Konfuzioni

Konfuzioni

Pershendetje…Ju uroj per inciativen fillimisht shume e qelluar…Jam Ardita dhe meqe e pash mundsin, nuk ngurrova ta shpalos edhe une problemin tim…!Tash e nje kohe jam ne shoqri me nje djale me te cilin studijojm se bashku,kohve te fundit jemi shoqruar bukur shume, dhe brenga ime eshte se nuk e shikoj si nje shok normal, komunikimi jone eshte i mire degjohemi shume ne msn dheme sms, dhe kur kem mundsin qendrojm shume se bashku, por nga ai nuk ka asgje konkrete ne kete drejtim…shpesh here me therret ‘ ‘oj motra ime ‘ ‘ zakonisht mbas lavdatave qe mi bone,ngase une nuk reagoj ndaj tyre apo sdi per ta thyer montonin e gjith atyre lavdatave dhe shpesh, me konvenon te mendoj se eshte shprehi e popullit te thrrasim ‘ ‘oj moter ‘ ‘..koha kalon dhe se shpejti ndoshta rruget tona do ndahen ne dyshee qfare duhet te beje…per ta kuptuar ate te vertet…?

         

Një koment për “Konfuzioni”

  1. Florim Gallopeni - Psikolog says:

    Përshendetje ArditaJu tregoni për një shoqëri në mes jush, dhe afeksioni juaj ndaj djalit që ju po e mbani më tepër për vete pa arritur ta shprehni atë. Dashuria nuk është mister dashuria është një ndjenjë e fortë që lidh dy persona, forcohet duke ndjerë kënaqësinë e të qenurit afër dhe të ndjerit mirë në praninë e njëri tjetrit. Nëse ju po ndiheni mirë në praninë e djalit, nëse ju ndjeni një pëlqim për të atëherë duhet të mos lejoni që të keni dyshime, e këtë do e bënit më së mirti nëse do shprehni ato që ndjeni, duhet ti komunikoni ato që ndjeni që të sqaroni situatën dhe të keni reagimin objektiv nga djali, rrugët bashkohën nëse ju keni një objektiv që ju lidh të dy. Por rrugët nuk do ndahen po do vazhdojnë të keni rrugët e juaja nëse afërsia e juaj nuk konkretizohet, dhe konkretizimi nuk ka se si të ndodhë pa shpalosje të ndjenjave, pa komunikim të tyre. Të thuash atë që ndjenë nuk duhet të ketë ngurrim por shfrytëzojeni si përparësi që do ju ndihmoj se si të vazhdoj në të ardhmen shok apo të dashur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: