Ju lutem dikush tme ndihmoje

Ju lutem dikush tme ndihmoje

Jam nje vajze 16 vjeçare, po behet gati nje vit e ca qe kam nje problem qe çdo dite e me shume po perkeqsohet. Gjithmone kam qen nje femije I shkathet, e shprehur, flisja pa problem.. tani kam turp te takohem me njerz qe ka kohe qe si kam takuar, me shoqeri apo kusherinj. Filloj te flas, kur me bejn pyetje madje dhe nga me normalet, pyetje per shkollen e kshtu, un humbas, me behet zi, nuk Di cfar them , n ato momente mduket sikur po qaj, nuk e Di dmth, ndonjehere Mendoj se kam nevoje per nje psikolog, pasi kjo sme ka ndodhur vitet tjera, e kuptoj qe jam duke u formuar dhe emocionalisht e personaliteti e kto, por kjo gje esht shum problem, mos tjem ne gjendje Te kthej pergjigje tamam, apo kur me permend dikush ndonje difekt fizik timin Te ngel perseri e tm behet gjithcka zi?!! Nuk e kuptoj fare, ju lutem dikush tme tregoje ca tbej dhe kur do kaloje kjo gje?

         

Një koment për “Ju lutem dikush tme ndihmoje”

  1. Selvije Izeti says:

    Pershendetje,
    Te faleminderit qe keni ndarë shqetesimin me ne,
    Nje doze e ankthit është shumë i zakonshëm në vitet e adoleshencës.Kjo për shkak se adoleshentët ballafqohen me mundësi dhe sfida të reja. Fillimin ne shkollës së mesme, pershtatja me miq , vleresimi ne shkolle nga miqt dhe arsimatarët dhe nga njerezit qe ju rrethojne mund te jete stresuese dhe mund te krijoni mendime jo realiste per veten si : une nuk jam e mire sa duhet, une nuk di asgje, te gjthe jane me te mire se une etj. Keto mendime mandej mund te shoqerohen me ndjenja negative, si merzitje ,pikellim, deshprim , te ndjerit e pafuqishme dhe e pa shprese , te duket gjithqka zi, dhe te keni ndjesin se deshironi te qani vazhdimisht.
    Ndjenja e ankthit është pjesë e normale të emocioneve, ashtu si të ndjeheni të zemëruar ose të sikletosur. Për shumicën e adoleshentëve, ankthi nuk zgjat dhe shkon vetë. Por nese per nje kohe te gjate ndiheni se nuk po mund ta kaloni kete gjendjen eshte mire te vazhdoni konsultimet ne chat me psikologun ose te takoheni direkt me psikologun ne qendra ku sherbimet e psikologut jane pa pagese, ku mund te vleresohet gjendja e juaj dhe te udhezoheni per hapa konkret per tejkalimin e gjendjes.
    Suksese,
    Selvi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: