Jam maturant i shkolles se mesme ekonomike

Jam maturant i shkolles se mesme ekonomike

Jam maturant i shkolles se mesme ekonomike,endrra ime ishte qe te regjistrohesha ne gjimnaz por nuk ja arrit dhe pas perpjekjev te transferohem aty nuk munda,tani jam ne depresion dhe pendim si nuk munda te shkoj aty ku desha,ndonje keshill si ta largoj mendjen nga kjo gjendje

         

3 komente për “Jam maturant i shkolles se mesme ekonomike”

  1. edi says:

    Jo mos mendo per ate ajo eshte nje e kaluar fokusohu ketu dhe jepe maksimumin.
    Te gjith njerzit nuk munden qe endrrat e veta ti bejn realitet por ti mos u derzo sepse ketu ku je ndoshta do te ngritesh me shume mos u dorzo.
    Te gjithe njerezit qe sot jane te pasur apo me fame ka prej tyre qe kane pasur endrra tjera por jeta nganjehere te dergon diku tjeter dhe ndoshta eshte me mir. Mos u derzo meso qdo profesion eshte i shejt dhe do te arrish vetem me pune.
    Shpresoj te kalojsh kete gjendje ne te cilen isha edhe vet.
    Mos u derzo!

    Mos u derzo nuk je e vet

  2. Ana says:

    Ndryshimi fillon te ty. Eshte e veshtire te thuash dicka mendoj sepse e di qe nuk eshte e veshtire. Gjithsesi do i beje nje nder vetes nese do filloje te gjeje arsye pozitive qe mund te te bejne ta pelqesh te shkolla ku je. Ndoshta ndonjehere jeta nuk na jep ato cfare duam sepse ndoshta edhe nuk jane per ne. Po kjo sdo te thote te dorezohesh dhe te mos ecesh perpara. Jam e sigurt qe nese fillon ta shohesh ndryshe kete mundesi do fillosh te ndihesh mire dhe ta vazhdosh me tej. Dega qe ke te jep shume mundesi shkollimi te metejshme dhe ka treg pune.Uroj te te kem ndihmuar pak dhe shpresoj te ndihesh me mire dhe te fillosh ti duash gjerat qe te ka sjelle jeta sado larg pritshmerive te tua te jene

  3. Selvije Izeti says:

    ,
    Te faleminderit qe keni nda shqetesimin me ne,

    Vitet e adoleshencës mund të jenë vërtet të vështira dhe është krejt normale të ndjeheni të trishtuar ose të irrituar herë pas here. Presionet e rritura nga kerkesat e shkolles, sfidat sociale dhe ndryshimet hormonale të viteve të adoleshencës, shtoja kete edhe pakenaqesin tende që nuk keni arrit te regjistroheni aty ku keni dashur , e rrit pakenaqesin dhe irritimin tend.Te shumeten e rasteve keto ndjenja jane noramle dhe gjendja e jua nuk është një shenjë e dobësisë ose e metë e karakterit.

    Mosha ne te cilen jeni tani mund të jetë e vështirë. Ka ndryshime që ndodhin në trupin dhe trurin tuaj që mund të ndikojnë në mënyrën se si mësoni, mendoni dhe silleni. Dhe nëse përballeni me situata të Pershendetje vështira ose stresuese, është normale të keni luhatje te emocioneve . E marre me mend qe tani si matuarant perballeni me pergaditjen e provimit te matures dhe kjo mund te jete paksa stresuese per ju, dhe mund te keni ndjejen soe pytje se ‘a mund t’ia dal” megjithate me perpjekje dhe perkushtim gjithqka mund te arriihet.

    Edhe pse mund të ndjehet sikur reja e zezë qe e ndjeni tani nuk do të ngrihet kurrë, ka shumë gjëra që mund të bëni për të ndihmuar veten të rimerrni ekuilibrin tuaj dhe të ndjeheni përsëri më pozitivë, energjikë dhe me shprese. Shume njerez pas shkolles se mesme, kane gjete veten ne diciplina qe nuk i kishin menduar me pare. Ju mund edhe te kosultoheni rreth orientimit professional gje qe mund te ju ndihmoj te vedosni cfare do te donit te studionit ne te ardhmen,

    Qëndroni aktiv dhe ushtrohuni, edhe nëse do të bëni vetëm një shëtitje ose tani ne izolim pershtatni ushtrimet ne kushte shtepie
    Mundohuni të mbani një orar të rregullt të gjumit dhe ngrenjes.
    Kaloni kohë me miqtë dhe familjen ( tani permes lidhjeve tekonologjike)
    Organizoni detyrat e shkollës ose të punës pjese ,pjese dhe organizoni ato në at menyrë perparesi ato me me prioritet dhe bëni atë që mundeni.

    Por nëse keni qenë jashtëzakonisht të trishtuar për një kohë të gjatë (disa javë deri në muaj) dhe nuk jeni në gjendje të përqendroheni ose të bëni gjërat që pëlqeni zakonisht, mund të dëshironi të bisedoni me psikologun perms chatit ose te vizitoheni te psikologu per te vlersuar gjendjen.
    Gjithe te mirat,
    Selvi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: