Gjinekolog ju lutem

Gjinekolog ju lutem

Pershendetje jam nje 21 vjeqare para nje muaji pata nje infeksion urinar vetem me dhembje te madhe ne fund te barkut pa kruarje,pa djegie si dhe pa sekrecione.
Isha ne mjek dhe me dha antibiotik.
Para disa dite isha tek gjinekologia e cila me kontrolloi si dhe analizen e urines dhe me tha se kam nje infeksion te lehte me dha polygynax te perdor 6 dite dhe polybactum 3 dite.
Shqetesimi im eshte se sapo te kem ftohte sado pak ndjej nje parehati ne fund te barkut dhe ne urinim a del ne analize te urines ftohja apo duhet nje analize e veqante dhe a mund te jete ky shkaku qe une nuk po ngelem shtatezan tashme 10 muaj tentim.
Ju faleminderit.

         

Një koment për “Gjinekolog ju lutem”

  1. admin says:

    Pershendetje Ela,

    Infekcionet urinare kerkojne kohe te sherohen, sidomos nese nuk i kushtojme mjaftueshem rendesi. Pas marrjes se ilaqeve me perpikmeri (antibiotikeve) duhen pereseritur disa here analizat, deri sa te sigurohesh se e ke kaluar infeksionin. Poashtu dhimbjet qe permend qe ndjene ne fund te barkut jane nje nga simptomat qe ende nuk e ke kaluar infekcionin. Te keshillojme qe te beshe nje analize (mbjelljen e urines) dhe te beshe prap nje vizite te mjeku , i cili pasi te marresh rezultatin do te shihet qarte se cili antibiotik eshte efikas per infeksionin qe ke.
    Gjithe te mirat,
    Stafi Nukjevet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: