Ju lutem me ndihmoni jam ne nje gjendje te rend psikologjike.

Ju lutem me ndihmoni jam ne nje gjendje te rend psikologjike.

Ju lutem psikologeve te faqes dhe doktorwve te me japin nje ndihme ..Kam disa kohe qe vuaj nga ankthi i renduar.Pesoj shume shpesh atak paniku dhe kjo me ka ber te mos jetoj dot me i qet..Shenjat qe perjetoj jane lodhje e madhe trupi qe me fillon zakonisht cdo mengjes njelodhje aq e madhe sa edhe kur flas lodhem dhe nuk mbushem dor me fryme sikur me ngaterrohet frymemarja ..Me merren mendet me rreh zemra shpeht duar me bejn miza miza ngri ne vend nuk mund te leviz dot nga vendi kam frike te madhe se so me ndodh endonje gje..Me duket sikur truri nuk mbushet me oksigjen..Lodhje kam sepse kam dy femije te vegjel qe duan perkushtim dhe naten nuk e bej gjumin mire plus me perpara kam kaluar shume probleme me burrin jam tip i ndjeshem dhe keto shqetesime me kane filluar perpara disa vitesh por tani jane shtuar me shume simptomat..Analizat i kam ber shpesh te gjakut komplet mushkria zemra etjj me dalin mire ..Doktoret me kane then ankth..Por pyetja ime eshte nese nje person perjeton ankth dhe atake paniku mund te ndodh cdo dite kjo gje..Dhe a vjen lodhja kaq e madhe e trupit sa keputesh komplet sa dhe te flasesh te lodhe nga ankthi?Flm nese do me ndohmonit me pergjigje ..Jam shume e shetesuar jetoj vetem jashte shtetit me dy femije te vegjel dhe ngela doktoreve me analiza gjithmon tani eshte e veshtire dhe situata nga virusi nuk mund te leviz dot .

         

3 komente për “Ju lutem me ndihmoni jam ne nje gjendje te rend psikologjike.”

  1. Anonim says:

    Pershendetje kto simptoma qe ke shkru ti jan vetem nga ankthi dhe tkisha kshillu me mar multivitaminat me perdor qdo dit edhe magnesium te ndihmon per ankth mundohu sa ma shum me ushqime natyrale me mujt ankthin kshtu te vjen fuqia pa merak kte kam kalu un diku rreth 6 muj mka zgjat edhe eshte e mundur qdo dit me perjetu kto simptomat prej ankthit te pershendes

  2. Dorina Kapaj says:

    Pershendetje Tila,
    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Me vjen keq qe je duke u perballur me te tilla veshtiresi keto kohe. E lexova pershkrimin tend me kujdes dhe kuptoj qe mund te jesh ne nje situate ku shume stresues jane bere bashke dhe ta kane renduar shendetin duke filluar nga lodhja e te paturit dy femije qe kerkojne shume energji dhe perkushtim, largesia nga vendi yt dhe vetmia, situata e renduar e pandemise e deri te ndoshta me e rendesishmja dhe me e ndjeshmja veshtiresite qe ke patur me bashkeshortin. E them kete pasi prej pershkrimit tend me krijohet pershtypja qe je duke u perballur relativisht e vetme ne gjithe keto veshtiresi dhe kjo pervecse eshte e lodhshme eshte edhe mjaft e dhimbshme. Per ti dhene pergjigje pyetjes tende, po, lodhja eshte nje nga simptomat kryesore te ankthit. Ajo qe ndodh eshte qe tip o perballesh me aq shume ngarkesa emocionale, nje pjese te se cilave i mban te mbyllura per vete ndoshta sepse e ke te pumundur ti komunikosh dhe te menaxhosh te gjitha keto ndjesi dhe mendime kerkon shume energji. Prandaj dhe ke veshtiresi me gjumin pasi je vazhdsimisht e ngarkuar me konflikte emocionale qe nuk ta bejne te mundur te pushosh e te qetesohesh sic duhet. Rrjedhimisht gjumi i keq kontribuon ne lodhje dhe keshtu behet nje cikel vicioz qe te ndikon ne shendetin e pergjithshem. Mendoj se do te ishte ndihmuese per ty nese i lejon vetes te bisedosh mbi keto brenga ne menyre qe dhe ti vete te kuptosh se cfare pot e mundon kaq shume. Cilat jane keto konflikte qe po te marrin energjite gjate dites? Cfare mendon se te lodh me shume aq sa e ke te veshtire te flasesh? Cfare do doje te thoje nese do e kishe energjine per te folur? Une jam ketu per te te degjuar. Mirepres pergjigjen tende.
    Perzemersisht,
    Dorina

  3. shkodran says:

    a e ke ba analizen e vitamines D SE EDHE ajop shkakton lopdhje te madhe kshtu me kan thene disa doktor une e kam problemin e njejte jam ekstrem i lodhun kom ankth depresion etj qe 3 vite dhe kom shku e kom ba analizen e vitamines D ME KA DAL e ulet tash QE 1 MUAJ jam duke marr vitamin D per em ngrit dhe ndoshta ma largojn lodhjen sepse edhe mungesa e saj po mujke me ta rendu lodhjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: