fobia

fobia

Te nderuar,ka nje kohe qe kam nje hall me vajzen time 3 vhet e gjysme.Ajo nkopsht eshte frikesu nga nhe film per femije te titulluar,,mamadhia,,tash aq shume ju ka fiksu kjo.frike sa qe ju ka bo fobi TV ,asnjehere ne prezence te saj nuk shikojme TV po nuk don as me pa me sy ku do qe shkojme,ju lutem si te veproj?

         

Një koment për “fobia”

  1. Arbnora Ismaili - Psikologe says:

    Përshëndetje Ida, se pari te faleminderit qe ke ndare me ne shqetësimin tënd.

    Siç ke shkruar, kuptohet se vajza juaj është frikësuar nga filmi i shfaqur ne tv dhe qe tani nuk dëshiron te shoh as tv duke I asocionuar asaj friken qe iu ka krijuar. Zakonisht ne këtë moshe fëmijët frikësohen nga gjerat qe nuk bazohen ne realitet si p.sh. frike nga përbindëshat. Si duket ky film qe ka shikuar ti ketë krijuar asaj një imazh te tille. Është e rëndësishme qe ju si nene ti përcillni edhe gjendjen e saj ne përgjithësi si p.sh.: nëse behet impulsive, nuk ka përqendrim ne aktivitete, problem me gjumë apo te ushqyer, koke dhimbje apo simptoma te tjera qe kryesisht lidhen me ankthin.
    Është e rëndësishme qe te flisni me vajzën tuaj, dhe bisedën te përshtatni për moshën e saj duke u munduar qe ti shpjegoni se ka qene një film i cili nuk do te shfaqet me dhe qe ka edhe programe te tjera me muzike apo diçka çka ajo pëlqen. Mos provoni qe edhe ju se bashku te injoroni apo mos provoni qe edhe ju ti bashkëngjitëni frikës se sa, sepse kështu vetëm se do te përforconi friken e saj , ju si familje mbani qëndrimin tuaj. Jepni mbështetje kur jeni para tv . Është e rëndësishme qe gradualisht vajza juaj ti ekspozohet frikës, nen mbikëqyrjen tuaj. Ndoshta gradualisht duke filluar ti ekspozoheni mjeteve te tjera elektronike, si tel, tablet apo kompjuter, kështu gradualisht deri sa te vini tek ekspozimi ndaj tv, duke provuar qe për pak minuta ta mbani ndezur.

    Ne se gjendje e vajzës suaj vazhdon te mbetet e njëjte atëherë kërkoni ndihme tek profesionisti përkatës.
    Gjithë te mirat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: