Fejesa

Fejesa

Pershendetje,
Une quhem Engjellushe dhe jom 18 vjet. Une dhe i dashuri im po kemi qef mu fejuar. Na i kemi 3 vite duke folur. Kam dal disa her me at djalin dhe shum me pelqen. Une po du mi tregu prindeve te mi per sa her qe e provoj nuk ja dal dot. Shum jom e frikshme per qka do ndodh. Nese keni mundsi me ndimen tuaj me tregu qka me ba isha gzu shum.

Një koment për “Fejesa”

  1. Emine Doda says:

    Pershendetje Engjellushe,
    Faleminderit qe ke besuar ne sherbimin tone dhe qe na ke shkruar. Provo te flasesh dhe ta drejtosh biseden me prinderit e tu ne ate menyre qe biseda mos te marre kahje te aprovimit apo pajtimit por ma shume te jete nje bashkebisedim rreth ketij vendimit tend. Do te thote, mos prit nga prinderit te te thon ben ose sben kjo gje, por me shume kerko nga ata mendim rreth kesaj teme. Prandaj paraprakisht rimendoje ne mendjen tende edhe njehere vendimin tend, paramendoje ne te ardhmen tende si do ndikoje ky vendim, nese tash eshte momenti I duhur te fejohesh, nese e njeh mjaftueshem djalin ne fjale, dhe pastaj keto mund t’I diskutosh edhe me prinderit e tu. Hamendesoj qe prinderit e tu do hezitojne te pranojne qe ti deshiron te fejohesh pershkak te moshes te cilen e ke, prandaj mendoje argumentin tend ne lidhje me kete. Mos harro qe prinderit gjithmone e deshirojne me te miren per femijet e tyre, andaj pranoje me lehtesi secilin koment qe ata mund te ken rreth temes.
    Shpresoj qe letra ime te te kete ndihmuar sadopak. Na shkruaj perseri nese e ndjen te nevojshme. Gjitha te mirat per ty!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Na përcjellni edhe në: