Jam nje djal 23 vjeq

Jam nje djal 23 vjeq

Jam nje djal 23 vjeq kam shum ankth dhe frige nga se jam i smure dhe kam diqka e ndjejhem i lodhur dua vetem te rri vetem nuk duroj shum zhurmat dua ye rri vetem kam ber nje chek up edhe te gjitha me dalin ne rregull . Ju lutem qfare me kshilloni te bej

         

Një koment për “Jam nje djal 23 vjeq”

  1. Mr. Sci. Dr. Shukrie Statovci - Psikiatre says:

    Përshëndetje
    Ju faleminderit që keni zgjedh portalin tonë.
    Ju keni përshkruar gjendjën tuaj keni thënë se ndiheni në ankth dhe keni frigë se mos jeni i sëmurë
    përkundër që keni bërë egzaminimet të cilat kanë dal në rregull.
    Provoni të ktheheni prapa, të analizoni dhe të kuptoni cfarë ju ka ndodh ditëve të fundit para se të
    shfaqen problemet që ju i keni përshkru.Ndoshta para se të ndodh kjo gjendje keni qenë nën ndikimin
    e stresit apo më i lodhur se zakonisht ashtu që pas relaksimit dhe pushimit gjendja në fjalë mund edhe
    të përmirësohet. Për këtë ju sugjeroj që të provoni disa aktivitete fizike si p.sh. të dilni dhe të ecni në
    natyrë apo të shkoni në fitnes, të bisedoni me dike që i besoni me qëllim që të ju ndihmoj të kuptoni
    se çfarë po ndodh me ju si dhe ushqehuni dhe fleni me rregull.
    Nëse të gjitha këto nuk ju ndihmojnë konsultohuni me Psikologun.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: