Gonorea

Gonorea

Se pari ju pershendes,dhe ju falenderojme per perkrajhjen tuaj.Desha te di me shume rreth semundjes infektuese te organit gjenital mashkullore?Cilat jane simptomet?Si mund ta parandalojme? etj.Faleminderit per mirekuptim

         

3 komente për “Gonorea”

  1. MD. Mrsc. Ph.D. Ilir Begolli - Mjeksi Sociale says:

    PërgjigjaKëto janë Infeksione qe barten nga një person ne tjetrin gjate kontaktit seksual dhe quhen me një fjalë Infeksionet Seksualisht Transmisive (IST). Këto infeksione fitohen (merren) nëse keni marrëdhënie seksuale me një person te sëmur nga këto infeksione dhe kur nuk jeni mbrojtur me kondom . Infeksionet qe barten përmes marrëdhënieve seksuale shkaktohen nga mikroorganizma te ndryshëm si bakteret, viruset, myshqet dhe parazitet. Infeksionet me te shpeshta janë-Gonorrea, Klamidia, Lythat dhe herpesi gjenital, Sifilisi, Hepatiti B dhe C, Trichomonasi, Kandidiaza, AIDS-i.Shenjat më të shpeshta të sëmundjeve seksuale janë:sekret i shtuar jo i zakonshëm me përmbajtje qelbi, ujore të tejdukshme, të bardhë, të verdhë, të gjelbër dhe me erë; kruarje, ngacmime, dhembje gjatë dhe pas urinimit, ndjenja e urinimit të shpeshtë, formacione si lytha, puçrra të vogla ose vraga, kruarje për rreth organeve gjenitale, dhembje te testisëve ose përreth tyre, dhembje barku, gjakderdhje te vogla pas kontaktit seksual,. Pasi që je interesuar për gonoren atëherë në pikatë shkurta duhet thënë se gonorea është infeksion i shërueshëm nëse veprohet me kohe dhe trajtohet ne mënyre te drejte. Shenjat tek femrat janë: sekret vagjinal me ere te keqe, ngjyre te gjelbër ose te verdhë , shenjat tek meshkujt janë: Së pari ato fillojnë 2-14 dite pas kontaktit seksual dhe manifestohen me sekret të shtuar me ngjyre te gjelbër sidomos ne mëngjes, djegie gjatë urinimit dhe urinim te shpeshte me sasi te paket. Mjekimi bëhet me antibiotikë që i përshkruan mjeku bazuar në analizën mikrobiologjike dhe antibiogramin ( përcaktimin e ndjeshmërisë së shkaktarit në lloje të ndryshmet antibiotikëve). Parandalimi i infeksioneve seksualisht të transmetueshme bëhet me përdorimin e kondomit si dhe mjekimin e sëmundjeve këtilla në mënyrë që mos të i mundësohet përhapja e mëtejme. Në mjekim duhet të kyçen të gjithë partneret seksual njëkohësisht.

  2. doktori says:

    Gonorrhea – eshte semundje ngjitese seksualisht e transmetueshme qe shaktohet nga bakteria Neisseria gonorrhoeae. Mukoza e membranes se rajonit gjenital inflamohet pa zhvillim te ndonje simptomi tjeter. Ne meshkuj, gonorea zakonisht fillion si nje infektim i kanalit qe e bart urinen dhe spermen (uretri). Ne femra, ajo zakonisht do te infektoj pjesen e ngushte te mitres (cervix). Nese nuk trajtohet, gonorea mund te rezultoje me komplikime serioze shendetesore.Simptomet e gonorese tek meshkujt jane:shkarkim i trashe nga penisidjegie apo dhimbje gjate urinimiturinim me i shpeshteKomplikimet tek meshkujt mund ta prekin prostaten, testikujt dhe gjendrat perrreth. Madje mos trajtimi me kohe mund te coj edhe ne sterilitet tek meshkujt.Diagnostikimi i gonorese mund te behet nqe qendrat e shendetit publik apo tek doktori i mjekesise familjare. Se pari doktori i diskuton simptomet e njohura me pacientin dhe kontaktet qe ai i ka pasur apo sjelljen me risk. Jane 3 metoda per te testuar prezencen e Neisseria gonorrhoeae. Marrjen e kultures nga penisi, partikulat dhe ELISA testi. Sot, jane te njohura dy regjime trajtimi me ilace. Ilacet qe perdoren per ta trajtuar gonorene jane:ceftatriaxone, cefixime, spectinomycin, ciprofloxacin, dhe ofloxacin.

  3. andrea says:

    pershendetje,,,ju drejtohem juve sepse un kam qene me Neiseria gonorrehea
    jam operuare para 7 muajesh po pa bere analizash,jam operuare nga oraganet genitale,penisi,,,shikoj qe pas operimit plaga nk me mbyllet kam 7 muaje kam perdorure mjekime si atibiotke ,gentian violet,pomade per plagen nga me te ndryshmet ,kam perdor dhe injeksione . po asnje ndryshim here me thahet korja e plages po fillon te behet prap…ju lutem me ndihmoni nqs ju me rekomandoni cfare te beje me…faleminderit per vemendjen tuaje,,

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: