash e 10-15 vite. Ajo gjindet fiks ne drejtim me dhembin e qumeshtit nga ana e majte .

Por, asnehere problemet e mia nuk perfunduan edhepse intervenuan edhe mjeket. Po thuajse 99,9 % te kohes une kam goje te thate dhe pjesa e majte e mishit te dhembeve te larte, gjthmone eshte e irrituar dhe e skuqur… dmth kundermon si mos me keq nga infeksioni i mishit , gjthashtu, vetem me anen e majte te hundes me formohen sekrecione te trasha e e ndjej edhe permrenda shpesh’here si te enjtur hunden qe me pamundeson frymemarrjen e shlire… edhe nga hunda del arome kundermuese.

Asgje nuk eshte kjo si dhimbje apo dert fizik, po ta krahasosh me mundesite e jetes qe i kam humbur vetem pse e kam kete veti .

Dhembet i kam shume mire te trajtuar por edhe ata qe i kam me palce te mbytur me jep ndjenjen e kruarjes.

Shpesh nuk mund te pij as te ha ushqim te ngrohte e as te ftofte…

Kam bere edhe CT, por nuk duket ndonje shkaktar i kesaj…

Nje dite mund te jem pjesersht me mire , mund te flas shlire sepse gojen e kam ne gjendje me te mire, por menjehere po u lava apo vetem po e hapa dritaren ndryshon ngadale gjendja ime e fillon te enjetet ( ajet) pjesa permrenda hundes e pjesa e mishit te hembeve lart nga ana e majte fillon te rrahe ndonjehere sikur ndjenja e palces se dhembit kur rrah.

Demet psikologjike dhe sociale qe mi ka shkaktuar ky komplikim jane te panumerta …

         

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: