kam frike

kam frike

Pershendetje stafi nuk je vet, kam nje pyetje rreth shqetesimit tim. ka disa dite kam shume frike e qe nuk jam rehat , kam rrahje te shpeshta te zemres dhe me dridhet trupi. Me jan fiksuar mendime te keqija ne mendje, me duket sikur po ndodhe diqka e keqe, sikur do te vdes. Jam 21 vjeqe dhe jam e fejuar, keto kohet e fundit se qme esht fiksuar ne koke me duket sikur nuk po e dua te fejuarin tim. Keto mendime me kan ber koken lemsh, ju lutem me ndihmoni kam nevoje per keshillat dhe mendimet e doktoreve.

         

Një koment për “kam frike”

  1. Selvije Izeti says:

    Pershendetje,
    Te falemnderit q e ke zgjedhe te ndash shqetesimin tend me ne.
    Nga ajo q eke shkruar duket sikur ju po kaloni ne nje gjendje ankthi.Kur ju ballfaqoni me ndjenjen e ankthit, rrahjet e shepjeta te zemres, mendimet e turbullta, shume mendime pernjeher ose mednimet jo racionale mund te vini ne perfundim” dicka nuk eshte ne rregull me mua”
    Frika nga vdekja qe ne literature piskologjike njihet si thantaphobia vjen si pasoj e ankthit.Ankthi mund të shkaktojë dhe të kontribuojë lloje te ndryshme frike. Por një nga frikërat më të zakonshme është frika e vdekjes. Cdo njeri ne nje periudhe te caktuar jetosore ballafaqohet me ankth. Disa kane frike per vdekjne e te afermive apo te dashurve te tyre, ndersa ne rastin tend kemi te bejme friken per veten tende.
    Do te sygjeroja te Kalosh kohë cilësore me njerëzit që te pëlqejne ne rrethin tend. Provo gjëra të reja. Sfidoje veten. Mbi të gjitha, behe aktiv dhe angazhohu ne aktivitete pozitive. Nëse ka diçka që me të vërtetë do të iriton – shmangu Nëse keni dikë me të cilin ke nevoj te flasesh -kontaktoje!
    Frika nga vdekja është shpesh frika se nuk po jetoni siq e meritoni. Ju meritoni të shihni ëndrrat tuaja të realizohen. Sa më shumë që të përqafoni jetën, aq më pak të frikësuar do të ndiheni.
    Mesohu ta pranosh vdekjen si n je process natyral, Nuk varet nga ti dhe nga mendimet e tua!Mos harro qe mendimet negative nuk jane realiste. Mednimet shkojne dhe vijne .
    Meditimi, ecja ne natyre, koha me familje dhe njerezit qe ti I do jane terapia me e mire per ty,
    Suksese dhe gjithe te mirat,
    Selvi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: