Izolimiii

Izolimiii

Pershendetje! Uroj t jeni mir.
Ky esht nji orar i papershtatshem por ndjej se e kam t nevojshme te shprehem diku.
Jm nji vajz 20 vjecare dhe km provuar nji her depresion per shkak te nje situate konkrete kjo ka kaluar ka 4 vjet mirpo km pasur probleme dhe me ataket e panikut , me ankthin n pergjithsi. Per cdo vendim qe merja n jet isha ankthioze , ka pasur raste qe ankthin e nxirrja me te vjella , nqs se nuk villja nuk qetsohesha. Shkova tek nji psikologe dhe sikur u qetsova der diku arrita ti mbaja nen kontroll ataket e panikur dhe kam nji vit gjithashtu nuk kam vjell me. Problemi qe me shqetson tani esht se pershkak te izolimit , un po perjetoj perseri atake paniku dhe kto ma bejn shum te veshtir jetesen , sepse gjat hjith kohes ndjehem si ne n presion. Km frik se perjetoj depresion . Megjithse un jam tip introverte dhe meqense energjin e mar nga bota e brendshme me ka ndimuar pak leximi apo piktura. Por qe spo arrij ti kontrolloj ataket e panikut . Si mundem ti mbaj nen kontroll kto te pakten ne nje gjendje jo alarmante.

         

3 komente pĂ«r “Izolimiii”

  1. Dorina Kapaj says:

    Pershendetje Meli,

    Te falenderoj qe na ke shkruar per problemin tend. Me sa duket ankthi eshte nje gjenjde me te cilen ti ke kohe qe bashkejeton dhe besoj se kjo ka qene dicka shume e veshtire per ty. Ti thua qe ndihesh gjate gjithe kohes ne presion. A mund te me tregosh pak me shume per natyren e ketij presioni? Dhe mund ti pershkruash pak me gjate natyren e atakut te panikut qe perjeton keto kohe? Cfare ndihen, cfare mendon? Gjithashtu te ftoj te rikonsiderosh mundesine e rifillimit te psikoterapise pasi mund te jete nje mundesi e mire per ty per te kuptuar pse je duke riperjetuar kete gjendje ankthi. E vetmja menyre per te mesuar te menaxhon ankthin ne menyre qe mos te te cenoj funksionimin e perditshme eshte te kuptosh se nga buron ky ankth. Cfare konflikti emocional je duke perjetuar qe ben gjenerimin e ketij ankthi? Cfare frike fshihet pas tij?
    Mirepres pergjigjet e tua. Gjithe te mirat.

    Dorina
    Psikoterapiste

    1. Anonymous says:

      Faleminderit per pergjigjen. Ather jam e vetdijshme qe cuaj nga ankthi dhe km pasur atake paniku , por ne nje far menyre kam arritur te kuptoj ankthin , jam person i ndjrshem ndonjeher nddjehem sikur sjam mjaftueshem e mir apo e zonja , si ne shoqeri si ne dashuri si ne pun .. dhe mendoj se mbimendimi per gjerat qe dua ti bej dhe frika nga e ardhmje me shkakton me se shumti ankth. Ne nje far menyre kam arritur ti kuptoj dhe te bashkjetoj me ankthin dhe mos ta konsideroj gjithmon te keq. Por qe gjithmon ne situata te ndryshme qe kerkojn pergjegjesin time fillon pagjumsia, frika , ankthi , aniku.

  2. D. says:

    Nese je introverte, provo te flasesh me dike ne familje, nese kjo nuk te duket ndihme, provo te gjesh hobi te ri. Te gatuash, te rregullosh dollapet, te shikosh video ne youtube per tema te caktuara. Eshte kohe veshtire, per te gjithe me te vwrtete. Por per sa kohe qe e mban mendjen larg mendimeve te panevojshme dhe e zhvendos ate, ndoshta te ndihmon se paku te lehtesoje ate presionin qe ndjen. Aktiviteti fizik do te te ndihmoje te largosh energjine negative.Mundohu te kuptosh se eshte normale te ndihesh pak depresive ne keto kohe, dhe me e rendesishmja mundohu te kuptosh se te tjeret perreth mund te ndihmojne nese provon te kalosh barrierat introverte. Numero deri ne 10. Cdo gje do te shkoje mire 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: