Gjinekologji

Gjinekologji

Përshëndetje jam 29 vjec dhe jam në muajin e 4 te shtatzanise.. para se tngel shtatzan kam qen ne depresion dhe jam trajtuar 1 vjet e gjysem me antidepresiv dhe kam qen e sheruar plotësisht prandaj me bashkeshortin vendosem per nje shtatzani … kam qen super deri tash ne muajin e 4 kur here pas here kam mendime jo tmira dmth mendime depresive dhe qaj .. ju lutem a duhet tpij tpakten ndonje antidepresiv tleht si psh diazepam 2mg qe tmos më përkeqsohet gjendja psiqike ose jane thjesht faza normale gjate shtatzanise .. ju flm !

Një koment për “Gjinekologji”

  1. Enkel Bulica says:

    Pershendetje Lira dhe te falenderoj qe ke shkruar ketu.

    Me ndryshimin e balancave ne shume aspekte si trupore po ashtu dhe psikologjike per te bere vend per beben e ardhshme, shtatzania mund te perjetohet ne menyra te ndryshme tek cdo nene e ardhshme, kjo ne baze edhe te historikut individual te meparshem. Megjithate, luhatjet e humorit dhe ndjenjat e ankthit e depresionit e shoqerojne zakonisht shtatzanine. E rendesishme eshte te kuptosh nese ky perjetim eshte ne nivele te larta.

    Fakti se ke kaluar nje gjendje depresioni me pare nuk do te thote domosdoshmerisht se ti nuk je gati te jesh shtatzane apo te kesh nje femije e nje jete pa pikellim. Gjithsesi ne vend te trajtimit me medikamente, une do te te rekomandoja keshillim psikologjik ose psikoterapi, pra trajtim me ane te fjales. Kjo per te trajtuar depresionin, si dhe per te te mbeshtetur ty emocionalisht gjate periudhes se shtatzanise dhe ate te paslindjes.

    Medikamentet mund te kene efekt te atyperatyshem dhe ne disa raste me afatgjate, por depresioni eshte ngushteshisht i lidhur me emocionet, shqetesimet, pervojat jetesore te cilat kane nevoje te perpunohen nga ana jote me ane te fjales e te te kuptuarit.

    Nese deshiron te flasim me tej ndihu e lire te shkruash serish

    Shpresoj te te jem gjendur sadopak.
    Enkeli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: