Fiksimet

Fiksimet

Doja ta dija si mund ti heq fiksimet ? Kam aq shum fiksime nkok saqe sboj dot muhabet kur fillojn fiksime me lodhet aq Shume koka saqe fillon nje stres i madh dhe me dhemb koka … dhe i besoj kto fiksime …Kam shku te nje psikiater kam mar ilace po prap sbojn efekt

Një koment për “Fiksimet”

  1. Veronika Duci says:

    Përshëndetje dhe faleminderit që na shkruajtët!

    E mirëkuptoj faktin se të pasurit e mendimeve dhe “fiksimeve” vazhdimisht duhet të jetë e lodhshme për ju.

    Me aq sa keni shkruar këtu, nuk jam e sigurt për natyrën e këtyre fiksimeve që të mundem t’ju japë një këshillë sa më të qartë.
    Nëqoftëse ju jeni vizituar te një psikiatër dhe jeni duke marrë ilaçe, të cilat nuk kanë efekt, do ju këshilloja që të kontaktonit përsëri me psikiatrin për t’iathënë këtë gjë.

    Ose mund të rishkruani këtu, duke përshkruar se çfarë përmbajtje kanë këto

    fiksime, sa shpesh i keni, kur kanë filluar, çfarë ilaçesh merrni etj.

    Gjithe te mirat,
    Veronika

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: