Kam nevoje per keshilla nga te rinjte.pse sme do askush.jam e vetme

Kam nevoje per keshilla nga te rinjte.pse sme do askush.jam e vetme

Jam nje vajze 22vjeqare studioj ,punoj her pas here,gjithqka me ecen mire me provime ,pune kam marre edhe patente shoferin por kam problem te shoqerohem me njerez…nuk kam shoqe nuk kam te dashur madje skam as ndonje djal qe i pelqej.nuk jam e shemtuar nuk them as qe jam shum e bukur,jam person i qilter bej muhabet shum bej shum hajgare nuk bej pjese ne personat qe mbajne kanun apo kush e di se qfar.por nuk e di se pse nuk kam shoqe te ngushte apo ndonje djal qe i pelqej.kam raste qe shoqrohem pak me dike pastaj largohem prej tyre ose qe flas me nje djal permes rrjeteve sociale dhe gjithmon i paralajmeroj se pas nje jave ose dy maximumi ne nuk do flasim me sepse gjith me ndodh keshtu…qduhet te bej qe ti pelqej te tjerve te shoqerohen me mua.kam shum nevoj te pakten per nje shoqe te ngusht .shoqet qe kisha i largova nga vetja njeren sepse genjente ndersa tjetren sepse mirej me thashe theme si dhe nuk jan tipa te llojit tim.po plas nga inati kur kujtoj se jam e vetme.gjithashtu kisha edhe nje shoqe ne pune me te kaloja per mrekulli vetem qeshnim dhe duheshim shum,nje dite u hidheruam as vet se di se pse(gjera koti) isha e sigurt se do pajtohesha me te,(1jav pasi u hidheruam mu desh ta le punen per shkaqe te fakulltetit ajo vazhdon te punoj)por pasi e pash se bente muhabet me nje vajz tjeter dhe bente hajgare njesoj si me mua plasja nga xhelozia.po plas dhe tani,ajo me fshiu edhe nga facebooku,nuk kishte se pse ta bente ne nuk urreheshim.este personi i vetem qe do doja te pajtohesha por nuk e di se si,kam inat se nese refuzon te flas me mua ose nese nuk me trajton me si me pare!

         

4 komente për “Kam nevoje per keshilla nga te rinjte.pse sme do askush.jam e vetme”

  1. . says:

    Po besoj qe problem qendror I yti eshte vetbesimi.ti nuk beson qe mund te kedh shoqe,se dikujt mund ti pelqesh apo se mund te flasesh me dike me gjate se nje apo dy jave.je e re,me fakultet,komunikuese,ke sens humori,ke gjithqka qe nje djale apo nje shoqe do te pelqente. Nese ndjehesh e vetmuar nuk eshte krejt faji yt,por ke pjese te fajit.vajzat me vetbesim jane me terheqese,dhe jo domosdoshmerisht nuk I pelqen askujt.ti thjesht nuk di.te sygjeroj te dalesh me shume dhe te rregullohedh me teprr pasi do tete ndihmoje. Nuk them te dalesh prej vetes.thjesht bej diqka qe ske bere me pare.

  2. Vahide Morina - Psikologe says:

    Përshëndetje,

    Të faleminderit që na ke shkruar dhe ke ndarë me ne shqetësimin tënd. Më vjen mirë që ne sfera të shumta po të ecën mirë dhe ky është një resurs mjaft i rëndësishëm dhe i fuqishëm për ty dhe për ketë ti je e vetëdijshme, gjë që është mjaft e mirë.
    Por shqetësimi yt po mbetët mungesa e shoqërisë dhe lidhjes romantike. Mungesën e shoqërisë nga ajo që e lexova, po të citoj “i largova nga vetja njërën sepse gënjente ndërsa tjetrën sepse mërej me thashetheme” po iu atribuon të tjerëve, konkretisht aspekteve jo të mira që të tjerët i kanë, por njëkohësisht po shprehësh që ke nevojë të paktën për një shoqe të ngushtë.
    Unë, të ftoj të reflektosh mbi sjelljet dhe veprimet tua dhe se si ato ndikojnë në një raport shoqërie dhe sa dhe si mund të bësh në vazhdim që mos të reflektosh negativisht të te tjerët.
    Kë kërkuar që të japim ndihmë rreth mënyrave për të bërë se miqve të rinj. Kështu, po mendoj që esenca qëndron në pranimin e të tjerëve ashtu siç ata janë në të vërtetë dhe duke e pasur parasysh që të gjithë ndonjëherë bëjmë gabime, të japësh në shoqëri aq sa edhe merr nga të tjerë dhe të keni raporte respekti dhe mirëkuptimi.
    Prandaj, meqenëse në fakultet nuk ke ndonjë shoqe, të rekomandoj të fillosh ndonjë aktivitet të ri ku ke ndërveprim me njerëz të ndryshëm dhe aty do të mund të njihesh me njerëz që keni interesa të përbashkët, apo edhe në fakultet të përpiqesh pak më shumë që të reflektosh sa më pozitivisht të te tjerët.

    Me shpresën që të kam ndihmuar sado pak, të përshëndes dhe të ftoj që të na shkruash prapë për çdo gjë tjetër që mund të te shqetësoj.

    Sinqerisht,
    Vahide Morina

    1. Iliri says:

      per mendimin Tim provlemi jot qendron aty , duhet te Kesh nje qik fat qe te gjesh ate tipin tend qe te pershtateni…

  3. Fjo fjo says:

    Wow ju faleminderit shum…me pelqeu ajo qe that “te merem me ndonje aktivitet te ri” eshte e vertete se gjen shoqeri ne vende te reja ku ske qen me pare(po mendoj ndonje kurs gjuhsore apo diqka te tille.dhe komenti i pare qe ka thene se duhet te dal me shpesh e vertete edhe kjo me mungon shum.flm shum edhe nje here

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: