Fëmijë -Hiperaktiv

Fëmijë -Hiperaktiv

Përshendetje ,
Deshta tju pyes për një qështje të cilën jam duke u shqetësuar , kam djalin është 7 vjeqar ka lindur parakohe,zhvillimi dhe proceset e rritjes janë krejtësisht normale por që veqohet që është hiperaktiv (Bene rrëmuj ,thyen,bërtet shumë,nuk ka oreks fare ,asnjeher nuk pushon vetem vrapon ,nuk shkon as ne kopshtë, i thyen të gjitha lodrat etj.. ),tjetër veqori është që është shumë nërvoz dhe prej saj ndikon që e kafshon gishtin e tijë (shkak që e ka dëmtuar edhe lëkurën e gishtit tregues).
Unë e kam vizituar psikologun dhe nga testet ka rezultuar se gjithqka është në rregullë por vetëm se është hiperaktiv dhe me këshilloi ti mbaj disa terapi stimuluese me psikologun për 3 herë në javë , dhe kështu që ka 4-5 muaj që jam duke e derguar por rezultatet janë shumë të pakëta .
Shqetësohem për kete fakt ,ju lutem nëse dikush nga ju ka njohuri për ketë dokuri apo për ndonjë psikolog të aftë në Kosovë të më njofton presë përgjigje nga të gjithë.
Faleminderit paraprakishtë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: