hocd

hocd

Dua tja tregoj pak per historine time dhe kam nevoje per ndihmen e psikologeve . Une kam 3 vjet qe vuaj nga mendimet . E gjitha ka nisur nga shikimi i pornografise . Une jam 22 vjec dhe kam pare pornografi qe nga mosha 14 vjecare dhe vuaj nga ereksioni por kjo nuk eshte e gjitha . Gjate shikimit time ne pornografi gjithmone shikoja straight porn e cila u pershkallzua ne zhaneret me ekstreme derisa nje dite zbulova tranny porn pra pornografi me vajza trans . Kam shikur rreth nje vit tranny porn por e konsideroja veten straight . Une asnjeher nuk i kam pelqyer djemte , asnjeher nuk kam pasur ndjenja seksuale per djemte . Gjithmone kam pasur te dashura vajza por nuk kam kryer marrdhenie seksuale . Derisa nje dite kur dola me te dashuren time penisi nuk u erektua tamam dhe aty zhvillova ate qe quhet HOCD . kam rreth 2 vjet qe vuaj nga HOCD qe domethene mendime apo frika mos jam homoseksual . Asnjeher nuk kam pasur fantazi seksuale me meshkuj por mendja me thote ti je gay ti e pelqen , po vuaj nga kto mendime . Jam ne nje ankthsocial dhe depresion , gjithe diten rri mbyllur ne shtepi . Me duket kur dal se te tjeret me shohin si gay edhe pse une jam tip autoritar , une num jam me ai qe isha . Une nuk flas dot me njerzit pasi kam kto mendime ne koke .Edhe e gjitha kjo erdhi nga shikimi i pornografise pasi mendova meqe pashe tranny porn mund te jem gay dhe tani po cmendem nga mendimet . Une gjithmone kam pasur ereksione ndaj vajzave gjithmone kam pelqyer vajzat ndersa tani me thote mendja ti ke qene gjithmone gay por i fshehur . Jam ne nje stres te madh . E di ndoshta do thoni qe ska gje te keqe te jesh gay etj etj . Une nese do isha gay kurre nuk do kryeja marrdhenie me meshkuj pra do behesha aseksual . Por une kam pasur gjithmone marrdhenie me femra kam pasur ereksion vetem duke folur me to ne rrjete sociale apo edhe perballe dhe tani nga kto mendime edhe nga ereksioni qe vuaj me ka humbur inter3si fare . Une nuk e di me kush jam . Une kam nje te dashur dhe me te kaloj mire por jam gjithmone ne stres nga keto mendime dhe nuk me len ta zhvilloj lidhjen tamam . Do doja mos te kisha pare kurre pornografi .Theksoj qe kur shikoj porno mendoj sikur e bej me te dashuren time . Por sapo mbaroj me vin mendimet , jo ti nuk i pelqen femrat ti pelqen meshkujt , ti i urren vaginat , edhe kur dal me shoket me thot mendja ti e pelqen trupin e ktit pse duhet te me ndodhte mua kjo une gjithmone i kam dashur femrat , une po vdes uroj qe askush mos te vuaj nga kto mendime eshte gjeja me e tmerrshme. Nuk po e njoh me veten time. Kam 10 dite qe nuk shikoj porno dhe penisi im duket sikur ka vdekur nuk me ben me efekt asnje lloj pornoje . Dua nje keshille nga psikologet dhe antaret e faqes ju lutem .

4 komente për “hocd”

  1. Streha LGBT - Ndihme Psikologjike says:

    Përshëndetje,

    Të përgëzoj për kurajon për të shprehur shqetësimin tënd dhe nismën për të kërkuar ndihmë.

    Ajo që të shqetëson është mundësia e homoseksualitetit. Të gjitha pyetjet që i drejton vetes të shkaktojnë ankth, i cili mund të jetë shumë i vështirë për t’u përballuar sidomos në periudhë karantine.

    Ka persona heteroseksualë që shikojnë pornografi gej dhe persona gej që shikojnë pornografi hetero. Kjo nuk do të thotë që orientimi i tyre seksual po ndryshon. Për sa i përket shikimit të pornove me persona trans, kjo nuk është shenjë e një orientimi seksual.

    Ti flet për HOCD. Për të kuptuar HOCD, më parë duhet kuptuar cfarë është një çrregullim obsesiv-kompulsiv (OCD). OCD është një çrregullim ku njerëzit zakonisht kanë mendime intruzive ose obsesione, të cilat nuk janë në gjendje t’i heqin nga mendja, deri sa angazhohen në sjellje të veçanta ose modele sjelljesh, që mund ta largojnë mendimin (apo ankthin që lidhet me të). Ndërkohë, HOCD është një formë e OCD ku në thelb mendimi obsesiv është, “ndoshta jam gej”. Ky mendim, ndoshta duke u lidhur aksidentalisht me një djalë që shikon, shkakton ankthin dhe frikën nga një person. Ndoshta kjo frikë është pak më e lehtë sot, kur shoqëria po e pranon gjithmonë e më shumë homoseksualitetin dhe shumë njerëz mund të thonë: “edhe sikur të jem gej, çfarë problemi ka?”. HOCD nuk lidhet me identitetin seksual, por me mendimin obsesiv.

    Nëse ke HOCD, disa nga gjendjet që ti po kalon janë:
    · Ti jeton me frikën se je duke mohuar orientimin tënd të vërtetë
    · Shqetësohesh sepse thjesht fakti që je duke pyetur mbi orientimin tënd, do të thotë se je gej
    · Ke frikë se do të humbësh veten dhe identitetin e mëparshëm
    · Frika se nuk mund të performosh seksualisht do të thotë se je gej etj

    Nëse mendon se ke HOCD, një terapi mund të ndihmojë të përballosh këto mendime. Trajtimi për HOCD përfshin të njëjtat terapi që përdoren për trajtimin e çrregullimeve obsesive-kompulsive: terapinë konjitive -bihejviorale ose përdorimin afatshkurtër të mjekimeve që përdoren për të trajtuar OCD.

    Nëse të pëlqejnë pornot gej, por e identifikon veten si heteroseksual, atëherë mund të ruash këtë identitet. Gjithsesi, mund të bësh pjesë tek ata njerëz, seksualiteti i të cilëve nuk është bardh e zi.
    Mund të vazhdosh të na shkruash

    Me respekt
    Sabina

  2. Anonymous says:

    Pershendetje dhe ju falenderoj qe me kthyet pergjigje . E verteta eshte une zbolova per hocd vetem disa muaj me pare ne nje faqe yourbrainonporn pra pornoja qe ndryshon trurin . Une me para as nuk e dija qe kisha hocd . Une zgjohesha cdo mengjes me mendimin je gej dhe kjo gje me vriste por prape ne rruge terhiqesha nga vajzat kisha kontakte me vajzat eksitohesha nga vajzat dhe kur isha me to ky mendim sikur largohej . Une mendoja se ky mendim ishte shkaktuar nga pornoja dhe keshtu thadhte te heq dora nga pornografia . Kur zbulova hocd ne kete faqe fillova ti kem dhe keto mendime qe po me japin ankth . Gjate gjithe kohes rri i vertetoj vetes se jam drejte mendoj edhe sikur jam me djale edhe sikur jam me vajze , mendoj per lidhjet qe kam pasur me vajza me perpara them kan perfunduar pasi ti je gej . Ankthi me mbyt gjate gjithe kohes kam vetem keto mendime . Ajo qe une dua eshte te mos mendoj kaq shume te jem ca te jem . Disa dite me pare nje shoku im pa ne historine e telefonit ku une
    kisha klikuar a jam gej nese shoh trans por dhe tani jam cmendur fare . ta imagjinosh te tjeret mendojne se jam gej pa qene . une as flas as ha as pi ndonjehere mendoj te vras veten me ka humbur intetesi per cdo gje edhe d dashura po me braktis po perjetoj edhe ankth social kam dhimbje te medha koke saqe nje dite ne pune tempetatura me vajti 42 grade . Ju lutem me ndihmoni po cmendem

    1. Streha LGBT - Ndihme Psikologjike says:

      Përshëndetje,

      Sic e përmenda dhe në letrën e parë, një trajtim i dobishëm i OCD zakonisht përfshin mjekim, i cili për fat të mirë është edhe i sigurt edhe i dobishëm. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të takosh një psikiatër – një specialist i cili do të përshkruajë mjekimin e duhur për ty.

      Kur një person ka HOCD, obsesioni përfshin shqetësim dhe dyshim në lidhje me orientimin seksual, ose nevojën për t’u siguruar në lidhje me të. Ndërsa kompulsioni është kur shikon njerëz të tjerë për të zbuluar nëse ke tërheqje, ose lexon artikuj për të mësuar më shumë për HOCD ose për të përkufizuar orientimin seksual. Të angazhuarit në këto sjellje kompulsive nuk e zgjidh ankthin, por vetëm bën që cikli obsesiv-kompulsiv të vazhdojë.

      Kur të kapin këto mendime, thuaji vetes se problem është OCD, jo orientimi seksual, dhe gjëja më e keqe që duhet të bësh është të heqësh dorë nga kompulsionet. Pastaj, fokusoje veten në aspekte të tjera të jetës dhe jo tek ajo që po ndodh me ty. Kur mendimet e ankthshme të shfaqen përsëri, vazhdo të praktikosh të njëjtën përgjigje. Mos i lufto mendimet. Pranoji si mendime e si asgjë më shumë

      Me kohë, praktikë dhe (mjekime), obsesionet do të pakësohen. Trajtimi është i njëjti si me obsesionet, dhe me vullnet, do të marrësh kontrollin e vetes përmes ushtrimeve.

      Gjithashtu, do të të sugjeroja që përpara se të filloje një terapi, të eleminoje përdorimin e pornografisë në internet. Shumë persona vërejnë se ndërsa truri e rigjen ekuilibrin e tij, sinjalet seksuale shqetësuese e humbin forcën.

      Mund të vazhdoni të më shkruani.

      Me respekt

  3. Anonymous says:

    Ju falenderoj shume per ndihmen qe po me jepni . Mundsite i kam te pakta por keto dite do konsultohem me nje psikiater sepse e kam shume te nevojshme . Gjendja sa vjen e po perkeqsohet . Tani cdo mendim me jep ankth si per vajza si per djem . E kam humbur interesin fare . Ndihem si i vdekur perbrenda me keto mendime ne tru . I them vetes je gay por prape kam ankth . Pornografi kam rreth nje muaj qe nuk shikoj por mendimet nuk ikin . Nuk mund tja besoj vetes se ka ikur terheqja ime ndaj vajzave dhe kam kto mendime per djemte qe ma shpifin . Une nuk mund ti afrohem asnje vajze? me keto mendime . Nuk mund ta besoj qe me ndodhi mua kjo . Mos ndodhta po kthehem gay dhe spo ja pranoj vetes apo jane thjesht mendime apo po behem aseksual ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: