Fiksime problem psikologjik

Fiksime problem psikologjik

Pershendetje kam 3 jav qe kam bere kete pyetje shpresoj kete radhe te me ndihmoj dikush.
Kam dy vite nje hall me nusen time qe ne asnje menyre spo na lejon te vazhdojm jeten si duhet, nusja ka fiksime qe e pengojn me vazhdu jeten normale. Dy vite nga pamundsia ekonomike per te vizituar nje psikolog jeta ka qene e tmerrshme, nuses i eshte fiksuar ne mendje se gjithqka cfar ka te bej me motren e saj i sjell bakter ne mendje dhe sa here qe ka te beje me motren e saj dhe familjen e saj ajo del nga vetja dhe cfar duhet te bej qe ta heq kete mundim nga mendja eshte te laj duart nja 2 ore, kjo i ka sjell urrejtje edhe tek motra e saj edhe pse nga brenda ne zemer nuk e ka ate urrejtje. Te lutem nese ka mundsi te me tregoni si te veproj sepse kam verejtur qe kjo gjendje i ka shkaktuar shum deme psikologjike dhe gjithkohen thot qe jam lodhur nga jeta nuk vazhdohet keshtu me mire te vras veten.

Një koment për “Fiksime problem psikologjik”

  1. Mr. Sci. Dr. Shukrie Statovci - Psikiatre says:

    Përshëndetje

    Ju faleminderit që keni zgjedh portalin tonë .

    Ju keni përshkruar gjendjën e nusës tuaj , gjendje kjo që duket që po shkon duke u rënduar dhe po dëmton përditshmërinë e saj dhe të familjes tuaj në përgjithësi.
    Ju keni përmendur pamundësinë ekonomike si shkas për të mos e vizitu profesionistin por une ju sugjeroj që të e bëni këtë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse gjendja qe e keni përshkru nuk mund të tejkalohet vetëm apo përmes formës së shkruar.

    Konsultohuni me psikiatrin dhe përgadituni për një periudhë më të gjatë trajtimi me muaj ndoshta edhe vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: