jam mbyllur ne vetvete dhe nk flas dot m asnji

jam mbyllur ne vetvete dhe nk flas dot m asnji

Pershendetje, jam shum person i mbyllur ne vetvete dhe nk flas dot m asnji nuk gjej dot rrugen e komunikimit qe te flas me te tjeres plus prinderit me kane mbyllur komplet nuk m len te dal fare

         

Një koment për “jam mbyllur ne vetvete dhe nk flas dot m asnji”

  1. Vahide Morina - Psikologe says:

    Pershendetje,

    Te faleminderit qe na ke shkruar dhe ke ndare shqetesimin tend me ne.
    Eshte e kuptueshme qe ne periudha te caktuara te mos gjejme rrugen e duhur per te komunikuar se cfare jemi duke ndjere, duke menduar, apo per te kerkuar nje keshille, ose thjeshte nje veshe per ta na degjuar. Kjo mund te jete per shkakun se ajo me cfare jemi duke u perballe eshte nje ndjenje/pervoje e re dhe kerkohet kohe qe ne personalisht ta njohim, t’i japim kuptim dhe tek pastaj te ndjehemi te sigurt ta ndajme me te te tjeret. Ose e konsiderojme si dick ate papershtatshme ose e mendojme qe mund te keqkuptohemi nga te tjeret.
    Sidomos ne adoleshence personat perballen me ndryshime te shumta dhe me nje orvatje te vazhdueshme per ta analizuar veten, nderveprimet me te tjeret dhe per t’u dhene gjerave kuptim.
    Ti vetem e ke bere hapin e pare, duke na shkruar neve, prandaj perpiqu te vazhdosh me te njejtin hape, duke u perpiqur te bisedosh me njerez qe i konsideron te besueshem.
    Ke thene qe prinderit te kane mbyllur fare dhe nuk te lene te dalesh, kur ka ndodhur kjo dhe nese eshte rezultat i ndonje situate specifike? Apo, nese prinderit jane duke tentuar te evitojne dicka me largimin tend nga mjedisi qe ke qene?
    Nese mund gjithashtu te me tregosh me shume me veten dhe per cfare kishe dashur tem und te bisedosh me te tjeret dhe a mendon se eshte dikush aty me te cilin ishe ndejre rehatshem te bisedosh?

    Me shpresen qe je ndjere e kuptuar, une te pershendes dhe te ftoj te me shkruash prap nese deshiron te bisedojme.

    Sinqerisht,
    Vahidja

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: