Frika nga gjerat qe i bej

Frika nga gjerat qe i bej

Pershendetje desha te mar pergjigje prej juve per gjendjen qe po me ndodh.kam frik nga gjerat qe i bej punoj me kerre edhe pse e di qe i bej mir kam frik nga ajo se qfar po bej e di qe i bej te gjitha mir sepse jam qe 7 vite me ket pun por degjoj fjal te tjerve
Ju lutem me flisni pak se qfar te bej

Një koment për “Frika nga gjerat qe i bej”

  1. Emine Doda says:

    Pershendetje Faton,
    Te falenderoj qe na ke shkruar, Nga ajo qe ke shkruar ne letren tende po kuptoj qe po ndjehesh i
    pasigurte ne gjerat qe i ben, e posacerisht ne punen tende. Edhepse e njeh punen dhe ke pervoje,
    duket qe ajo cfare te thone te tjeret po vepron me fuqishem mbi ty se sa ajo qe ti beson per veten.
    Shpresoj ta kem kuptuar mire!
    Faton, secili prej neve kohe pas kohe kemi nevoje te aprovohemi nga te tjeret, ne kuptimin qe nje
    fjale e mire per punen tone ose per neve, nje gjest qe tregon qe dikush po beson ne ty, eshte
    gjithmone e nevojshme. Poashtu secili prej neve kemi nevoje te kemi te pakten nje person ne jete
    ku ndihemi te sigurt, te ndegjuar dhe ku mund te besojme qe sugjerimet per nevojat tona do jene
    te sinqerta. Mirepo nese i ndegjon te tjeret, persona te cilet nuk te njohin, dhe te cilet nuk jane
    kompetent ndoshta per te komentuar per ty, vetem se do behesh me konfuz ashtu sic edhe po
    ndjehesh tani.
    Askush nuk mund te te njohe ty me shume sec e njeh ti veten. Pastaj, asnjeri nga ne sjemi perfekt
    dhe nuk i dijme te gjitha, secili i kemi pasigurite tona qe na percjellin dhe te cilat ne fund te dites
    duhet t’i zgjedhim vet.
    Nese ti ke pervoje shtate vjecare ne punen e caktuar, nese e njeh mire punen atehere nuk duhet te
    lejosh asnje te te tregoj dhe te krijoj pasiguri tek ti per kete gje. Nese nuk mund ti thuash jo dikuj,
    atehere te pakten injoroji komentet dhe mos lejo qe keto te depertojne tek ti.
    Shpresoj ta kem kuptuar mire shqetesimin tend, dhe shpresoj te te kem japur keshillat e
    nevojshme. Mos hezito te na shkruash perseri sa here qe e ndjen te nevojshme.
    Gjitha te mirat per ty!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: