friksohna mos pe hupi :(

friksohna mos pe hupi :(

jam ni vajz shum shum e dashurume edhe ndoshta osht pak heret edhe ndjenjat mujn mu kon tbrishta mirpo qe 3 vjet e njoh te dashurin edhe ket vit kemi fillu ni lidhje masi kemi konstatu se e njohim njoni tjetrin shum mire,tash qe kemi fillu lidhjen nuk e di a po friksohna qe pe hupi a qka po pom doket qe nuk pe kam vemendjen e plot t ‘tij :((para pak dite kom bisedu me babin edhe vlen mu cek qe osht ni tip kogjo i ran edhe skom prit kurr me pas mirkuptim prej tij per naj lidhje tem edhe mtha qe mbeson shum edhe nuk pret me zhgenjy edhe tash ma ka bo ni dhurat menifar mnyre tum falenderu qe un i kom qendru nqat mnyr qysh aj ka dasht.un shum po friksohna mos pe merr vesh babi edhe nuk e dij qka kish mujt mu bo.nuk po di a me vazhdu lidhjen a qka,po ndihna shum nen trysni.ju lutem ndihmomni ?

         

5 komente për “friksohna mos pe hupi :(”

  1. Mr. Sci. Arta Hyseni Zeqiri - Psikologe says:

    pershendetjetheksoni qe keni njohur te dashuri qe tre vite dhe tash keni filluar te keni lidhje me te. Keni menduar qe nuk do te keni mirekuptimin e babait tuaj por ka ndodh e kunderta. Keni friken qe po zhgenjeni te dahsurin tuaj dhe keni frike qe mos po e humbni. Nese e kam kuptuar mire shqetesimin tuaj. Sugjerimin do te ishte: qe ne nje lidhje duhet te jete present ndershmeria, besimi dhe perkushtimi reciproke. Komunikimi eshte nje mjet shume I dobishem ne qdo lidhje nejrezore dhe ne veqanti ne lidhjet dashurore. Keshtu qe, keni besimin ne veten tuaj, vlerat, parimet tuaja dhe do te shihni se ju jeni person qe keni gjera te perbashket me te dashurin tuaj dhe te perpiqenio sebashku ta mbani lidhjen tuaj. Derisa keni gjet mirekuptimin e babait tuaj, juve ju mbetet te vazhdoni procesin shkoolor te keni sukses dhe te keni nje te ardhme te mire. Por kjo arrihet me pune dhe perkushtim.

  2. Psikologu says:

    Tung e nderuar. Pershkrimi qe ke bere eshte goxha konfuz. Ti si duket ke biseduar me babain dhe ia ke bere me dije indirekt se je e interesuar per nje lidhje serioze, n’anen tjeter po ndihesh se poqese i tregon babait qe ke nje te dashur, ti do ta zhgenjesh babain, apo jo? Ulu bisedo serish me babain. Po thua qe eshte nje karakter goxha i rende per te folur me te por perpiqu. Tregoji se pikerisht qe ti e respekton babain ke vendosur t’i tregosh se ti e ke nje te dashur. Ti po thua qe po ndjehesh se nuk e ke vemendjen e plote te te dashurit? Por, a e ka i dashuri vemendjen tuaj te plote, teksa ti hamendesohesh se a te vazhdosh me te apo ta nderpresh? Nje bisede e sinqerte me babain do te te hapte rruge shume.

  3. lover says:

    faleminderit shum,sidomos fjalia e fundit mka bo me mendu begi shum po puna osht qe un si kom tregu babit per t’dashur as indirekt as n’asni mnyr po prap se prap besoj qe aj dyshon qe tpakten un jom tu u ndje e dashurume a qka po di..kom me provu naj qysh me fol me to per qet qashtje edhe kisha dasht me cek qe tash i kom sqaru do sene met dashurin edhe i kom tregu qe pom mungon vemendja e tij edhe e kuptova qe aj ka mendu qe nese bohet pak a shum indiferent un veq ma shum kom me dasht po faktikisht ja bona me dije qe so qashtu.Kisha pas deshire me kontaktu me juve ”psikologu” n’net ,kom nevoj po puna osht qe sy me sy nuk kom bisedu kurr me askend per disa probleme qe m’mundojn shume..

  4. Psikologu says:

    E nderuara lexuese. E verejta qe pergjigja juaj e dyte ne teme ishte postuar gabimisht tek nje pyetje tjeter, po sido qofte une e lexova aty. Me vjen mire qe porosia ime te ka hyre ne pune sado kudo, sepse je ti ajo ne fund te fundit qe do ta ”drejtosh timonin” nese mund te shprehem keshtu. E keqja e njerezve eshte qe ata ngujohen ne nje forme te te menduarit dhe natyrisht qe brenda asaj forme nuk shohim rrugedalje, por ja qe ka me mijera e mijera forma te te menduarit, forma me te cilat njeriu eshte ne gjendje t’i sheh perspektivat per jeten e vet. E pash qe nuk paske pasur kurre nje kontakt sy me sy me nje keshillues apo psikolog. Nuk ke fare pse te ndjehesh ne siklet. Psikologu eshte si cdo njeri tjeter, por ne kete rast eshte nje njeri te cilit duhet t’i besosh dhe cdo gje qe flitni me te mbetet mes juve dyve, eshte kjo etika e psikologut. Te kisha sugjeru qe te kontaktosh njerin nga psikologet qe gjinden ketu ne listen e ketij forumi dhe t’i pyesesh ata per mundesine e takimit te drejteperdrejte, sepse ne Kosove ka psikolog keshillues te cilet i keshillojne njerezit. Nuk ka asgje te keqe. Eshte njelloj sikur kur te dhemb koka te shkosh te mjeku dhe ai te jep nje aspirin ose te keshillon te dalesh ne ajer te paster. Mbesim ne kontakt.

  5. mendoj se says:

    mendoj se nuk duhet ta zgjenesh prienderit , pasi qe ata te konsiderojne si vajz te zgjuar, e di se e do ate person por mundohu qe te flashesh me baban, pasi qe ai qenka karakter i rende tregoi se pari mamas dhe thuaji qe ti thot indirekt per ty diqka dhe ta shtyj qe te pyes ty ne lidhje me ndjenjat e tua, BESO NE VETEE mund tia dalesh

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: