Frike

Frike

Pershendetje po ju shkruaj per te treguare nje ngjare nga jeta ime qe po me ndodh. Ne mua eshte dashuruar nje djale ka nje kohe qe dal me te ai me thot qe nuk di se qfare nuk do beje per mua , por une aspak nuk i besoje nga njehere kam frik edhe te rri me te nga fjalet qe mi thot ,nuk di pse po me ndodh kjo mua ai edhe qan para meje dhe thot se cdo minuta qe une nuk jam me te eshte humbje kohe per te .Do te kisha dashure nje pergjigjie pasi nuk di qfare te beje pse eshte kjo frik te une dhe une dua ta le.

Një koment për “Frike”

  1. Ajete Kerqeli - Psikologe says:

    Përshëndetje Hëna,

    Faleminderit shumë që ke zgjedhur shërbimin tonë për të ndarë brengën tëndë. Nga kjo që ke shkruaj më ke lënë të kuptoj që je duke kaluar në periudhë shqetësuese për ty meqenëse nuk di si të veprosh në raportin me djalin që është i dashuruar në ty. Andaj të përgëzoj për kurajon që ke gjetur për të na shkruar dhe për tu marrë me këtë cështje. Kjo tregon që ti je e gatshme dhe ke vullnetin e duhur për të punuar me veten dhe për të bërë ndryshime pozitive.

    Nga kjo që ke treguar, ju nuk dini si të veproni në raport me djalin që është dashuruar në ty dhe se frikësoheni nga qasja e tij si dhe nuk i besoni. Hëna do të sugjeroja fillimisht që ta eksploroni këtë gjë së pari në raport me veten. Si ndjeheni ju për djalin? A jeni e dashuruar në të a po vetëm po e konsideroni për faktin që ai ka ndjenja për ty?

    Është tejet e rëndësishme që ta kuptoni se si ndjeheni ju në raport me të. Nëse eventualisht e kupton që edhe ti ke pëlqim për të, atëherë ju ftoj që ta eksplorosh atë se çfarë të bën të mos kesh besim në të ose edhe të frikësohesh nga qasja e tij dhe fjalët që përdorë për të përshkruar mënyrën se si ndjehet për ty. Hëna sugjeroj që ta merrni këtë gjë me hapa të ngadaltë . Provoni edhe të bisedoni me djalin për atë se si e shihni ju këtë lidhje, cfarë janë pritjet e juaja dhe si e mendoni të ardhmen tuaj. Në këtë mënyrë do ta keni mundësinë për të parë nëse ju keni pikëpamje të njejta për këtë lidhje sepse kjo është shumë e rëndësishme, para se të përfshiheni edhe më shumë emocionalisht.

    Shpresoj Hena të të kem ndihmuar sado pak me këtë përgjigje. Na shkruaj pa hezitim për këtë apo ndonjë shqetësim tjetër.

    Mirëmbetsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: