Frymarrja

Frymarrja

Pershendetje, kam 30 vjec jetoj ne Gjermani, SE pari po ju tregoj SE jam njeri shum vesvese ne semundje, per cdo shenje vizitoj mjekun, dmth heren e fundit me tha atak paniku qe kam pas. Une ka shume vite qe vuaj nga thartira e lukthit dhe para 2 muaj isha Duke ndejt dhe pa prit mu zu fryma u bllokova zemra filloi te me rrah shpejt, shkova ne urgjence bera EKG dhe analiza per Infarkt te gjitha dolen mire. Tha qe nga vesvesja ka filluar tash te me Kap Panik atak. Po qe disa die Öse nje jave ne gjume kur po jam gati me flejt po me merret fryma nuk po münden mu ngi fryme dhe pastaj po ma Kap Panik. Tash eshte ora 4 une akoma zgjuar nga frika se MOS po me perseritet. Cka duhet te jete kjo Öse nese Panik atak si sherohet dhe cfar mjeku te vizitoj ?

         

2 komente për “Frymarrja”

  1. Albulena Zaimi says:

    Pershendetje Deni,
    Te faleminderit qe na ke shkruar. Nga letra jote une munda te kuptoj se je 30 vjecar dhe jeton ne Gjermani. Ti ke shkruar se kujdesesh shume per shendetin dhe per cfaredo shqetesimi lajmerohesh te mjeku. Ne viziten e fundit qe e ke pase te mjeku te eshte thene se ke pase sulme paniku apo “panick attack”. Shqetesimet e tua kane qene marrja e frymes dhe rrahjet e shpeshta te zemres. Edhe pse I ke bere te gjitha analizat konstatimi I mjekeve ka qene se nuk ke pase ndonje sulm ne zemer. Koheve te fundit ty te paraqiten keto shqetesime edhe me shpesh dhe ke probleme edhe me gjumin.
    Deni, mendimi im eshte qe vleresimi i gjendjes aktuale neper te cilen ti je duke kaluar eshte i sakte. Sulmet e panikut perfshijne ndjenja shqetesimi te cilat shfaqen pa ndonje shkak apo paralajmerim madje edhe gjate gjumit.
    Zakonisht, njerezit qe perjetojne sulm paniku kane ndjenjen se po perjetojne sulm ne zemer . Frika dhe ndjenja jo e kendshme qe e perjeton njeriu gjate nje sulmi paniku nuk jane ne perputhje me situaten e vertete dhe nuk nderlidhen as me ate se cka eshte duke ndodhur rreth tyre. Disa nga simptomet sic e ke cekur edhe me larte perfshijne: rrahje te forta te zemres, ligeshti, mpirje duarsh, djeresitje, ethe, veshtiresi ne frymemarrje apo edhe shtrengim ne gjoks.
    Sulmet e panikut jane zakonisht te shkurtra dhe zgjasin me pak se 10 minuta. Njerezit te cilet kane patur nje sulm paniku ka gjase te kene sulme te njejta ne forme te perseritur.Nese kjo ndodh ne forme te perseritur dhe personi ka frike per perseritje te metutjeshme atehere kjo gjendje mund te nderlidhet me crregullimin e panikut. Njerezit qe e kane kete crregullim mund te jene ne ankth te vazhdueshem dhe ndihen te shqetesuar se kur do t’ju shfaqet sulmi i ardhshem.
    Ende nuk eshte e qarte se cfare e shkakton crregullimin e panikut, por disa studime e theksojne se personat qe jane me te ndjeshem biologjikisht mund te ballafaqohen me sulmet e panikut ne situata qe nderlidhen me ndryshime te medha ne jeten e tyre ( si p.sh. martesa, te berit prind per here te pare, fillimi i nje pune te re etj) .
    Fatmiresisht kjo gjendje eshte e trajtueshme dhe e menaxhueshme. Ajo qe ti duhet te besh eshte te konsultosh psikologun me te afert dhe t’ia sqarosh situaten tende. Ne te njejten kohe te sygjeroj te kalosh kohe me familjen dhe me njerez qe te bejne te ndihesh mire, te kalosh kohe ne natyre dhe te merresh me gjera qe te pelqejne.
    Shpresoj se do ta tejkalosh shume shpejt kete situate, nese ke nevoje te lutem lajmerohu perseri.
    Sinqerisht,

    Albulena Zaimi, psikologe

  2. Deni says:

    Pershendetje Znj. Zaimi,

    Dhimbje gjoksi asgje me nuk kam perveq probleme me frymarrje edhe ate jo vetem naten po shume shpesh edhe diten, isha te mjeku i pergjithshem me sygjeroi te bej ni termin per Gastroskopi se Ekg mire ka dal, tha mund te jete nga lukthi po une po them eshte nga lukthi ndoshta por edhe nga Paniku ndoshta.

    Ju faleminderit shume per ndihmen.

    Gjithe te mirat,
    Deni

Leave a Reply to Deni Cancel reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: