Jam shum keq

Jam shum keq

Pershendetje jam nje vajz 21 vjece dua shum te me ndohmoni me gjendjen time pasi jam shum keq me duket sikur do cmendem nga keto ndjesi qe kam un kam me shum 6 muaj qe vuaj nga frika prej vdekjes sme hiqet nga menja fare mendoj vetem situat si do vdes e me kap nje frik e papare qaj se sdua te vdes dhe sdua ti kem keto ndjesi ,tani jam edhe me keq sepse po me duket sikur po kam qef qe te vdes por un nuk dua ta kem kete ndjesi edhe ne te vertet nuk kam qef qe te vdes sepse e kam jeten perpara por kto qe po them po me tmerrojn se them me vete me mir te vdes ,ju lutem me shpjegoni kete situate se po me tmerron edhe me shum .Them me vete pse me jetu me mir esht me vdek larg o zot se un se dua kte se deri para pak ditesh tmerrohesha nga frika prej vdekjes e tani pse them keshtu .Mendime per vetvrasje nuk kam po thjesht them keshtu me vete e me perkeqesohet gjendja shpirterore.Larg o zot thoja me vete boll me jetu nje vit pse me jetu me shumm oo zot un sdua te them keshtuu se un e dua jeten shum e sdua te vdes por them keshtu ??.E kam frik mos po vdes meqe po them keshtu .Pres nje pergjigje prej profesionisteve nje shpjegimbse cfare esht kjo .

         

2 komente për “Jam shum keq”

  1. Donjeta says:

    Pershendetje, eshte ankth diqka qe kalohet dhe askush nuk vdes prej tij. Une e kam kaluar gati edhe pse jo komplet. Per me kalu duhet mu mundu shuum, diqka te kisha kshillu mos perdor barna vetem nese e vren qe nuk po mundesh me kalu vet. Edhe nese perdor vetem nga nje gjys po te flas nga pervoja nuk eshte qe nuk te ndihmojn po mbetesh me pasoja, te meren ment, ndjehesh i trullosur. Provoje se pari me psikolog edhe vet mundohu mu mer me sport sa ma teper dil jasht e di qe nuk eshte e leht e kam provu edhe vet po nese nuk mundohesh nuk mundesh me kalu. Duhet me pas shum durim, eshte diqka qe nuk kalon si gripi po duhesh mu ba i fort mos mu dorzu. Une qe 2 vite e kam tani skam mendime me vetem nganjeher me vjen si mundim per brenda po e di nga qka e kam dhe dal jasht menjeher ose merem me diqka dhe kalon. Mos u dorzo se nuk je i vetmi qe je ne ket gjendje ashtu siq e kalojn te tjeter do e kalosh edhe ti

  2. Albulena Zaimi says:

    Pershendetje, te faleminderit qe na ke shkruar dhe e ke ndare me ne kete shqetesim tendin.
    Nga ajo qe ti ke shkruar une munda te kuptoj se me per shume se gjashte muaj ti je e preokupuar me mendime rreth vdekjes. TI ke frike nga vdekja, qan sepse nuk deshiron te vdesesh dhe tmerrohesh nga fakti se ke mendime te tilla. Ti ke shkruar se nuk ke mendime per vetevrasje por e ke cekur se keto mendime po ta keqesojne gjendjen shpriterore.
    Nga ajo qe ti ke shkruar une nuk munda ta kuptoj se cila eshte arsyeja e ketyre mendimeve, mos ndoshta ndonje pervoje e koheve te fundit apo dicka tjeter. Megjithate une po mundohem te ti jap disa spjegime lidhur me keto shqetesime tuajat.
    Frika apo fobia nga vdekia quhet “tanatofobi” ( lat. Thanatophobia). Mund te ndodhe qe kjo mos te jete gjithemone frike, sepse secili prej nesh ne nje forme apo tjetren e ka friken nga vdekja. Dallimi eshte se disa njerez e mendojne me shume disa me pak dhe deri sa kjo frike eshte ne nje mase te konsiderueshme kjo sjellje mund te jete e shendetshme per shkak se ju kujton njerezve te mos kene sjellje te rrezikshme te cilat mund te shpiejne te vdekja.
    Vetem atehere kur kjo frike rritet ne nje mase te madhe dhe ndikon menyren tende te jeteses atehere ky mund te konsiderohet problem serioz.
    Ti duhet te analizosh veten nese ke filluar ti largohesh kontakteve me njerez apo edhe situatave sociale, apo nese vazhdimisht frikesohesh nga cdo gje dhe kjo te shkakton shqetesime ne jeten e perditshme.
    Megjithate rekomandimi im eshte qe ti te konsultohesh me psikologun tend me te afert per te dentifikuar dhe per ti shqyrtuar shkaqet e frikes tende nga vdekja.
    Shpresoj te te kem ndihmuar sado pak, nese ke nevoje na shkruaj perseri.

    Albulena Zaimi, psikologe

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: