kam dashur te vizitoj nje psikolog por u izolum n karantin.

kam dashur te vizitoj nje psikolog por u izolum n karantin.

Pershendetje, kam dashur te vizitoj nje psikolog por u izolum n karantin. E vetmja menyr, me bisedu me naj ekspert ishte kjo form. Ateher un jam person ekstrovert, mpelqen me pas qasje me njerz, mu kon e hapur, me bisedu tema t ndryshme edhe me nifar forme me fitu vemendjen edhe dashnin e gjdo personi. Osht nashta ni problem shum boz, amo mu pom pengon n funkisonimin tem normal. Mu um pelqen me pas shoqni, amo un e teperoj me shoqni. Domethon njoftoj njerz, edhe nuk e kom problem me shpernda eksperenca t mijat personale. Domethon qelna gati se n gjdo pik me gjdo person, se mdoket se ko mu ndi shum mir ko mem kuptu. Edhe n fund, jo qe X personi nuk um kupton po un e fajsoj veten pse i besova. Domethon pe vrej gjdo her veten tu ra n kundershtim. Domethon gjat dites jom shum pozitive, zakonisht kur foli nuk osht se e mendoi shum edhe naten si feed back gjithqka um perseritet edhe rri tu e fajsu veten sosht kon mir qekjo qe pe boj.
Mu nuk um pelqen, personaliteti jem. Zakonisht marr vendime teper t shpejta. E kom intuiten shum t shpejt, nuk e mendoj dy her ni sen tanaj ma von pi vuj pasojat. Edhe po jom shum e varur prej njerzve. Gjdo, sen qe e boj e shperndaj ma shum se me 10 njerz n qoft ajo shum personale e jemja. Tanaj ma von munona gjdo menyr, mu largu me personin qe ja kon shpernda informatat se um doket qe jom tu e merzit ose qfar mendimi ka aj per mu. Nese dikush um lendon me ni fjal, ose nuk um respekton n qat menyr qe un mendoj qe e meritoj. Mshelna n dhom, kaj ose munona me shmang gjdo kontakt me naj person. Pom perseritet teper shpesh, ku n gjdo moment po mduhet me marr kshilla prej tjerve edhe pom doket shum e lodhshme. Nuk po kom shum vetvlersim, edhe gjdo kush um doket ma i meqem ose ma i sukseshem se un. Pastaj, shpesh kaloj n xhelozi ku nuk ndina mir emocionalisht nese dikush ka sukses ma shum se un ose vazhdoj ten kohen tu e lavdru personin në fjal duke e perserit shum shpesh “t’isha kon si ti” Kom provu shum me ndryshu te vetja, mos mu kon qekaq e lidht emocionalisht me njerz, ku shumica e njerzve um kritikojn si “naive”.
Edhe gjithqka po qendron te vetbesimi jem, te un gjdo sen qka ka rendsi osht qka mendon tjetri per mu jo un qka po mendoj per veten. Ka raste qe i dramatizoj senet, e luj rolin e viktimes veq me pas vemendjen e mjaftueshme. Nuk e di pse qekaq shum um lumturon, tjerve me i’a ni per mu ose qka menojn tjert per mu. Kohet e fundit pom pengoj qekjo shum te vetja, sidomos kur u kritikova prej ni personit jo shum i rendsishem per qet lloj personalitetit tem. Ka ma shum se 1 jav qe jom mshel, e kom blloku gjdo rrjet social edhe po du shum me ndryshu veten. Nese kisha pas mundsi me lind per dyten her, edhe njerzve mi lon tjera pershtypje te un. Se qekaq shum e teproj me energji pozitive njerzt po ma marrin si dopsi ose ma mir thon si jom “budal”.
E çmoj shum nese um orjentoni edhe um ndimoni prej qesaj gjendje.
Se osht shum ndjenj e keqe, kur nuk po muj me pranu veten…

         

3 komente për “kam dashur te vizitoj nje psikolog por u izolum n karantin.”

  1. Keshillues says:

    Përshendetje ,
    Fillimishte po me vie mire qe je pozitive ,por nganjehet qdo gje e tepert te bene demë,shoqeria dhe rrethi jan kalimtar te jetes mundohu te lesh pershtypje te mir per te tjerte e jo te japesh nga vetja ate qe ti ke mbrenda jo gjithqka duhet te prezentohet para te tjereve ,nuk e di se qfar moshe ke por besoj qe me kalimin e kohes do ti shohesh gjerat ne kendveshtrime te ndryshme mjafton qe ta kuptosh jeten dhe dinamiken e saj ,mos u ngarko me kritika te te tjereve nese ke be diqka gabim ajo eshte bere me koha nuk kthehet mjafton qe te mos e perseritesh më.Perfundimishte nese kjo gjendje e personalitetit po te pengon te paraqitesh para te tjereve krijo mundesi per ndryshim dhe ate mund ta besh mjafton pak mund dhe durim por gjithesesi nese e she te arsyeshme mund te konsultohesh dhe te marresh ndimen e psikologut .Pranoje veten ashtu siq je !
    Gjithe te mirat

  2. Xxxxxxx says:

    Mos bir ne depresion po qeky distancim tu ka dufte qe me menu edhe me reflektu nveten. Nuk duhet me kerkon me kane shume e hapun se njerezit ma shume kane konsiderate kur nuk ti dijne do sene edhe vete fakti qe jane sene private nuk duhesh me i shkepe me tjeret perpos nje rrethi teper te ngushte. Rri me njerez qe te lumturojne edhe qe tbajne me u ndi mire me kane vetvetja e mos u muno me ju lane pershtypje krejtve se osht e pamundur edhe nuk osht me rendesi me ju doke krejtve , sado qe e mire je kurre smunesh me ju pelqy krejtve.
    Senet ma shume tknaqin kur sjau shkep tjerve i perjeton vet edhe kshtu vazhdo ne hapa ma te ngadalte pike se pari me frenimin e emocioneve edhe mos me ju kallzu teper cka osht e panevojshme, puno me veten, puno me frenim, fokusoje energjine tande dikun tjeter edhe shpresoj shume me arrite ku don ti!

  3. Selvije Izeti says:

    Pershendetje,
    Te faleminderit qe keni nda shqetesimin me ne
    Nga ajo qe keni shkruar e kuptoj qe ballfaqoheni me shume ndjenja dhe mendime negative per veten si : jap teper e hapur me te tjeret; nuk me pelqen personaliteti im;marre vendime shpejt; e fajsoj veten; behem viktime; kam nevoj per vemendje; cdo kush eshte me i menqur se une; ballfaqoheni me luhatje te emocioneve e etj.
    E kuptova qe edhe jeni munduar te ndryshoni veten por nuk keni pas sukses.

    Per te ndihmuar veten është me shume rendesi te fokusoheni ne thyerjen e modeleve jofunksionale të të menduarit kryesisht negative per veten tuaj, shprehjes se ndjenjave dhe menyres se si veproni. Ju jeni nje 23 vjeqare dhe dhe nuk eshte e thjeshtë të ndryshosh zakonet gjatë gjithë jetës.,por ajo qe vlersoj shume tek ti, eshte sepse jeni e vetedijshme per gjerat qe nuk ju pelqejne tek vetja e juaj dhe ju pengojne ne funksionimin e jetes se perditshme dhe jetes normale siq thuani ju. Prandaj duhet perkushtim dhe kembenguljen duke reflektuar ne ate qe nuk ju pelqen te vetja dhe me pas te perzgjidhni ate qe do te ju bente te ndiheni rehat .Zgjedhja për tu ndaluar, reflektuar dhe më pas të veproni në mënyra të reja do të ju bej te ndjeheni në fillim si diqka qe eshte e veshtire dhe e pamundur Por me kohën do të formoni zakone të reja që ju ndihmojnë të mbani ekuilibrin tuaj emocional dhe të mbani nën kontroll.
    Ndonjehere te ndihmosh veten nuk eshte e lehte dhe kemi nevoje per ndihmen e dikuj,prandaj do te rekomandoja te vazhdoni konsulitimet me psikologun ne chat, ose te konsultoheni direkt me psikologun ne QKUK ose organizata jo qeveritare ku ofrohet ndihma e psikologut pa pagese. Do te ishte ndihmuese te vleresohet gjendja e juaj dhe te merrni rekomandimet hap pas hapi per te arritur ekuilibrin tuaj emocional.
    Suksese,
    Selvi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: