Gjuha

Gjuha

Prsh,jam nji djal 20 vjeç,kam prb me gjuhen se gjithmon me rri disi si me rërë ngjyre verdh ose kafe,dashta tju pyes a ka ndonje prb,duhet ta cek se ndonjher kam edhe probleme me fytin me duket se ana e djatht e fytit eshte me e mbyllur se ana e majt apo eshte e enjtur,jam kontrollu disa her nuk mkan thene gje perveqse me kan sygjeruar te perdor lyscobact

         

Një koment për “Gjuha”

  1. Dardan Kocinaj says:

    Pershendetje,
    Hapesira e gojes tregon edhe per problemet lokale qe i ka orgaizmi, por edhe reflekton problemet nga brendesia e tij. Se pari duhet pasur kujdes ne higjienen e hapesires se gojes, duhet te vizitoni Mjekun Familajr, permes tij specilistin e ORL I cili perpos ekzaminimeve do te kerkoje strishon nga gryka dhe fyti (ose edhe nga plaga eventuale nese ekziston) dhe nese ka mikroorganizm do te izolohen. Pastaj duhet ta konsultoni edhe Stomatologun per evitimin e problemeve me dhembe edhe me indet e buta ne goje. Ajo cka eshte e rendesishme eshte ushqimi i rregullt dhe i llojllojshem, rehidrimi i organizmit dhe mos abuzimi me medikamente apo edhe produkte te ndryshme irrituese lokale ose irrituese te tubit tretes qe pastaj kishte me e inkuandru edhe Gastroenterologun per ekzaminim e trajtim te metejme.
    Gjithe te mirat,
    Dardani

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: