Jam ne nje lidhje serioze

Jam ne nje lidhje serioze

Pershendetje, fillimisht ju pergezoj per punen qe beni. Dua te konsultohem per nne rast qe ne te vertet me brengos dhe nuk di qfar te veproj dhe si te vendosi. Jam ne nje lidhje serioze prej 5 vitesh gje per te cilen jan te informuar familja ime mirepo nuk jemi te fejuar dhe pikerisht per kete dua te konsultohem sepse me shqetson fakti qe djali me te cilin jam ne lidhje 2 vitet e fundit ka ndryshuar plotesisht saqe shpesh e mendoj edhe ti jape fund, jo vetem ne raport me mua por me te gjithe njerezit, familjaret e tije
koleget e punes, grindet, kercenon madje edhe ka denoncuar ne polici xhaxhain e tije dhe i ka sjell der ne shtepi policin per nje zenk te cilen e kishte nisur vet me pas e kishte gjiruar me telefon dhe e perdori si deshmi ndaj xhaxhit vet si shqetsim ne shtepi ku vet kishte qen iniciator i ketij konflikti dhe nuk kishte aspak meshir fillimisht eshte gjak i tije dhe me pas invalid sepse xhaxhi tij nuk munde te ece. Ky quni vazhdimisht zihet me te gjithe edhe me mua me ofendon perdor kercenime ne drejtim te vllezerve te mi me gjera koti, xhelozon per sukseset e njerzve, per gjdo grua mundohet te hedh fjale qe kerkoj ndjes qe po i perdor si “kurv” me fton te takohemi dhe nuk le femer pa shiku saqe shpesh edhe koleget e mija ku me kane thene nuk eshte sjellje normale. Met vertet nuk di qfar te beje thell mbrenda vetes e ndjej qe kjo lidhje te marr fund por me frikson fakti qe me kercenon shpesh edhe me jet. Ju falemnderoj per ndimesen qe do tme beni gjithe te mirat.

         

Një koment për “Jam ne nje lidhje serioze”

  1. Sokol Kosta says:

    Pershendetje. Lidhur me shqetesimin tuaj mund te them qe ndoshta partneri juaj mund te kete nevoje per ndihme psikologjike. Por ajo qe eshte e rendesishme eshte si ndihesh ti lidhur me kete fakt. Pra nese ti vertet ndjen qe kjo lidhje ka mbaruar? Lidhur me friken qe ke mendoj se ajo duhet vleresuar realisht dhe ldhur me te te ndermarresh hapat e nevojshem dhe kerkosh ndihmen e duhur. A ke provuar te bisedosh me partnerin, ndoshta ate e shqeteson dicka dhe smundet ta thote? Nganjehere psh mund te jete thjesht fakti qe do te fejoheni, ne kuptimin qe nje formalizim I marredhenies per te mund te jete “problematik”. Megjithate kjo eshte vetem nje hipoteze. Nje hipoteze tjeter eshte per shembull se partneri mund te kete nje personalitet paranoid, pra te kete prirje te projektoje te te tjeret ato qe I mendon vete, te fajesoje te tjeret dhe te kete nje agresivitet qe sipas tij eshte “reaktiv”, pra pergjigje ndaj “provokimit” te tjetrit, por qe ne fakt per “arktitekt” kane vetem ate. Dhe nese eshte keshtu patjeter qe situata eshte per tu marre parasysh. Sigurisht qe dhuna psikologjike dhe ajo fizike nuk eshte e pranueshme ne nje lidhje. Ne keto raste familja eshte mbeshtetja me e mire dhe me sa lexova ata jane ne dijeni per kete. Kjo eshte dicka e mire dhe per ty. Je e mirepritur te me shkruash.

    Gjithe te mirat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: