forme e ankthit

forme e ankthit

Pershendetje i/e nderuar, fillimisht ju falenderoj per mundesin qe na ofroni per te shprehur shqetesimin tone. Une jam 26 vjece dhe gati 1 muaj po vuaj nga dicka e çuditshme. Nuk e di se a eshte forme e ankthit apo cfare, hera e pare qe e kam pasur kete problem ka qene nje lloje dridhje ne pjesen e kokes mbrapa dhe ne qaf, rrahje te shpejta te zemres dhe siklet ne trup dhe kjo ka qene pas nje fjalosje te vogel me nje kolege ne pune. Hera e dyte ka qene gjate nje prezantimi para mases, diku 15minuta kam prezantuar pa problem mirepo pastaj me filloj nje dridhje e lehte ne komplet trupin, mbrapa kokes dhe nuk mundesha te koncentrohem ne ate qe isha duke thene, vetem dola jasht, pushova dhe kaloj. Pas kesaj te fundit me ka ndodhur edhe 2-3 here tjera brenda 1 jave dhe pastaj nuk kisha mundesi as te dilja jasht shtepise dhe as te vinte ndonje person tek ne per 3 jave, sepse ne momentin qe u perballsha me dike jashta familjes, me ndodhte e njejta gje (dridhje, shtrengim koke mbrapa, mosmundesia per te folur, shtangim i duarve dhe kembeve). Tani kam filluar te dal ne market, me shonqin e ngusht, simptomat jane zbutur pak mirepo e vetmja gje qe me ka mbetur eshte se kur po dal me shoqni ose ndonje familjar, disa minuta po jam mire mirepo duke biseduar e shoh qe kane filluar te me shtangohen pak ekstremitet, ushtima ne vesh, nje dridhje shume lehte qe une e ndjej ne trup dhe nuk mund te fokusohem ne bisede. Sado qe nuk largohem nga vendi, prap vazhdoj me qene njejt, dmth nuk po largohet dhe po me zgjate me ore. Ju lutem a me tregoni se cfare eshte kjo gjendje e imja? Cfare mendoni?

2 komente për “forme e ankthit”

  1. Pershendetje,
    Te falenderoj per pyetjen. Do me ndihmonte te kuptoja me shume nese mund t’i pergjigjesh pyetjeve te metejshme: Ky shqetesim ka filluar para 1 muaji, arrin ta lidhesh me ndonje ngjarje ose ndryshim tek ty me fjale te tjera pse pikerisht tani? Ke pasur shqetesime te tilla ose te tjera me perpara? Ne momentin qe ndjen sikletet fizike, cfare mendimesh apo emocionesh ke? Cfare ke bere deri tani per kete situate? Mendoj qe mund te jete nje forme ankthi social dhe ne kete rast hapi i pare eshte te kuptohet me specifikisht nga vjen dhe niveli i tij e me tej trajtimi mund te jete psikoterapeutik ose
    medikamentoz ose te dyja ne varesi te efektit qe ai ka ne jeten tende.
    Te uroj me te mirat,
    Azra

    1. Forme e ankthit says:

      Fillimisht faleminderit shume per pergjigje. Periudha para se te me paraqitet problemi  3-4 muaj kam qene e ngarkuar psiqikisht ( stres shume i madh ne pune dhe stresi me i madh ka qene semundja e nje personi shume te afert, ku gjate kesaj kohe jam perballur e vetme me mjeket qe dyshonin per semundje te rrezikshme, pra tri here brenda nje jave kam pritur jasht zyres disa ore per te me treguar lajmin se cfare dyshonin. Gjithashtu para 7 viteve kam vuajtur nga ankthi ama jo ankthi social, athere  ka qene ndryshe, me ka kapur sikleti mirepo pas disa minutave me eshte larguar, ndersa tani nuk e kam ashtu shume si heren e pare,  vetem se  kam shtangime te ekstremiteteve, bllokim ne koke sa qe nuk mundem as ti degjoj te tjeret ka flasin  as te flas vet, me kap si siklet dhe me vije te largohem nga vendi. Heren e pare e kam tejkaluar vet duke lexuar rreth teknikave te ankthit ndersa tani nuk po e di se a te drejtohem tek psikologu per psikoterapi apo te beje ndonje fotografim te kokes ( nuk e di, vazhdimisht me sillet ne koke qe kam ndonje demtim ne tru apo ndonje semundje te keqe  dhe se nuk me kryen pune as psikologu)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: