Kam nevoj per qetesi

Kam nevoj per qetesi

Pershendetje jam nje vajze me nje jet shum te mire, kam cdo gje, sme mungon asgje. Cdo gje qe dua e kam, cfar dua te bej e bej. Problemi qendron se asnjeher nuk jam e lumtur nga ana shpirterore me duket sikur te gjith me pertasin mua me flasin mua. Ndoshta bej dhe gabime po si kuptoj cdo gje me duket e drejt. Nje e bertitur e vogel me duket sikur me versulen sduroj asgje. E vetmja gje qe dua esht qetcia e cila ka koh qe me mungon dhe me shoqeron ne cdo moment te dites ky stres. Tlutem me thuj cte bej sduroj dot kshu me dhemb koka pa shummmm

         

Një koment për “Kam nevoj per qetesi”

  1. Emine Doda says:

    Pershendetje,

    Faleminderit që ke besuar në sherbimin tonë dhe na ke shkruar. Në letren tende pershkruan gjendjen në të cilen je duke kaluar momentalisht. Thua qe ke cdo gjë që deshiron, ke një jete të mire dhe nuk të mungon asgjë por gjithsesi nuk po ndihesh e plotesuar dhe e lumtur. Të ndjerit në këtë mënyrë është e zakonshme në shekullin në të cilin jetojme. Njerëzit janë në vazhdimesi në kerkim të asaj që e ploteson qenien tone, jo vetem në aspektin material por edhe në aspektin shpirteror.
    Për faktin qe nuk po ndjehesh mire po i fajeson edhe personat të cilet të rrethojnë, të duket sikur ata po të versulen për çdo gjë. Mirepo është shume e habitshme se si fjalet e të tjereve bëhen shume pak të rendesishme në momentin kur e dijme se kush jemi, si jemi dhe cfarë qellimesh kemi në jete. Ndoshta për të patur edhe une me qartë se çfarë është ajo e cila po të mundon do kisha dashur të përgjigjesh në pyetjet e rradhes: Si e kalon një dite të zakonshme? A punon, a studion? Ku e sheh veten në të ardhmen e afert? Cfare qëllimesh ke para vetes? A jeton me familjen tende? Si e ke mardhenien me familjaret në pergjithesi? E detaje të tjera të cilat mendon që jene të rendesishme të dihen. Pergjigjet në keto pyetje do na kishin dhënë me shume hapsire për të eksploruar ato gjërat të cilat po të pengojne të jesh e plotësuar shpirterisht dhe e lumtur. Prandaj mos hezito të na shkruash perseri, ne jemi ketu për ty .

    Cdo të mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: