fiksimet ne kokë

fiksimet ne kokë

pershendetje jam nje djal 18 vjeqar.kam 1 problem se fiksohem me gjera koti.Keto dit po ben gati 1 muaj me eshte fiksuar se cdo gje qe bej edhe pse e di qe po e bej me vetedije me fiksohet sikur jam ne enderr po me shqeteson shum kjo gje.Me ekzaktesisht nqs i ka ndodhur kujt qe kur ndodh dicka ti duket si e pabesueshme kjo eshte pikerisht si ndjehem un.Kjo gje nuk ndodh ne kohet kur merrem me aktivitete fizkike kur luaj sepse me largohet nga mendja ndersa kur me vje ne mendje kaloj ne gjendjen qe permenda me siper.
Faleminderit nqs me ndihmoni

         

Një koment për “fiksimet ne kokë”

  1. Pershendetje dhe faleminderit qe keni kontaktuar me faqen tone.
    Duke u nisur nga ankesat e paraqitura nga ana juaj duket sikur po largoheni nga kontakti me realitetin . Do ju rekomandoja qe sapo te keni.mundesi te beni nje interviste me nje mjek psikiater per te pare pak me thelle problemin qe ju shqeteson. Ne qofte se keni mundesite te evidentoni nje problem ne fillim te hershem gjasat jane qe edhe nderhyrjet te jene minimale dhe shume eficiente.
    Gjithe te mirat,
    Dr.Mirela Gokaj

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: