kokforsija

kokforsija

se pari ju pershendes desha tu pys se uh jam 20jam e martuar po gjithmon jam kunder fjalve te burrit kam dershir vetem si te thom un pastaj vjen konflikti me to si duhet te veproj un edhe jom shum kok forte dhe shum her vjen deri te ndarja edhe un nuk friksohem fare dhe pote ndahem ku osht problemi tek un edhe pse burri im bon gjithqka per mu kurse un me duket asgje qe nuk bon.tung klm peshendes.

         

Një koment për “kokforsija”

  1. Psiko says:

    Te kuptuarit e nje tipari personal eshte si pike-fillimi per permiresim. Ju po e pershkruani veten si kokeforte, e cila gjithnje flet te kunderten e bashkeshortit derisa te eskalohet ne konflikt. Madje, kjo sjellje dhe situate sic e pershkruani tani eshte bere rutine dhe ty fare nuk te behet vone se a ndahesh apo jo nga bashkeshorti. Ti nuk e ke pershkruar cila eshte lidhja emocionale me bashkeshortin tuaj, a jeni martuar nga dashuria, a keni jete te lumtur emocionale. Pastaj, jane te mangeta informatat se per cfare zakonisht ziheni me burrin. Secili njeri ka te drejte te kete mendimin e vet, por asnjeri nuk e ka te drejten qe me dhune t’ia imponoj tjetrit mendimin e vet. Te pranuarit e mendimeve te ndryshme te ndersjella eshte vyrtyt i njerezve te pjekur menderisht. A jeni ndalur te mendoni se cfare ndjeni per burrin tuaj? A mos eshte kjo vetem nje ‘shkas’ qe t’i po e shfrytezon per t’u larguar emocionalisht nga ai. Do te thote ne te njejten kohe ti je e vetedijshme qe burri yt bene cdo gje per ty, por thua qe te duket se nuk eshte duke bere asgje? Si mund te jesh ne te njejten kohe e vetedijshme qe ai po ben cmos per ty dhe te thuash ne te njejten kohe qe po te duket qe s’po ben asgje. Te lutem ndalu dhe qartesoji paksa mendimet e tua. Sjelljet e tilla nuk cojne askund, pervec nje fundi, i cili pastaj mund te jete i dhimbshem dhe mund te behet vone.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: