Harresa

Harresa

Pershendetje jam nje vajz 19 vjeqare me shqetėson fakti se per nje moment harroj shum nese jam ne nje bised vetem ndalem dhe e nderprej biseden harroj shum i harroj ngjarjet qe me ndodhin nese per nje moment dikush me kerkon diqka un hy brenda kur kthehem me duar that harroj se qfar kerkoja unė lexoj shum dua te them se nuk i harroj ato qe kam lexuar ose ato qe dikur me kan ndodhur po gjerat per momentin, babi eshte i shqetsuar me thot se e kam nje lloj stresi nuk e di ku te drejtohem a do kthehem ne gjendjen e mėparshme ?

Një koment për “Harresa”

  1. Ma. Sc. Fortesa Kadriu says:

    Përshëndetje Rina,Së pari më vjen mirë që keni përdorur shërbimin tonë. E kuptoj shumë mirë, se çfarë po ju ndodh është shqetësuese për ju. Po ashtu, kam përshtypjen që kjo gjë ju ndodh shpesh, duke marrë parasysh që njerëzit përreth juve e kanë vë re. Sa po e kuptoj kjo ju ndodh në disa situata, në komunikim me të tjerët, në veprimet e zakonshme, por ju nuk keni problem të mbani mend mësimet e juaja apo të kaluarën tuaj.Kur ne harrojmë gjërat momentale, do të thotë që kemi problem me kujtesën afatshkurtër. Kjo shpesh ndodh pasi përqendrimi jonë momental është i ulët. Por në anën tjetër, ju thoni që lexoni shumë dhe nuk keni probleme në mbajtjen mend të këtyre informatave. Pra ju keni përqendrim më të lartë kur lexoni dhe në përgjithësi nuk keni probleme me kujtesën në kuptimin organik. Janë disa faktor që mund të të kenë shkaktuar këtë vështirësi. Kjo po ashtu mund të jetë simptomë e diçka tjetër. Të lutem nëse mund të analizosh disa çështje, që mund të kenë ndikuar apo që janë evident në jetën tuaj. Kjo ndoshta mund të të ndihmoj të I japësh kuptim kësaj gjendje.Së pari kur e keni vërejtur që po keni të vështirë të fokusoheni dhe të mbani ndërmend gjërat momentale. Koha se kur është shfaqur ajo mund të jetë tregues nëse ka ndodhur diçka në jetën tuaj që mund të ketë ndikim në këtë. Po ashtu, a keni vërejtur nëse kjo gjendje ndryshon në periudha të caktuara. Ndonjëherë kujtesa varet nga disponimi ynë (disponimi negative, shqetësimi, irritimi ose stresi mund të e përkeqësoj) apo gjumi (shpesh pagjumësia ose gjumi jo i rehatshëm ose jo i rregullt ndikon që ne të kemi vështirësi të përqendrohemi gjatë ditës). Po ashtu, në momentin që jeni duke kryer veprimet e përditshme çfarë është në mendjen tuaj? Ndonjëherë ne fokusohemi në disa mendime e që pastaj është e vështirë të  kryejmë veprime tjera.Nëse e vëreni që përveç kësaj ka dhe diçka tjetër që ju shqetëson juve, shpesh është ndihmuese kur ju bisedoni me dikë që ndiheni mirë dhe ju kupton. Po ashtu, presim përgjigjen tuaj në mënyrë që situata të bëhet më e qartë dhe të mund të ju ndihmojmë  më mirë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: