I lodht nga Jeta

I lodht nga Jeta

Pershendetje NUKJEVET .Jam mashkull 22 vjeqar,beqar,Nuk e di ka 4-5 vite qe une ndihem me ket emocion dhe nuk me le rehat hiq.Kam drridhje trupit,shtrengim koke thuajse eshte duke ngjare diqka ne trurin tim,atake te ndryshme me simptoma t pulsit te shpejt , mosngopje te frymarrjes,mpirja e duarve, me nje fjal vetja jasht kontrollit.Friksohem edhe jasht te dal se mos me kap ndonje atak . Shembull une punoj ne nje restaurant dhe menaxheri me therret ne telefon une dridhem i teri me kap ajo lloj paniku.Tjetra:Flas me ndonje grup shoqnie ne rrjete sociale dhe nese vetem njeri me versulet me ndonje fjal acaruese une shokona menjeher.Gjithashtu jam pasionant i filmave dhe serialeve ama fiks qe 3 vite un spo mundem asnje film ta perfundoj deri ne fund pasi me rrok ky panik. Sa i perket dashuris frikesohem edhe te bej te dashur pasi kam provuar me nje kolege qe te prekemi une menjeher jam ndal pasi qe me kapen kto lloj simptoma u bllokova i teri . Po e kam veshtir edhe me familje te bisedoj pasi qe te 2t i ruaj shum sr njeri eshte me tension t’lart. Me shok hiq se hiq sepse qeshin me ket gjendje timen.JU LUTEM TE ME KESHILLONI SI TA EVITOJ KET DREQ GJEJE .

         

9 komente për “I lodht nga Jeta”

  1. lea says:

    njejt jm edhe unee me kto simptoma si me fol eshte shum veshtir me kyt gjendje

  2. V. K says:

    Mundohu me ndihmu veten se te kalon kjo gjendje , vet mundet me t kap panik , ankth social kur ki tbesh me njerz , besoj vetes tande lirohu , mendo qe ate qe e mendon qe do ndodh nuk ndodh, qendro perball frikes dhe kalo ate duke u perballur . Secili njeri kalon menyra te ndryshme ankthi. Duhet te besosh se do kaloj kjo vetem merre veten ne kontroll mos lejo qe te dal vetja nga kontrolli. Mundesh me kalu perballu.

  3. orik says:

    Eshte ankth, ankthin e kaloni, nese punoni me veten, trajtohuni tek nje psikolog, me besoni se kalon, thjeshte knaquni jetes, sepse sja vlen me u merr me budallakina, thjeshte jetoni jeten momentin, e di qe eshte e veshtire sepse ankhi eshte si nje kontroll, por edhe une kisha ankth, po tani me jam sheruar nga ai, dhe nuk ja kam friken edhe po te vie prap, thjeshte mos u demoralizo, zgjidhi problemet nje nga nje, Keto qe i ke shkruar sigurt burojn nga nje problem, Akthi nuk te kap nese ti je mire me mendime, pra thjeshte kur je gjendje emocionale jo te mire, ankthi te paralajmeron qe duhet te kesh kujdes, dhe pastaj kur te perfshin ankthi, atehere behet problem me simptomat qe i keni shkruar, mbi te gjitha gjysma e njerzimt jane ne ankth, pra mos u demoralizo, thjesht munduhu nje nga nje te zgjedhesh dhe te kalosh, problemet. ne moemntin qe zgjedhen problemet ti do jesh mire, bile pas nje kohe do e quash veten, ahhh sa budalla paskam qene qe kam menduar keq… Shendet

  4. Eloda says:

    Pershendetje!
    Nuk ke cekur per ndonje periudhe te veshtire qe ke kaluar,megjithate jeta eshte stres sidomos ne kete kohe qe ne po jetojme nuk eshte e lehte per askend.
    Çdo dite na duhet te mbledhim forcat per tu perballur me te gjitha sfidat qe na vine.
    Ndalu dhe mendo pse ke frike te perballesh me njerez njejte si ti jane,mos u frikeso.
    Qetesoje veten dhe largoje çdo mendim te keq,mendo gjera pozitive,merri gjerat me sportivitet.
    Mundohu per veten,leri fjalet e te tjereve anash sepse nuk mund te jesh i mire me te gjithe,mirepo behu i mire me veten tende.
    Mos i merr gjerat afer zemres isha keshtu si ti mirepo me kalimin e kohes,duke kuptuar vertet jeten ndryshova dhe une.
    Kujdesem per veten dhe nuk me bene per fjalet e te tjereve mjafton une te jem e kenaqur…fillova te kundershtoj dhe une njerezit kur kisha te drejte fillova te perballem me ta,te mos hesht per veten time dhe jam shume mire tani ne paqe me veten.

  5. Dorina Kapaj says:

    Pershendetje,

    Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Me sa ke pershkruar je ne nje gjendje mjaft te veshitre dhe sfiduese emocionalisht. Simptomat qe ke listuar sugjerojne per ankth te gjeneralizuar. Ti thua qe u bene rreth 4-5 vite qe ndihesh ne kete gjendje, pra pergjate adoleshences. Cfare mendon se ka ndikuar ne zhvillimin e te tilla pasigurive tek ti? A ka qene periudhe e veshtire adoleshenca per ty? A mund te me pershkruash pak momentet e para qe ke filluar te perjetosh te till ankth? Ti bej te tilla pyetje pasi duke i dhene mundesine vetes te eksplorsh natyren e antkhit, mund te arijme te kuptojme burimin e tij e keshtu te mesosh menyra te reja menaxhimi. Une te sugjeroj te konsiderosh fillimin e psikoterapise (online pergjate situates se izolimit) per ti dhene mundesi vetes te kuptosh me mire natyren e shqetesimit qe te mundon ne menyre te vazhdueshme. Gjithashtu te mirepres te vazhdojme komunikimin ketu ne faqe. Gjithe te mirat.

    Dorina
    Psikoterapiste

  6. ERRI says:

    Pershendetje Dorina , faleminderit per krejt kto komente pozitive po pavaresisht ksaj une tu i lexu kto mbrem skam fjet hiq duke pesu kriza te ndryshme dridhje komplet trupore . Se di armikun mos e pafsha n ket gjendje katastrofale . Sa i perket psikoterapis ku mundem me u drejtu a qysh tek ? Faleminderit paraprakisht

    1. Dorina Kapaj says:

      Pershendetje,
      Nese gjendja jote eshte kaq e renduar sa ke veshtiresi te flesh gjume, te kehilloj te besh nje vizite mjekesore si fillim dhe te maresh ndonje mjekim me rekomandim nga mjekut per tu qetesuar. Per psikoterapi te keshilloj te lidhesh fillimisht ne chatin e http://www.nukjevet.net ose ne chatin e http://www.nukjevetem.al per te biseduar drejtperdrejt me nje ekspert online e per te marr nje referim specifik per psikoteriste. Gjithe te mirat.

      Dorina
      Psikoterapiste

  7. ERRI says:

    Chati online nuk mka punu kurr !

    1. admin says:

      Pershendetje,
      Chati i nukjevet.net ka qene ne rindertim e siper per kete arsye keni patur probleme. Nderkohe mund te kyceni ne chatin e http://www.nukjevetem.al ku cdo dite gjeni nje eksperte. Gjithe te mirat.

      Stafi Nuk Je Vet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: