Kshilla prej djemve

Kshilla prej djemve

Pershendetje, e kom nje problem.
Para ni jave e kom pas ni takim me ni djale, dhe kalum shum mire. Me rendesi u sill shume mire me mu, sa qe dojke hala me vazhdu nejen plus ne fund me shku edhe dikun tjeter me honger ose me pi diqka. Une sa do qe dojsha teper, dojsha edhe mos me tepru se kur kalon mire me dikon edhe e zgjate mandej prishet dikun. Tani masi e kryjtem mo nuk um ka shkrujt as kurgjo. Nihere menova mos nuk i kom pelqy fizikisht ose qysh kom bo muhabet, mirepo ai dojke me vazhdu nejen..
Sidoqoft dojsha me i shkrujt diqka po inati nuk um lejke se nuk jom msu me i shkrujt e para ni djalit ose e para mas takimit. U durova dmth.. Tani mshkrujti mas 2-3 dite ne mbramje vone: ’A ke flejt’.
Un at sms nuk e kom pa at nate mirepo te nesermen. Ja ktheva qe kom flejt kur mpaske shkrujt, mirepo nuk e ka qel biseden hiq edhe pse u hi online.
E di qe i menoj senet ma shum se qe duhet se edhe shoqet mthojn mirepo, do mthojn shkruj ‘Qeshtu i vonon ti fjalt me dite a’, do mthojn shkruja Snapin nashta ti kthen aty.
Dmth nuk e di qka me bo.
Para se me dal me to nuk kom shpresu kurgjo, mirepo kur u takum e folum, mu ndryshu mendja krejt.
Tani po thom mos ka menu me bo naj sen, se djemt jon msu me dal me femna me i nxon edhe tung, ose me i shkrujt ato ktyne e me ju rras e sene, e une nuk jom ashtu, ku me dite sa me u tranu mas ni djali, duroj mos pom shkrun ai.
Knej du me i shkrujt shum knej thom le te kupton qe nuk jom si ato qikat qe ju folin ton kohen djemve.
Do pytje qka bi bojke, e kuptoj qe jom e virgjer edhe qe e menoj veten me ni partner ne jete. Mendova mos e ka per qeta qe nuk po shkrun.
Sidoqoft shpresoj qe do tme ndihmoni pak me keshilla, sepse nuk po mundem me i kuptu djemt..

         

8 komente për “Kshilla prej djemve”

  1. ada says:

    tkisha than veq vazhdo kshtu
    mos i shkruj ski nevoje mi shkru ne snap me ta kthy se kur ti bahesh zhug ta kthen dikur amo qashtu po ki qef a si me lut me ta kthy fjalen i ki shkru spo ta kthen ski nevoje mi shkru mo hiq ne koft i interesum te shkruan ai vet
    vetem injororje deri sa e sheh qe asht i interesum per vemendje tanden
    me lut mos lut kerkon

  2. Just a random girl says:

    nuk osht nashta qaq me rendsi per do kush po shkrun i pari, amo mos met shkru mas takimit qaq kohe diqysh sdi teper palidhje, se me ni an mas takimit osht ajo ideja nashta si kom pelqy a mi shkru a jo qe e menon edhe mashkulli, amo apet se apet munet me t pyt diqka t thjeshte: a shkove mire? ose najsen qeshtu ma neutral….. e qe i ke tregu qe je e virgjer ka mundsi qe ai ka dasht me pas ma shume me ty nqat aspekt po tash heziton kur e ka kuptu qe nuk je nashta qashtu met nxon shpejte ose diqka like quick sex, edhe largohet vet nese ja nin mos me lendu dikon nqat aspekt…amo anyway ti prit prej ti met shkru edhe ski nevoje mu lendu per kerkon hiq veq pse aj sdin me marr hapa a najsen, leja kohes edhe trust me nji djale qe veq menon diqka me pas me ty nuk heziton per kto sene e aq ma pak met shkru i pari

  3. Ridi says:

    Te meshkujt me ra ne dashni osht pak ma zor ne aspektin kohor dmth zgjat pak me muaj mendoj personalisht, Mirpo besoj qe me kontribut te dyanshem pra jo me prite vetem prej tij mundeni me fillu me diqka te mire, kjo nuk i bjen qe ti duhet me u ba e lehte per te si person. Pyete per veten e tij edhe shiko nese po e pelqeni njani tjetrin edhe se a pershtateni ne qellimet e jetes, tema serioze te shoqeruara me ndonje humor. Sa i perket pyetjes nese je e virgjer ata me gjase e ka ba sepse ka mendu najsend ma seriozisht me ty por edhe ti hulumtoje personin ne fjale se pse tka pyet, tkisha kshillu qe me i than qe me fol hapun pa komplekse temat deri ne detaje, shikoje jeten e tij ne detaje me qka merret, qfar shoqnie ka, a eshte tip qe kqyr veq met pas do dit apo per krejt jeten e kshtu me radhe. Po i thom kto se po te shoh si qike ma serioze e jo nga ato qe dojn vetem momentume te perkohshme.

    Shpresoj te t’kem ndihmuar sadopak.

    1. Tinker bell says:

      E qysh me pyt kur ky spo ja kthen fjalt

  4. Anita says:

    Djemtë Serioz vërehen menjëherë motra jem
    Mos I jep vetes stres as mundim. Me ka tip I interesum të shënon të tregon menjëherë pas bisede apo me se paku ta jep naj shenje
    E djemtë që kanë qef veq me kalu një natë më vajza kur te kane nevoje shënojnë kur te shohin mundësin me arrite ata që dojnë.
    Dita e mire shihet në mëngjes
    Me kane serioz dhe i interesum do ishte sjell ndryshe dhe me respekt.

  5. A.Gashi says:

    Mas pari ti nuk paske eksperiencë sexuale po mendoj edhe nuk e din niher se qysh qa duhet. Mirë është me lexu e me kuptu njohjet e senet. Virgjeria nuk mbetet problem i vetëm, por se nëse ke vendos me fol edhe te ka shkru e ti nuk ja ke kthy thjesht si po mendoj èshtë që e ke dekuraju personin. Por, të kisha thënë që mos me vazhdu me këtë person sepse gjith ka me ju shku kështu me probleme. Tung A.G

  6. Xx says:

    Faleminderit paraprakisht.
    Do e kqyrin nese te shkrun femra e para, edhe thojne le se kjo po tu rraska.
    Normal mas takimit oshte gjithmone e ditne qe duhet me te shkrujt tipi, pavarsisht a jeni pershtat a jo. Mirepo ka njerez qe pritojn me tregu nese nuk jon pershtat me personin, kshtu qe nuk te shkrujn. Mirepo ky me ka shkrujt mas 3 dite, naten vone. Une kom qen flejt, tani kur ja kom kthy, ky vetem e ka lon seen edhe kurgjo.
    Nuk po mundem me kuptu qet send te djemt.
    Kta thojn qe femnat jon te komplikume mirepo e kunderta eshte se atyne kurr nuk munesh me jau deshifru fjalet. Ndryshe flasin ndryshe veprojne.

    Nuk oshte puna te dashnia se heret me ni takim, mirepo, mendoj qe duhet me i tregu personit qe ke dal me te, nese menon mos me u pa mo ose diqka e tille.

    Sa i perket virgjerise, qe nuk kom eksperienc seksuale nuk menoj qe osht diqka e keqe e qe nuk di une kurgjo rreth saj ose si mu sill. Ajo osht qeshtje personale, ti vendos qka don me bo.
    Ai nuk me ka pyte direkt po ne menyre shoqerore pytje tjera qe ne fund i lidhi e tha e kuptova qe koke. Dmth nuk gjykoj apo me kesh, nuk boni kurfar reagimi.

  7. N says:

    Pershendetje
    Po me pelqen shume karakteri yt mas pari
    qe nuk je ashtu qe ki qef me pas partner te perkoheshem edhe qe i analizon senet aq shume
    Une vet jom 17vjecare edhe e di mundem me kuptu
    nese dikush pernime osht ka don me lujt me mu
    dhe mem dasht per seriozisht.
    Ajo qe po mendoj une osht se largimi i tij ka te beje
    pikerisht se ai e e ka kuptu qe ti je virgjine edhe
    nuk meret shume me ty!
    Arsyeja pse?
    Sepse ai ka mendu qe ti del vec sa per ni kohe
    ose me kry qejf me to.Nese pak te kish dasht edhe ish interesu per ty mendoj qe te kish shkru vet jo mas disa diteve, dmth duhesh me kuptu se ti per to je vec kohê e lire vet fakti qe ai te ka shkru naten vone me termin “A ke flejt” nese ish kan pernime serioz me ty shenon edhe gjat dites ose gjen kohe edhe hiq mos me pas.
    E ti zemer ski cka me ba! Kush te don te don kush nuk te don bonja Tung…
    Mos e lendo veten me stres e sene se besom qe
    nuk i’a vlen mas ni kohe tani i kupton hale do sene ma shume edhe ke me vrejt qe nuk osht qashtu zor qysh ti po mendon.Leji senet me rrjedh vet thuj vetit
    okej nese osht e shkrume ka me ndodh nese bohet mire nese jo apet Ok.
    Jo me gjithkon i’a vlen me fol,nuk po du me te nxit kunder tij kurgjo ama shihet se qysh jane bo meshkujt e sotit duhesh me pas shume kujdes
    mos u ngut per kurgjo hulumto ma shume rreth tij tani besoj qe e ki ma te lehte.

    Kalofsh mire

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: