Kam nevoj per ndihm

Kam nevoj per ndihm

Pershendetje jam nje djal 22 vjeq. Kur isha 17 vjeq u diagnostifikova me çrregull te ankith kam perdorur per 7-8 muaj medikamente kunder ankthit dhe fale zotit dhe psikiatrit e kuptova mjaft mir si ta perballoj ankthin dhe paniken edhe pa ndihmen e barnave, mbaj mend qe psikiatri me perkufizoj si nje djal te turpshem, me vetbesim te dobet, i ndikuar nga mendimi i te tjerve dhe profeksionist.
Para 1 viti e gjysem isha ne Kosov per pushime dhe nje nate si per rastesi me ra ne duar nje aparat per ta kontrolluar Tensionin e gjakut dhe e verejta qe e kisha shum lart rreth 170 deri ateher nuk kisha asnje simptom serioze u brengosa shum dhe te nesermen shkova menjeher per nje analiz te gjakut dhe urines dhe duke kontrolluar rezultatin e analizes doktorri me tha qe hemoglobina dhe rruzat e kuqe te gjakut jan shum te larta pas asaj kam bere shum analiza: Tek kardiologu – EKG dhe echo e zemres. Testet respiratore dhe rentgenin e mushkrive. Gjakun periferik. dhe echo abdominale. Ne te gjitha kto kontrolle qdo gje ishte perfekte perveq shpretkes ku me than qe ishte pak e zmadhuar, pastaj hematologu me rekomandoj nje vizit te infektologu dhe i bera te gjitha analizat dhe me doli anti-Hbs positive, HbsAG negative dhe gjithashu anti-HbsAg negative dhe infeketologu me tha ta bej dhe HBV-DNA per ta kuptuar me mir. U trondita kur e kuptova qe isha i infektuar me Hepatit B skam pasur asnjeher mardhenie seksuale sjam shoqeruar kurr me njerz te huaj, akoma se di nga e kam marr mjeku me tha ndoshta prinderit jan positiv, te nesermen u ktheva ne mergim nuk e bera analizen HBV DNA pasi kisha frik, akoma dhe sod po jetoj me at frik qe 1 vit e gjysem jam larg familjes se ngusht se kam bere asnje vizite te mjeku ketu edhe pse kam sigurim shendetsor kam lexuar qdo artikull reth Hepatit B qe egziston ne interenet dhe e di qe esht i pasherushem dhe nese HBV DNA eshte positive me duhet te perdor barna gjith jeten time edhe nese eshte negativ jan 30% shanset per tu ber pozitiv kam lexuar qdo gje edhe per problemin qe kam me gjakun ‘Erythrocytosis’ pra dy semundje kronike shum te rrezikshme per te cilat un qe 1 vit e gjysem nuk kam bere asnje kontroll me te
vogel.,duke mos e ditur askush per diagnostifikimin tim. E kam humbur shpresen qe ndonjeher do te jem i shendosh 100% e kam humbur shpresen qe kjo do tkaloj.
Jam munduar shum here te shkoj tek mjeku ketu ku jam, por kam frik mos kam
ndonje problem me pun pastaj shkaku Hepatit ktu qdo gje hyn nsistem kur ben vizita te mjeku pastaj kam frik mos dikush tjeter e kupton diagnozen time.
Shumhere tham me vete deri tani kam pasur shum probleme dhe te gjitha kan kaluar njere nder to edhe Ankthi dhe shpresoi qe prap te ndodh e njejta gje.
Faleminderit!

         

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: