Hemoragji me shtatzani

Hemoragji me shtatzani

Prsh jam me javen e 5- te te shtatzanise. Me daten 4/01/2019 me filluan selrecione ngjyre kafe ne sasi te vogla ne formen e njollave. Me daten 05/01/2019 eko me doktoreshen time dhe me tha qe shoh qe ka embrion dhe ke nje hematome jo shume shqetesuese. Me dha utogestan dhe multivitamima si dhe te rri shtrire. Doktoresha me tha qe nese do kem hemorogji me shume te bej serish ekon me daten 7 janar dhe nese me ndalon gjaku atehere do pres disa jave qe te bej ekon kur te fillojne rrahjet e zemres se bebes. Un kam ndjekur keshillat e doktoreshes me perpikmeri per ilacet dhe qendrimin shtrire. Problemi eshte qe sot me daten 6 me filloi gjakderdhja me copa gjaku te mpiksura ngjyre bojegjaku te erret shoqeruar me cope te vogel ngjyre kafe si dhe dhimbje ne fund bark plus marrje mendesh kur ngrihem ne kembe. Sa shanse kam qe te vazhdoje shtatzania. Per merak po permend nje fakt qe un periodat i kam patur me copa gjaku te mpiksur qekur me kane ardhur per here te pare 12 vjecee ne vazhdim si dhe 3 muaj para se te ngelem shtatzene kam bere te gjitha analizat si psh per tiroiden per koalogimin e gjakun nese jam anemike te sekrecioneve te diabetit etj etj dhe te gjitha me dolen normale saqe doktoresha me tha mund te provosh per shtatzani kur te duash madje nuk me dha asnje ilac qofte asnje vitamine pasi nuk ke nevoje me tha. Sorry se u zgjata por meraku i nje femre qe do behet nene per here te pare qenka shume i rende. Ju falenderoj per durimin. Dite te mbare!

         

3 komente për “Hemoragji me shtatzani”

  1. Dr. Premtim Gojani - Gjinekolog says:

    Ndodhin gjakëderdhjet në shtatëzani,dhe shpesh nuk rezultojnë me abort. Rezhimi i shtratit,terapia e ordinuar janë ne rregull dhe vazhdoni me këshillat e Gjinekologes së juaj. Dr Premtimi

    1. Ana says:

      Ju flm per pergjigjen doktor. Sot po ju rishkruar per tju treguar qe abortova me dt 07/01/2019. Kisha gjakderdhje me copa per rreth 10 dite. Para 2 ditesh me beri eko doktoresha ime dhe me tha te bej analize hormonesh e cila rezultoi ne 47.5. Doktoresha me tha eshte ok por me dha kokrra citotek 2×1 per 2 dite. Per cfare jane kto kokrra konkretish se disa thone jane shume te keqija per mitren. Ju faleminderit!

      1. Dr. Premtim Gojani - Gjinekolog says:

        Ka mundesi qe pasi e ka ba ultrazerin , doktoreshae ka paraparë dhe ju ka ordinu terapine ,per te kontrahuar mitren dhe te pastroheni. Asgje e rezikshme,ordinojim ket lloj terapie per kontrahim te mitres. DR Premtimi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: