Jam nje femer 20 vjeqare

Jam nje femer 20 vjeqare

Jam nje femer 20 vjeqare kam pasur vetem nje frajer dhe me te seks anal jam e virgjer , kam qene 4 vite me te por jo me .. ndonjehere me flet dhe me leshon fjal si psh askush nuk te merr ty sepse ke kryer seks anal me mua aj tashme eshte i fejuar . A ka ndonje mundesi te pastrimit te kesaj qe kam bere qe as nje gjinekolog te mos mund ta konstatoj qe kam bere .. Me vjen turp te filloj te shikoj najkon nga veprimi qe kam bere cdo here me rrin ne koke edhe jam ne nje gjendje depresive . Faleminderit nese kthemi pergjigje

         

3 komente për “Jam nje femer 20 vjeqare”

  1. Linda says:

    Sa per ata qe nuk ka met morr kerkush, mos ta nin ki me taku fatin ton qe ka me ta zbukuru jeten e ka met bo te lumtur. Vazhdo shkollen, jeten. E mos mendo per tkalumen e re je, ki kohe per cdo send, qofsh ma e lumtura.

  2. Klea says:

    Mos ki merak ti je ne rregull nese nuk ke ba seks ne vagin seksi anal nuk e domton vagine nuk ka te baj me vergjerin

  3. Dr. Elisa Berdica - Psikologe says:

    E dashur faleminderit qe na shkruan.
    me vjen keq qe ndihesh ne kete menyre dhe me shume se cdo gje tjeter me vjen keq qe shoqeria jone shqiptare ka
    rrenjosur kaq thelle ide te tilla si virgjeria eshte aq e rendesishme per te gjetur nje partner. Gjithashtu me vjen keq qe ish
    i dashuri yt te trajton ne kete menyre duke te bere presion psikologjik.
    Fillimisht, une nuk jam gjinekologe apo mjeke por me aq njohuri sa kam besoj se nje gjinekolog nuk mund ta konstatoje
    qe ke kryer seks anal. Por besoj se ky nuk eshte problemi dhe nuk eshte zgjidhja e problemit tend. Zgjidhja besoj eshte
    te ndryshosh menyren e te menduarit per kete çeshtje. Ti je nje vajze 20 vjeçare dhe si çdokush tjeter ke pase
    eksperiencat e tua seksuale. Eshte teresisht normale per te gjithe ne te eksplorojme seksualitetin tone, ne nje menyre ose
    nje tjeter, sidomos ne adoleshence. Edhe sikur te mos ishe e virgjer do te ishte mese normale. I vetmi argument kunder
    humbjes se virgjerise per nje vajze duhet te jete ai qe ajo nuk eshte gati per marredhenie seksuale ose nuk ka gjetur
    personin e duhur per kete, por kurre s’duhet te jete argumenti qe „do qendroj e virgjer qe te me marre dikush“. Keto
    jane vetem ide te cilat mentaliteti i kalbur shqiptar i rrenjos ne mendjet e vajzave per ti bere ato te ruajne „nderin“ pa
    marre parasysh qe virgjeria objektivisht nuk eshte aspak tregues i nderit. Per me teper i gjithe ky presion eshte vetem
    mbi femrat, e meshkujt jane te lire te bejne ate qe duan pa u gjykuar. Sepse meshkujt vete e kane shpikur kete.
    E dashur, nese nje djale te pyet a je e virgjer, qe te fejohet me ty, me beso ate nuk e do si partner! Nje person i rritur e i
    pjekur, i cili te do vertete nuk do te te dergoje te gjinekologu te verifikoje a je e virgjer. Te lutem me gjithe zemer qe te
    kesh respekt per veten tende dhe te mos e lejosh kurre kete. Mundohu te mendosh vetem me mendjen tende pa u
    influencuar nga ajo qe familja, shoqeria apo kushdo tjeter kerkojne prej teje. Ti ke kryer marredhenie intime me ish te
    dashurin tend sepse ai ka qene vendimi yt. Nuk ke aspak pse te ndihesh keq apo te turperohesh.
    Ai qe duhet te turperohet eshte ish i dashuri jot i cili nuk e respekton kete gje. Per me teper ai po ushtron dhune
    psikologjike ndaj teje dhe te lutem ta ndalosh kete sa me pare. Se besoj se ke pse te flasesh me te, ne cdo moment mund
    ta shkepusesh komunikimin e te mos degjosh se çfare ka per te thene.
    E kuptoj sa te veshtira jane keto çeshtje per dike qe jeton ne Kosove apo ne Shqiperi. Varet ku jeton dhe sa i madh eshte
    presioni qe vjen nga jashte. Ndoshta eshte e lehte per mua te flas nga pozicioni qe ndodhem, por vajzat tona, sidomos
    mosha jote, jane ato qe duhet ta ndryshojne kete mentalitet sa me pare. Kjo po ndodh pak nga pak nga levizje te shumta
    si feministe, si te barazise gjinore, dhe shpresoj qe ne dekaden qe vjen te mos kemi pse te shqetesohemi me per keto
    çeshtje.
    Te lutem te jetosh jeten tende krenare, per çdo gje qe je e qe ke bere. Ti vlen me teper sesa nje mashkull qe te do te
    virgjer.

    Mendoji keto gjera dhe jam e sigurt qe gjendja depresive do te kaloje.
    Na shkruaj serish.
    Te pershendes,
    Elisa

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: