I deshperuar

I deshperuar

Pershendetje
Problemi im eshte se ndihem shume i deshperuar dhe i pashprese. Arsyet per kete situate jane te ndryshme… Ka shume gjera per te cilat jam munduar shume por ne fund nuk me jane realizuar pavaresisht perpjekjeve.
Çeshtja tjeter eshte se jam 27 vjeç, mirepo ende nuk jam ne lidhje me askend. Ndjej nevoje mjafte te madhe per intimitet, mirepo e kam shume te veshtire punen me femrat se jam tip i mbyllur dhe e kam shume problem ta beje nje femer per vete. Edhe me shume me deshperon fakti kur shoh persona shume me te rinj se une ne moshe qe jane ne lidhje, jane fejuar e martuar, kurse une e kam problem ta beje nje bisede me nje femer.
Ndihem shume i deshperuar e i pashprese!

         

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: