Homoseksual

Homoseksual

Pershendetje jam nj djal 20 vjec dhe jam biseksual m pelqejn edhe meshkujt edhe femrat
Por nuk dua t jem keshtu ,nuk dua t kem ndjenja per meshkuj,jo per faktin se cmund t thot bota, por vet un si person sdua t kem ndjenja per meshkuj
Dua t jem straight t gjej nj femer q e dua dhe t m doj
A mund t bej ndonj gj per kete

         

Një koment për “Homoseksual”

  1. Ajete Kerqeli - Psikologe says:

    Përshëndetje Ardit,

    Fillimisht faleminderit që ke zgjedhur shërbimin tonë për të ndarë brengën tënde. Lexova me kujdes letrën tënde dhe kuptoj shqetësimin tënd për këtë që po kalon. Megjithatë është shumë pozitive që na keni shkruar sepse kjo tregon që jeni të gatshëm për të punuar drejtë kesaj.

    Nga kjo qe ke shkruar ke lene te kuptohet qe ju ndjeheni si biseksual, megjithatë ti nuk do që të jesh kështu, jo për faktin se çfarë mund të thonë të tjerët mirëpo konsideron se vet do që të jesh straight.

    E kuptoj shqetesimin tënd duke qene se jetojme me nje kulture e cila shpesh di te stigmatizoj personat per menyre se si jane dhe shprehen sidomos kur dikush ka nje orientim seksual tjeter. Pikerisht per kete, shpesh personat kane te veshtire te pranojne edhe ate qe jane, dhe nuk ia lejojne vetes te shprehen ose veprojne ashtu sic ndjehen. Te qenurit heteroseksual, homeseksual ose biseksual nuk eshte zgjedhje. Pra kjo nuk eshte dicka qe mund te vendosesh qe te behesh ose jo. Rrjedhimisht, nuk eshte dicka qe mund te trajohet ose do te duhej te trajtohej. Dicka kaq komplekse si jeta seksuale njerezore, evoluon nga nje sere faktoresh. Pra nuk ka nje origjine te vetme e te thjeshte. Per shume individ – kjo eshte e qarte qe ne moshe te hershme, ndersa disa te tjere fillojne ta kuptojne me vone ne jete. Po ashtu Ardit është e rëndësishme ta kuptosh që orientimi seksual është më shume si një kontinium, pra të qenurit biseksual nuk do te thote qe patjetër te kesh terheqje të barabarte per te dy sekset gjate tere kohës. Njerëz te ndryshëm, ndjehen ndryshe pergjatë jetës.

    Megjithatë te ftoj te mendosh per ate se cfare nenkupton per ty kjo gjendje sepse duket qe e ke e veshtire ta pranosh idene e terheqjes nga meshkujt. Ne menyre qe ta kesh me te lehte ta ekspolorosh gjithe kete me veten, une do te sugjeroja fuqishem te shfrytezosh mundesite qe ofrohen per keshillim falas per ceshtje qe lidhen me kete qe po te mundon ty, pranë organizates CEL. Ne linkun ne vijim mund te gjeni me shume informat per menyren se si mund te kontaktoni per te perfituar nga keshillimi falas: goo.gl/AM38l0. Mund të të ndihmoj ndoshta edhe kontakti i drejtpërdrejtë përmes bisedës online që ofron shërbimi jonë : në linkun e mëposhtëm mund të kontaktoni me ndonjërin prej ekspertëve të shërbimit tonë, të cilët njësoj mund të të ofrojnë ndihmë për këtë që po të mundon: http://www.nukjevet.net/. Orarin për këshillim online mund ta përcjellësh në faqen e facebook të nukjevet.net (https://www.facebook.com/pages/nukjevetnet/154601531221879). Të inkurajoj shumë fuqishëm që të shfrytëzosh edhe këtë mundësi për këshillim online. Po ashtu të rekomandoj edhe kontakt të drejtpërdrejtë me ndonjë psikolog që mund ta bëj më të lehtë procesin e eksplorimit te te gjitha alternativave sepse sic mund ta vëresh komunikimi online i ka kufizimet e veta

    Shpresoj Ardit të të kem ndihmuar sado pak me këto informata. Na shkruaj përsëri pa hezitim!

    Mirëmbetsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: