Kam nevoj per ndihme

Kam nevoj per ndihme

Pershendetje stafi!Deshta te marrë disa mendime nga ju.Jam nje vajzê 15 vjeçe ,kam nota te shkelqyeshme ne shkollê ,dhe mund te them qe jam zgjedhur shume herë nxenesja me e mire ne qytetin tim.Por problemi fillon ketu,une gjithmonë jam larguar nga komunikimi me djemt(per lidhje) por veren e kaluar nuk e di perse e bera nje gje te gabuar pata nje lidhje me nje djalë por edhe bera disa gjera qe nuk është dashur ti bëja(jam e virgjër) dhe me e renda kam derguar edhe foto +18 por ju betohem se pas çdo gjeje qe kam bërë jam penduar me qindra herë.Unë me duket se kam një ankth postraumatik(keshtu mendoj unë),sepse kam veshtiresi në frymëmarrje sahere qe e shoh atë person apo kaloj nga vendet tona,dridhje të trupit,rrahje te shpejta te zemres dhe me duket sikur do te me bjerë të fikët ka pothuajse 10 muaj dhe eshte një gjë qe po ma vështirëson jetën deshiroja shume qe te shkoja tek nje psikolog por kisha frikë dhe familja nuk me lejonte “sepse kushedi ç’do të thonë komshinjt”,une me atë djalin kam prishur raportin qe ca muaj por ai nuk me le rehat duke me thene qe do ti postoj fotot e tua dhe mendoj qe ketu e mora hovin më të madh:jam bërë shumë e padurueshme,shumë e ndjeshme saqe dikush edhe gjënë me te vogel nese me thotë plas me të qara po ashtu edhe disa shenja te cilat me dergojnë tek ndonje depresion fillestar e sidomos ky izolimi tash po ndikon edhe me negativisht tek unë.Gjithnjë kam pasur probleme me familje dhuna është ekspozuar gjithmonë dhe ndoshta ka ndikuar edhe kjo.Me frikën se mos po postohet ndonje gjë e imja jam që nga korriku i vitit të kaluar dhe me e rënda është që ndêrgjegjja ime nuk më lë të qetë ,e ndjej veten sikur një përson të deshtuar,e paaftë,njeriu me i ulët,me i poshtër me një fjalë çdo gjë e keqe që ekziston ja them vetes po ashtu edhe ka shumë herë qe dua te bëjë vetvrasje për arsye sepse nuk mundem ta mbaj gjithë këtë barrë e sidomos ndërgjegjen me një fjalë e urrej veten aq shumë.Jam munduar me ushtrime fizike apo edhe dieta ta kapêrcej këtë gjendje duke u munduar ta përmisoj këtë “ankthin”tim,por e pamundur.
Faleminderit shumë dhe gjitha të mirat.Respekt!

Një koment për “Kam nevoj per ndihme”

  1. Enkel Bulica says:

    Pershendetje dhe te falenderoj qe na ke shkruar tek nukjevet!

    E kuptoj se gjendesh ne nje presion mes nje kercenimi real dhe ndjenjes se fajit qe mund te ishe treguar me e kujdesshme.

    Ajo qe dua te te them qe ne fillim eshte se eshte OK te fillosh te eksperimentosh me marredheniet ne kete moshe, prandaj nuk ke pse ndihesh ne faj per kete gje. Eshte krejt OK po ashtu qe ne te japim besim tek te tjeret, sidomos ne nje marredhenie te tille por gjithmone duke pasur kujdes qe ky besim nuk do te shperdorohet. Eshte e rendesishme te kuptosh se nuk ke bere gabim por thjesht nuk je treguar e kujdesshme. Besoj se kete gje tashme e ke kuptuar dhe se do te te sherbeje per te ardhmen.

    Nga ana tjeter edhe pse veprimet e te kaluares ne nuk i zhbejme dot, kjo nuk do te thote se dikush ka te drejte te te kercenoje. Djali i cili po te kercenon eshte duke kryer nje veprim kriminal i cili ndeshkohet nga drejtesia. Dikush qe te kercenon, ka si synim te te beje te ndihesh ne faj, sikur ke bere gabim dhe deshiron qe nepermjet shkaktimit te frikes te arrije gjerat qe deshiron. Ne asnje rrethane nuk duhet te besh gjera te cilat shkojne kunder deshires tende.

    E kuptoj se per ty kjo eshte nje situate e cila do te doje te zgjidhej pa e marre vesh dikush, megjithate nese ti e shikon se kjo situate eshte e paperballueshme per ty dhe te shkakton ankth e depresion, e te pengon ne jeten tende, atehere mund te besh dicka. Fillimisht do te te rekomandoja te flisje per kete gje me dike ne familjen tende qe ti ke besim se do te te ndihmoje. E kuptoj se ekziston frika se mund te te gjykojne per veprimet e tua, por shpresoj te kesh prane dike qe mund te te kuptoje ne kete situate.

    Shpresoj te te jem gjendur sadopak dhe te mirepres te me shkruash serish
    Enkeli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: