Jam ne depresion te thelle,

Jam ne depresion te thelle,

Jam ne depresion te thelle, kam lindur qe 1 muaj e gjys, gjate lindjes kam humbur shume gjake, pastaj kam pranu 6 kese me gjak, edhe pas kam pasur problem me shtypje me tempratur, kam qene shume e lodhur por ka nje jave qe kam ra ne depresion me duket gjithcka keq me hyp nje nxehtsi ne trup koke, vec sa nuk cmendem kam shum mund te madh ju lutem me ndihmoni cfar te bej???

         

4 komente për “Jam ne depresion te thelle,”

  1. .. says:

    Depresioni mas lindjes prek shume femra, eshte diqka qe haset shpesh. Bisedo me burrin apo ndonje familjar dhe tregoji si po ndjehesh, pastaj konsultohu edhe me ndonje psikolog

  2. Xhevahire Balaj says:

    Pershendetje zonje,

    Se pari ju urojm qe jeni bere nene duke ju deshiruar juve dhe foshnjes suaj shendet.
    Perjetimi I rolit te nenes aktivizon shum ndjenja dhe pergjegjsi, bashke me pergjegjsi rritet edhe ndjenja e frikes dhe ankthit se a do te ja dal te jem nene e mire dhe te di te kujdesem per foshnjen time.
    Depresioni pas lindjes prek nje numer te konsiderushem te nenave, disa arrij te verbalizojne se neper cfar po kalojne disa nena e ka te veshtire qe ta kuptojne se cfar po ndodh me to.
    Nga pershkrimi I gjendjes suaj po kuptojme qe keni kalur nje lindje jo te lehte qe eshte percjellur me probleme shendetsore, situatata keto qe din te len gjurme dhe te aktivizoje ndjenja te ndryshme.
    Keshilla jon per ju eshte qe te kerkoni mbeshtetje tek anetaret e familjes, bashkeshorti, por edhe te antaret e tjere qe nje kohe te gjeni edhe per vehten e juaj qe te rikoperoheni nga gjendja shendetsore.
    Ju lutem kontaktoni profesionistin e shendetit mendor, Psikologun/Psikiatrin, ndihma profesionale ne situate te tilla eshte shum e rendesishme dhe kerkon trajtim.
    Na tregoni vendin ku jetoni dhe redaksia “nuk je vet” mund te ju jap edhe informata ku mund te merrni sherbime pa pagese.

    Mirembeteshi!

    1. Anonymous says:

      Jetoj ne Shkup

    2. Anonymous says:

      Faleminderit shume per pergjigjen

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: