Keshille nga urologu!

Keshille nga urologu!

Pershendetje, kam disa jave qe kam nje djegie te lehte gjat urinimit,si lloj irritimi te kanalit prej fshikzes se urines deri te maja e penisit, por i kom vrejt edhe disa sekrecione te bardha ne tbrendshme. Mka ndodh edhe para disa viteve po ka kalu brenda ditve, ksaj here po zgjat shume.. kjo edhte shfaq gjate kohes qe jom kon tu i pas disa probleme me diarre, dhe kam qene tu perdor terapi vazhimisht. Per momentin jom tu perdor antibiotik Metronidazol, i cili normalisht qysh e lexova kish ndikim edhe per organet urinare por perveq shpeshtimit te sekrecioneve ska ndonje efekt tjeter. Qka po me keshilloni? Flm

         

Një koment për “Keshille nga urologu!”

  1. Shkelzen Elezaj - Urolog says:

    Djegesimi gjate urinimit eshte kryesisht shenje e infektimit (pezmatimit) te kanaleve urinare ndonse mund te kete edhe shkaktere tjere si p.sh. eliminimi I gureve permes kanalit urinare, lendimet apo perdorimi I ushqimeve pikante (djegesa), qendrimi ne vende te ftohta etj. Ju paskeni pasur edhe herave te tjera pengesa me urinim, dhe ekziston mundesia qe nuk jeni sheruar plotesisht me qrast infeksioni akut mund te kaloj ne infeksion kronik i cili sherohet me veshtiresi. Po ua japi disa keshilla praktike: mos e mbani urinen shume, rregulloni jashteqitjet, ikni perdorimit te tepert te kafes, qajrave, pijeve te gazuara dhe energjike, e nese keni dhimbje, kundermim dhe djegesim atehere duhet te merrni antibiotik, por paraprakisht duhet te kryeni edhe njehere analizat komplete te gjakut dhe urines, strishon uretrale, testin ne Klamidie, Ureaplazma dhe Mikoplazma, urinokulturen dhe ultrazanin e urotraktit. Deri atehere konsumoni sasi te medha te qajrave (Belushi dhe Uvin).

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: