Ju lutem

Ju lutem

Ju lutem per nje pergjigjje sepse me eshte ber fiksim ne koke e Po vuaj shume.Burrin tim e kam zene duke e shikuar ne Fc nje femer e cila para se ne te njifemi ka pas interes per burrin tim po ky e ka refuzu per shume arsye. A ja vlen me u merzit aq shume a eshte diqka qe tolerohet ne martes sepse e kam.marr shume ngat zemre dhe Po me shkatrron.E kam pyt Pse e ke kerku e aji me ka than veq palidhje qashty.

         

5 komente për “Ju lutem”

  1. Anonymous says:

    hahahha edhe i dashuri jem mka nxan tu e kqyr ishin nfb po veq i kom kallxu qe kom pas ma heret po tash jem nda edhe tdu tyy edhe ma ka fal kshtu qe falja edhe ti se kaniher veq palidhje hin e kqyr ska pas qa me bo u hie jo qe ka interes tjeter.mu i dashuri ma ka fal edhe tani ja kom nis me dasht ma shum

  2. Anonymous says:

    Faleminderit per pergjigjjen por jam tip Qe nuk fali let,I permendi padrejtesit Qe mi ban dikush herpasehere sado te vogla jan,edhe ne ket rast i tham veti se ne sja permendi po disi mbushet koka e smundem me embajt mbrenda me edhe eksplodoj.Edhe problemi eshte qe nuk muj me E dasht edhe me Ju afru ma so me par,so te shoh burrin5me kujtohet rast se kurr skisha mendu Qe ben keshtu i kam besuar 100 perqind

  3. Gjjj says:

    E dashur shum normal o ndonjeher me te interesu per njerzt qe i ke njoft me heret. Edhe un shpesh i kqyri djemt e klases ku jan a jan feju a jan martu a kan fmij me kan jan bashk po sdomethan qe ndjej diqka ose kam ndje ma heret. Veq te intereson thjesht per kureshtje

  4. Vahide Morina - Psikologe says:

    Pershendetje,
    Faleminderit qe na ke shkruar dhe ke ndare shqetesimin tend me ne.
    E kuptoj qe mund te jeshe e shqetesuar nga ky veprim i bashkeshortit tend, dheduket qe te jukete lenduar me kete gje. Mirepo, e mira eshte qe ti ke arritur ta ballafaqosh, dhe nga menyra se si ai eshte shprehur, duket
    te mos kete ndonje interesim te vecante per vajzen ne fjale, por mund te kete qene vetem nje kureshtje momenti.
    E kuptoj qe mund ta lidhesh me te kaluaren, dhe friken nga ndryshimi i ndjenjave te tij per ty ose edhe per te. Mirepo, realisht ne rrjetet sociale kemi mundesi ta shohim cdokend, dhe nganjhere mund te mos fshihet ndonje qellim mbrapa,por mund te jete vetem nje kuriozitet momental per
    ta pare mbi personin qe kemi njohur dikur.Por, meqense ty te ka dnikuar aq shume, beja bashkeshortit tend te ditur se nuk te pelqen qe ai te shohe pase se cfare eshte duke ndodhur me ate vajze dhe pastaj pasi ta keni sqaruar, perpiqu te mos e beshe kete nje teme ditore, sepse keshtu do e veshe me shume fokus personin ne fjale.
    Me shpresen qe je ndjere e kuptuar, une te pershednes dhe te ftoj qe te me shkruash prap, nese e ke te nevojshme te bisedojme.
    Snqerisht,
    Vahidja

  5. Anonymous says:

    Te falenderoj shume per keshillen, nuk kam deshir te ja permendi po jam lenduar shume. Kjo eshte histori e gjat qe i i kam rezistuar shume sepse isha e vendosur shume per dashurin qe kisha ndaj te dashurit tim ,tash burrit.Ndoshta nuk behem e tepert te shkruaj historin shkurt,u njoha me burrin kur isha studente,edhe ky ishte student dhe punonte (nuk dua ta ceki punen per arsye se mundet naj lexus me e kuptu kush eshte) ne vend te punes vajza ne fjal i kishte then se i pelqen burri im, ky kishte refuzuar ,kisha fakte per kete gje, sepse personi qe me ka njoftuar me burrin e njifte edhe ate femer dhe me ka treguar kete histori pa e njoft une burrin tim, me ka than qe ajo qmendet per ket djal ,po ky nuk ka tregu kurr interest per te .dhe pas nje kohe ne u njohem,u lidhem,u njoftuam familjarisht .Burri u largua nga kosova edhe pas nje kohe te shkurt mu lajmerua vajza ne fjale gjoja se do te tregoj qka me ka ba ky djal , une nuk pranova me u taku dhe me derg histori permes shoqes qe me njohur me Burrin tim,8 kishe burri im e paska kushtezuar me diqka dhe e paska shfrytezuar seksualisht . Kurre nuk besova edhe jam e sigurt ne kete gje ,te dashurit nuk i tregova por vetem e pyeta nese ke diqka me te une largohem , e mohoj kategorikisht .E harrova kete gje,e prita 3 vjet deri u martuam,vujta pamase, ishim larg njeri tjetrit,kisha presion prej asaj femre,Masi u martuam i tregova gjith historin qe me kishte then ajo vajz dhe burri me rrefej krejt historin dhe u sqaruam . Sa Ishte burri im jasht vendit ajo arriti ta marr numrin e burrit permes dikujt qe une nuk e di hala ku e murre, edhe e ka thirr burrin time herepashere 3 vjet duke shpresuar qe ky do te lidhet me te dhe te largohet nga une,
    Burri nuk ka telefonu me te se kam fakte edhe per kete , sa her ka thirr ajo, burri ka qen ne pune dhe ne shtepi ka qen nje antar tjeter Qe eka kap telefonin dhe si e ka lyp ajo burrin Tim ky antar i familjes i ka than ai e ka nje femer tjeter (e ka pas fjalen per mua). Dhe ne fund ne u bashkuam ,ajo vazhdoj edhe disa her thirri pas u martova,dikur u bind Qe smundet me qen bashk me Burrin tim dhe vazhdoj rrugen e vet,te ceku kjo ka ndodh para 20 vite, ka kaluar shume koh,per Ende ndjej dhimbjen qe ma ka shkaaktuar ajo ,disi e harrova ket e gje Po kjo kerkimi ne fc nga ana e burrit ma freskoj ne menoje.Te jem e sinqert frigohem mos po semurem prej depresioni sepse e kamfiksim gjat gjith ditees. Nje pyetje e kam E ndeeruar, me shkon mendja me Ju hakmerr asaj femre por prap smundem.Te lutem Zonja Vahide me jep edhe nje mendim lidhur me historin Qe te rrefeva ,edhe nje gje Qe Sa koh kam.me burrin tim kurr nuk me ka ba Me dyshu ne naj rast tjeter eshte njeri shume I moralshem,vetem ky rast eshte qe ma thy besimin dhe nuk kam qetesi me.Te falemderoj nga zemra.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: