Ju lutem me ndihmoni sa me shpejte
Pershendetje!Kame rene ne nje hall te madh qe po me han nga brenda perdite.
Jame ne vitin e pare ne falultet.Ne fillim gjerat shkonin mbare,po i jepja provimet por me vone nuk kisha dhe aq sukses.Eshte afati i fundit dhe me duket se kushtin per te hyre ne vitin e dyte akademik nuk mund ta ze.Po me vran perbrenda si ti tregoj prinderve perderisa ata mendojne qe po shkoj shume mire dhe po ashtu asnjehere nuk do toleronin nje gje te tille…pasi une kam qene gjithmone nxenes i shkelqyeshem.Kur ta kuptoj babi do me vrassss(babai im eshte shume agresiv),eshte mesuar se gjithmone ka pasur femijet shembull,nuk kemi bere asnje gabim ndonjehere.Poashtu duhet te paguajne nje vit me teper gje qe do me vrasin kur ta kuptojne 😭😭😭😭Ndonjehere mendoj te genjej kinse gjithqka po shkon ne rregull deri sa te vij nje kohe e ti tregoj si eshte puna,por ne anen tjeter nuk mundem,nuk mund ta shikoj veten ne pasqyre nga barra qe mbaj.Tani ka filluar te me dhemb barku nga stresi qe po e mbaj perbrenda,ndihem shume semureee.Ti them te verteten nuk e di si se do ta pesoj shume keq,(mund te ma ndalin shkollimin)ose dhune fizike nga babi… i lutem zotit te me ndihmoj po ashtu ju drejtohem edhe ju nese keni ndonje zgjidhje,sepse me duket se kam hyre ne nje tunel pa drite.
I nderuar te keshilloj te qetesohesh e ta marresh me qete kete problem, i cili per ty ne fillim mund te te duket teper i rende, por qe ne realitet nuk eshte ashtu. Gjeja ma e rendesishme ne jete eshte mireqenia jote mendore e fizike, ndaj edhe nese nuk e mberrin kushtin kete vit, nuk eshte aspak e rende. Primare per prindin tend duhet te jete stabiliteti ut emocional, fol me te shtruat tregoji se ke bere sa ke mundur por kete here ndoshta nuk po e ze kushtin. nese te duket e veshtire fol se pari me nenen tende e tregoji sa keq po ndihesh nga presioni se si do reagojne ata. je ne vit te pare ndaj e merr ttagjike kete pune, sepse do e shohesh qe nuk eshte me rendesi vetem arritja e kushtit patjetjer, me rendesi eshte ti te ndihesh mire shpirterisht, e afatet vine e shkojne, provimet do te kryhen , por ti mos e humb motivin.
Ne fakultet eshte normale te kesh sukses e nganjehere edhe te mos kesh, nuk ka dicka tragjike.
Qetesohu dhe mos e ngarko veten. Ke bere aq sa ke mundur, nuk mund te dalesh jashte vetes