FAKULTETTI

FAKULTETTI

Pershendetje,po filloj menjehere me pytje qe tmos ju llodh fort.Problemi i i vetem eshte qe kam probleme ne te mesuar,lexoj gjith diten po thuaj 10 ore ne dit,veqanerisht ne ket periudhe te provimeve lexoj kaq shum por arrij te mbaj mend shum pak gjera,kam kokedhimbje te tmerrshme gati qdo dite,kam provuar te mjekohem por mjeket me kan thene qe e kam nga nervoza dhe me kan dhene nje terapi me tableta qetesues tcilet i perdora por pa sukses edhe me shum harroja dhe nuk isha ne gjendje te mbaja mend mesimet tcilet i lexoja ndoshta me shum se 20here,mundohesha me qdo kusht te koncentrohesha ne librat dhe koncentrimin e arrija me sukses,edhe sot koncentrohem shum dhe e qetsoj vehten ne qdo menyr,por edhe athere kur ja e qeet pa kokedhimbje sarrij dot tjem e suksesshme ne provime.Kjo gje me se shumti me ben te turperohem ne familjen time dhe druaj se jam pak shum intelegjente.Esht deshira ime e vetme dhe koha e fundit te arrij sukses ne provime qe tzbardh fytyren familjes sime qe tkrenohen me mua,sdi nga tia mbaj sinqerisht kerkoj ndihme nga ju.Nuk kam te dashur qe t mbaj mendet tek ai dhe as qe dashuroj dike qe tme jet ai penges ne mesime dhe sukese tcilat druaj se do te arrij ndonjeher.Turperohem edhe ne fakultet nga koleget edhepse eshte viti i pa qe studioj Psikologji,gjer tani kam hy ne 3 provime ku njeren kam mar note 9,tjetrin kam apstenuar per shkak te mos sigurise sime dhe ne provimin e trete skam arritur dot as te kaloj.Ndjehem shuuuuum e deshperuar jo per veten time por per familjen time,dua tjem e suksesshme vetem per familjen time dhe vellaun i cili me financon nga jashte dhe me me mbulon shpenzimet dhe plotson teket e mia pa pertes.Skam dot fytyre te dal para syve te tyre nese nuk arrij te mar neser nje kalueshmeri dhe nje note te larte qe kam provim ne PSIKOLOGJI TE PERGJITHSHE ku njera nga ekspertet tuaj eshte dhe Asistentja ime e perzemert dhe e dashu qe ka kohe qe se kam takur per tcilen edhe jam permalluar.Ju pershendes dhe pres pergjegjien tuaj se shpejti..QTE BEJ?Me ndihmoni ju lutem…

         

12 komente për “FAKULTETTI”

  1. Florim Gallopeni - Psikolog says:

    Përshendetje GonaJu shpjegoni mjaftë mirë brengen që ju keni, arritja e rezultateve të mira në studimet që ju jeni duke bërë, por Brenda kësaj brenge po fshihen edhe disa brenga të tjera të cilat ndoshta mundë të jenë me tepër pengesë për ju se sa motiv për sukses. Në psikologji rendësi më të madhe i ipet individit, fillohet nga individi për të bërë të ndihet mirë dhe duke funksionuar mirë si individ, do funksionoj mirë dhe familja e pastaj dhe shoqëria. Dhe fokusi juaj duket sikur keni shpjeguar se është familja, të mos dëshproni familjen, të ndihen mirë familja, e kështu me radhë. Së pari do ishte mirë të filloni nga ju nga vetja, që ju të ndiheni e qetë ju të ndiheni mirë, ju të mos dëshproheni. Familja kupton dhe suksesin jo të knaqshëm, të fëmijëve të tyre, dhe ata janë mbështetje për ti tejkaluar edhe më të voglin problem. Ju duhet të fokusoheni tek vetja juaj, është mjaftë përparësi e madhe se ju mundë të koncentroheni, nëse ju arrini këtë, pastaj procesi i të mësuarit është shumë më i lehtë, ju do ishte mirë që të mësuarit të mos matet me orë sa gjatë, është me rëndsëi që të mësoni aq sa mendoni se jeni efektive në të mësuar. Në momentin që ndjeheni e lodhur dhe keni nevojë për pushim ju duhet të pushoni që të ndiheni e gatshme gjatë kohës së mësimit të jeni e gatshme që atë që lexoni të kuptoni, tani më studimet kan koncept tjetër nga të mësuarit në shkolla, në studime provo të kuptosh atë që lexon dhe kjo lehtëson dhe riprodhimin e asaj që ju mësoni. Të mbajturit mendë e materialit është më vështirë se sa të kuptuarit e tij kështu që provo që të kuptosh që të kesh më lehtë në riprodhim. Ju keni filluar me kalimin e provimeve, prandaj le të jetë ky motiv dhe keni besim në veten tuaj se mundë të arrini atë që doni, por mos harro arrini atë që ju doni, në momnetin që ju ndjeheni mirë atëherë dhe të tjerët që ju duan do ndjehen mirë. Kjo dozë e humbjes së sigurisë dhe besimit në veten tuaj është dhe arsye e fillimit të provimeve, atrsesi, nevoja për të treguar cilësit tuaja etj mundë të kenë ndikuar negativishtë tek ju. Por ju besoni në veten, angazhohuni, dhe mos lejoni që të ju ndal asgjë në synimet tuaja.

  2. Florim Gallopeni - Psikolog says:

    Përshendetje GoneSë pari më vjen mirë që keni vendos te shkruani prap, dhe te shpaloseni ate qe mbani ne vehten tuaj, poashtu ju inkurajoj qe gjithmon te flisni ate qe ju keni nevoj per ta thënë, është mjaftë e rëndësishme që tani keni treguar se cili është shkaku i brengës tënde. Ne do provojmë të mos sygjerojmë por do të provojmë të përkrahim deri në maximum që ju të ndjeheni mirë dhe të tejkaloni qdo breng gjë keni. Mosha në të cilën ju keni filluar të ndjeni për djalin dhe krijimi i nji lidhje me të ka qenë mosha 16 vjeqare, mosha e adoleshences, moshë mjaftë e ndjeshme ku gjatë saj ndodhin ndryshime të shumta ku me theks të veqant ato biologjike dhe psikologjike, dhe kjo periudhë e jetes sjellë dhe eksperiencat e veta, gjatë kësaj moshe qëndrimet, ndjenjat proceset kognitive jo gjithmonë janë të qënrueshme për shkak të paqëndrueshmerisë që shkak i saj është ndryshimet që ndodhin brenda personit. Dhe tani ju tash e pes vite mbani në vehte këtë qështje duke e ruajtur si një gjë të rëndësishme për ju! Ndryshimet që vijnë për shkak rrethanave të ndryshme, jo gjithmonë ndikojnë pozitivishtë tek njerzit, dhe ju treguat për eksperiencen tuaj, të shkurtër disa muajshe, të përjetuar në një periudhë jetësore të ndjeshme. Eksperiencat që ndodhin tek njerzit dhe në rastin tuaj në këtë rast, janë eksperienca që nuk është e domosdoshme të harrohen, e rëndësishmja e tërë kësajë është që ato eksperienca të mos lejohen të ndikojnë negativishtë në jetë. Së pari do të inkurajoja që të vendosësh për veten duke u sqaruar me veten se cilat janë advantazhet, nëse ju edhe tani mendoni për rrugët të cilat do të qonin në një eksperiencë më ndryshe, por pa qenë e sigurtë se do arrije atë që e mendoni se do arrinit, dhe poashtu për disadvantazhet e saj. Gjërat të cilat ndodhin në jetë duhet nënkuptuar dhe duhet krijuar mekanizmat të cilët ju gjeni arsyen dhe kuptoni që jo gjithmonë ndodh ashtu si mendohet. Ju në bazë të asaj ëq shpjegoni, arsyeve të paqëndrueshmerisë së lidhjes, keni mjaftë hapësirë që ju të gjeni se ky vendim mundë të ketë qenë i duhuri, tregoni për zënkat mes jush, për shkak mundësisë së mashtrimeve nga djali, cekët pasigurinë tuaj ndaj tij, mosmbajtjen e premtimit, të tëra këto do jenë arsye të qarta që ju të ndjeheni e lirë dhe komplet e paster në atë që keni bërë dhe në kërkimin e mundësive të reja dhe reale për të ardhemn e afërt dhe në vazhdim. Të tëra këto vite të mbajtjes afër në mendje mundë të kenë qenë ngarkesë për ju dhe influencues të pasigurisë për krijimin e raporteve të reja, e kaluara nuk duhet ta mbaj peng dhe ta pengoj në asnjë mënyrë të ardhmen. Ju mundeni dhe ndjene veten të gatshme që të jepni secilit njeri atë që meriton dhe asgjë më tepër, dhe as vëmendje mos i jep më tepër se sa meriton.

  3. Florim Gallopeni - Psikolog says:

    Pershednetje GonaSë pari do ishte mirë që të fillosh të mendosh rreth anëve pozitive dhe negative që mundë të sjellë të menuarit në mënyrë të tillë, rreth të ardhmes suaj, dhe ndikimin e të kaluarës suaj në të ardhmen, është mjaftë e rëndësishme që ajo që vendosë të bëshë të bëjë të ndjehesh mirë dhe të filloshë të jetoshë për veten tuaj,dhe për të ardhmen tuaj. Të lejoshë të kaluarën të determinoj të ardhmen ndoshta edhe smundë të jetë zgjedhja më e mirë. Prandaj do ishte me peshë dhe me rëndësi sikur ju do angazhoheni me aktivitetet e përditshmërisë. Qështjet që ju keni ngritur janë të shumta dhe kërkojnë diskutim dhe efektin shumë më të madhë do ketë, takmimi direktë. Këshillimi përmes internetit nuk zavendësonë këshillimin direkt dhe ballë për ballë, andaj ne do të rekomandonim dhe do sygjeronim që kontakti direkt me profesionistët e shëndetit mendorë në qendrat e shëndetit mendorë do ju ofronin mundësi më të mëdha për të shprehur atë që është brengë e juaja, dhe të keni mundësi të merrni shërbime direkte.

  4. Florim Gallopeni - Psikolog says:

    Përshendetje Motivi për të jetuar, është mjaftë i rëndësishëm, dhe ky motiv i juaji do ishte mirë që përveq, që ju kujdeseni për të mos lejuar që të bësh të vuash të tjerët, për ju në këtë rastë nënën tuaj, do ishte mirë që të mendoni dhe të gjeni poashtu motiv dhe përbrenda jush, që padyshim ekziston. Besimi juaj se jeta juaj nuk vlen për ju, do ishte mirë që të mendohet mirë, ngase nuk mundë të mbështeten shpresat, mundësitë dhe kënaqësitë e jetës tek një person, dhe nuk duhet lejuar mundësinë që një person të ketë ndikim sa që të humbë motivin për arritjet në jetë, për kënaqësitë që mundë ti sjell jeta. Nëse nuk ke motiv për aktivitete të përditshme, për mundësitë që të ofrohen, do ishte humbje dhe e pavlerë nëse nuk fillon të mendosh dhe të shfrytëzosh qdo mundësi që të ofrohet, dhe duke u angazhuar në krijimin e mundësive që sjellin kënaqësi në jeten tuaj.

  5. Florim Gallopeni - Psikolog says:

    Përshendetje Duke lexuar me kujdes, dhe duke parë brengat që ju parashtroni, duke shpjeguar ato për rrjedhen e tyre dhe për ndikimin e tyre në jetën tuaj, së pari mendoj që do ishte mirë që të fokusoheshit në ato ngjarje të cilat kanë ndikim dhe janë më të nevojshme dhe afatgjate. Ju cekët se keni marrur një lajmë të rëndësishëm nga mjekët për shëndetin tuaj, dhe brenga juaj më e madhe duket të jetë në bazë të letrës suaj se si të zgjidhesh dhe si të vendosësh marrdhanjët stabile me personin që ju doni, do ishte më e arsyeshme dhe më përfituese për ju sikur fokusi të jetë përmirësimi i shëndetit, dhe njëkohësisht të gjindet burimet e ndjenjave reale ndaj personit që ju doni. Është mjaftë e rëndësishme fakti që ju ndjeheni mirë në prani të djalit dhe raportet tuaja mundë të jenë të qëndrueshme me angazhimin tuaj në këtë raport që keni dhe përkushtimi reciprok do mbaj funksional këtë lidhje. Fokusohu në prioritetet dhe në gjërat që juve ju bëjnë të ndiheni mirë.

  6. Florim Gallopeni - Psikolog says:

    PërshendetjeJu kërkoni të ju themi se duhet apo nuk duhet treguar personit të cilin ju e doni, është e qartë që ju duhet të vendosni për atë e cila do ju bënte të ndjeheni mirë tani, dhe për një kohë më të gjatë, nëse ju keni thënë që në momentin që ju i tregoni personit që doni ai sdo ju dojë më atëherë kjo nënkupton që do ju bënte të ndiheni keq larg tij kshtu që ju mbetet ju të vendosni të shpreheshit për atë që ju bënë të keni dëmin më të vogël për jetën tuaj dhe ndjenjat tuaja.Por para se gjithash do ishte mirë për ruajtjen e balancit të ndjenjave tuaja, që të kjartësoni dhe vlerësoni realishtë raportet e juaja të padefinuara deri më tani me personin që ju thoni se e doni. Fokusi juaj të jetë në anën praktike dhe reale të jetës suaj në mënyrë që tu iket dilemave të reja dhe në të njëjtën kohë tu ipet prioritet zgjidhjes së qdo dileme rreth ngjarjeve që po ndodhin tek ju.

  7. GONA PRISHTINE says:

    Pershendetje.Falemnderit per durimin dhe keshillat tuaja.Te them te drejten Fakulteti nuk eshte e vetmja breng imja,por sikur te filloj tshpalos qdo gjje do mduhet koh e gjate per tnxjerr brenda vetes shum gjera dhe ndhodhi te miat tcilat brenda meje hapen plage.Qdohere kur kam dashur te nxjerre brenda vetes ate qe ndjeja dhe brengat e mia qe baja brenda vetes me vite te tera ishte e pamundur te hasja ne njeriun e duhur,madje edhe nese i drejtohesha ndonje antari te familjes sime ishte e kote,ata jo vete qe me fajsonin per met voglen gje,jo vetem qe sme degjonin qfar flisa un por as nuk me lejonin ti nxirrja ashte falet e shkreta tcilat tashme brenda meje kan hapur plage te thella dhe te pasherueshme.E gith ajo qe dua te them eshte;edhe nese nuk di tshprehem,edhe nese flas gjera te parendesishme,edhe nese eshte i gjith fai im,ju lus te degjoni dhe tmos msugjeroni me te hesht,ngase e nuk undem,mjaft i ka bartur pas vete tash 5vite gjith keto marrezira.Aq me ben edhe nese e kuptojne e gjith bota tkaluaren time,tashme ja lodhur nga qdo gje dhe me nuk mundem.Nuk do te pranoja nga ju ne as1menyre tme beni qejfin dhe tme thoni se”Nuk eshte faji yt”edhe atehere kur un ka faj vete per tme qetsuar mua dhe per tmrritur besimin tek vetja.Ju lus tjeni tdrejt me mua dhe tme thoni ate qe mendoni qoft edhe nese e lendon.KALOJ NE TEME:Edhe une si 99% e femrave te gjenerates sime u dashurova ne 1djale ku edhe gabova shum!Isha vete 16vjeqare dhe u dashurova qe nshikim tpare.Sa here qe filloj tshkruaj per te ndjej shum lodhje,shummm dhembje per tfilluar tkujtoj qdo qast jete fallco me te,por prap sndjej urrejtje ndaj tij se di PSE?Ai tashe eshte fejuar me dashurin e tij tvjeter qe kishte ende pa me njohur mua,ai u fejua pa me dhene as 1sqarim tvetem!Ai ishte mashkulli i pare dhe ifundit ne jjeten tie gjer ne diten e sotme.Nuk kisha marredhenie seksuale as me te dhe as me as1mashkull tjeter.Sot jam 21 vjeqare,edhe 3muaj tjer i bush 22vjeq,tashme besoj qe e dini se studioj Psikologji dhe jam ne vitin e pare.Ne u ndame me te dashurin tie vete pas pak muajsh qe ishim bashke,atehere kur filluan te rridhnin fjalet se po me mashtronte mua dhe se dashuronte nje tjeter,GONEN dashurine e tij tvjeter me tcilen sot edhe eshte fejuar dhe kishte pasur lidhje koh me par me te por qe un nuk isha ne dijeni per tkaluaren e tdashurit tim dhe i besoja atij tek mohonte se”se donte ate dhe se kurr skishte pasur gje me te”edhepse un shpeshhere i takoja bashke ne oborrin e shkolles tek bisedonte me te,dhe keshtu me kalimin e kohes linden dyshiet tek une dhe zenkat mes ne te 2-ve dhe iku nje vit duke u ndare dhe duke u bashkur prape.Me ne fund familja ime kuptoi lidhjen tone dhe kerkuan nga une rreptesisht te vendosja ”Ose Shkollen ose ate” mua mu desht te vendosja shkollen ngase ende nuk kisha perfunduar as klasen e 10-te edhepse ish i dashuri im insistonte te vazhdoni lidhjen,por pra pas shpines failjes sime d.m.th nje lidhje sekrete.Une nuk ndihesha e sigurt me rreth tij dhe nuk pranova propozimin e tij dhe mbajta fjalen e familjes sime dhe pretimin qe u kisha dhene atyre dhe shkeputa kontaktet me te edhepse jetoni 6ore ne dite bashke ne te njejten shkoll dhe shihnim syte,fytyren e njeri tjetrit qdo dite.Ai filloi e lidhjen e tij te vjeter me GONEN emrin e tcilet baj un sot si pseudonim ngase me eshte bere fiksim.Keshtu kaluan 1,2,3,4,5 vite dhe une e prita ate ashtu si kishim rene dakord qe kur tperfundonim shkollen e mesme te bashkoheshim prap.AI HARROI PREMTIMIN!Se kuptoj PSE?Mos ndoshta jane THASHETHEMET?Apo ndoshta PSE SI FALA TRUPIN ATIJ?QFARE MUND TE JETE?Edhe sot kur afer vehtes ka 1mashkull ndjej se po e tradhtoj ate edhepse ai ka kohe qe hoqi dore nga une dhe me braktisi pa as1arsye.Kerkoj falje qe kam shenuar kaq gjate,shpresoj tme kuptoni dhe tmundoheni sado pak tmtregoni qfar ka ndodhur gjat kesaj kohe me mua,me jeten time…Ju pershendes fort…

  8. GONA PRISHTINE says:

    Pershendetje,se pari ju falenderoj shum per durimin tuaj dhe qe slodheni dot nga gjith kto brengat e mia tpakufi.Sot takova motren e ish te dashurit tim dhe pa dashur un ti afrohem ajo erdhi pas meje dhe e pershendeti me plot butesi dhe buzqeshje te embel,dukej sikur aq shum ishte permalluar per mua dhe sduronte dot tmos me fliste edhepse un tentova ne qdo menyr ti ik asaj qe tos veja ne situat te sikletshme as ate dhe as vehten time pas gjith asaj qe ndodhi edhepse ajo ndoshta bart fajin me tvogel qe ekziston edhepse ne njefare menyre ajo qe ne fillim ishte kunder lidhjes sone pa tveten arsye.Me intreson pse ajo mu afrua me ngulm pas aq shum vitesh qe sishim pare madje edhe nuk ishte shum e sigurt ne fillim nese isha une ajo per tcilen po mendonte???!Ka dashuruar me plot zemer dhe plot fuqi,sdi nese do te und ta harroj nje dit ate dhe nese do te mund te dashurohem prap.E di se me deshir apo pa deshir nje dite do te behem nene dhe do te lind femijet e nje njeriu qe se ndjej dot ne lekuren time,kam frik se krahas saj sot te mund te dij as te ofroj e as te edukoj femijet e mi e as te ju dhuroj dashuri edhepse ata jan gjaku im….Thon se shpresa vdes e fundit,per mua shpresa ka vdekur qe moti dhe me sjetoj dot me iluzione,,,,,lloj paraftyrimesh qe jan te gjalla perveq enderrave dhe halucinacioneve kam mesuar qe nuk ka nese sgaboj,,atehere qfare pra eshte mua qe kam paraftyrime te gjalla qdo 2sekonda,e shoh fytyren e tij sikur te ishte para meje edhepse ka me shum qe 1vit qe se kam pare live me syt e mi,mos valle kam halucinacione teksa ndodh kjo ne mes dite,degjoj fjalet e tij,premtimet e tij qe dikur mi thoshte ne sy sesi tingellojn ne veshet e mi ne tnjejten koh qe edhe mami im me flet dhe me pyet diqka,por prap volumi i zerit tij esht e i lart ne veshet e mi sesa zeri i mamit tim dhe me veshtireson te kuptuarit e asaj qe mami me flet.Ndodh qe jam ndoshta duke ecur madje nganjehere edhe naten degjoj nje vaj bebeje te voegl qe qan me ze te lart,dhe sinqerisht kam filluar te kem frik edhe nga vehtja ime,mos kam filluar te qmendem?shpeshhere kur dua te inkuadrohem ne biseda familjare qoft per dashuri apo diqka tjeter ende pa hapur gojen qdo antar e drejtohet e fjale se,,,,,Ti ske ditur per jeten tende dhe do te na mesosh neve,,,,tashme jam lodhur shummmm dhe smundem me kam filluar edhe te os i verej gjerat mir me sy duket shpeshhere qe nuk shoh tjeter perveqse,,,bardh e zi,,,shoh qdo gje mjegull.Kur u ndam per here te pare nga ish i dashuri im perdora tableta e shum se nje paketim LEXELIUM ndoshta dhe gaboj por kan qen nga mjeku per qetesim dhe i kam perdorur qe te gjith per me pak se 5 minuta,ata ndikuan vete pas 6oresh kur pefundova mesimin ate dite ngase tabletat kisha perdorur ne mengjes dhe me krijuan nje lodhje te madhe saqe smund te ngrija koken nga shtrati qe nga mesi i dites deri tnesermen nmengjes por prap u ngrita me veshtiresi por skisha zgjidhje tjeter ngase mu desht te shkoja ne shkoll.Sot e asaj dite ndihem e lodhur,e rraskapitur,e merzitur dhe mezi ngrihem nga shtrati as duart e mia nuk i ndjej ne megjes nga ajo lodhje e madhe.A mund tjet nga tabletat apo nga qfare qe sme lejojn as te arrij sukses ne fakultet ku dua te ju ngris vlerat failjes sime….?Pres pergjegjie…..Kshtu eshte jeta ime!!!

  9. GONA PRISHTINE says:

    Konsideroj se jeta ime ska shpetim,dhe kerkoj nga ju qe te mos brengosi qe do te bej vetevrasje sdo ta bej ket kurr ne jete ,jo per veten time por per nenen time tciles do te ja merja jeten ne te njejten kohe po qe se ja mar jeten vehtes,por une dita e dites do te vdes pak nga pak dhe nje dite do te i vie fundi kesaj jetes sime te shkrete ngase aq shume u lodha dhe dua te mbyll syte pergjithmone dhe per te fundit here.Jeta ime nuk ja vlene dhe smundem me……..

  10. GONA PRISHTINE says:

    Pershendetje,kto jan te rejat e mia…para nje viti kisha nje oferte nga nje mashkull por nuk pranova ngase isha e frikesuar nga e kaluara ime edhe ashtu isha brucoshe dhe nuk ndjeja dot gje per te,keshtu nje dite pasi mora lajmin nga mjeket se keto mund te jene ditet e fundit te jestes sime ngase kam nje lendim te rende afer trurit dhe duhet te operohem Brenda ketyre dy javeve urgjentisht mora ne tel PERSONIN A per te biseduar me te ngase ishe shum e pikelluar dhe e vetmuar,un nuk kasha as nje shoqe ne Prishtine,te gjitha ishin ne pushim dhe keshtu biseduam nje kohe me te por sdesha ti tregoja qe keto ndoshte me ishin ditet e fundit te jetes sime,derisa po ikja per ne shtepi ai kerkoi nga un eta shoqeroja per ne bibloteke per te mare gjerat e tij atje dhe une e shoqerova,derisa ai mori librat une e prita tek dera,ai sapo doli nga aty u ul ne nje qoshe ku nuk shihej dot ne nje karrige dhe me mori per dore mua dhe insitoi te ulem ne prehrin e tij pasiqe nuk kishte kar! rige,keshtu pas shume refuzimeve te mija me ne fund u ula dhe fillova te I tregoja per operimin tim me sy te mbushur lote ,ai filloi te me shtregonte fort,te me ledhatonte dhe te me puthte por une nuk lejova te me puthte edhe ne buze,,,keshtu dikur ika nga aty dhe u pendova shum posa arrita ne shtepi…pas dy dite e mora prape ne tel per te pyetur se si ishte ai…..ai me tha se kishte nevoje per nje liber timen dhe se duhej te ia sillja tek banesa e tij ,,,un e takova ate por ai insistoi te futesha brenda ne banese por une nuk pranoja dhe doja te ikja ne banesen time ….ai kerkoi nga une te futesh te pakten ne koridorin e objekti te madh dhe une pranova disi,teksa arritem tek dera kryesore e apartamentit tij ai hapi deren duke dashur te me tregonte venbanimin e tij dhe keshtu nuk e di se si jam future Brenda,vetem pash veten pas disa minutash qe isha future Brenda ne banesen e tij dore per dore me te,keshtu filluan puthjet,ledhatimet dhe shtrengimet por nuk kishim marredhenie! seksuale……Une nuk munda ti rezistoja dot…nuk e di ndoshta k! asha nevoje per dike…..por une……dua dike tjeter….Dua PERSONIN B qe takova para dy muajshe,por ai eshte nje kokebosh dhe nuk me lejon te njoftoj familjen time madje as kur dal me te te pi kaffe,ai kerkon te kemi nje lidhje intime me te disa vite dhe me pas thot qe nuk I dihet jetes,dmth jeta ime nuk eshte e sigurt ,ai do te krijoj lidhje me mua dhe thot qe pas tkaloj nje kohe vendosim se qfare do te bejme ,kjo me bens hum te pasigurte por njekohesisht ndjej shum per te,nje dashuri te paster dhe mallet e pakufi per PERSONIN B,,,,sdua te jem me PERSONIN A,dhe qfare te bej ne kete raste?????Ti tregoj PERSONIT B per kete qe ndodhi apo jo?nese I tregoj e di qe edhe nese me ka dashur sado pak ai me nuk do te me doje,por nese nuk I tregoj une nuk mund ta mbaj brenda vehtes,,,ndjej se jam tradhtare,e pamoralshme por kasha nevoje per PERSONIN B dhe ne ato momente kisha pran PERSONIN A por nuk isha e vetedijshme se me cilin person isha…ju lutem me ndihmoni…..Sdua te jem me personin A ngase a! s nuk ndjej gje per te por as familja ime spranojne ate ngase jeton jasht kufirit te Kosoves dhe familja ime nuk me lejon te shperngulem ne nje vend jasht Ks,vend I cili po flitet qe do ti behet pjese se shpejti Ks por qe sot na ndan nja kufi………Un e dua PPERSONIN B dhe me ket pajtohen familja ime,por si tia bej,,,,edhe ashtu PERSONI B nukpajtohet me kushtet e mia edhe ti tregoj per marrezit qe bera do te me dergoj ne djall…por se di smundem pa te e dua fort,,dhe ndjej mall per te,,,,,pendohem shum per at qe bera por ishte vetem nje moment dobesie dhe ai shfrytezoi kete nga une…Me ndihmoni dhe udhezoni ju lutem,,,Mu pergjegjni ne kete pytje::::TI TREGOJ GJITHQKA QE NDODHI PERSONIT B …………?????????DHE SI TA BEJ PER VETE A…..??????Ngase me nuk mundem pa te dhe kam nevoj per te!!!!!

  11. GONA PRISHTINE says:

    E kuptoj qe ju sme tregoni direkt zgjidhjen,tashme kam mesuar shkathtesi intervistimi lenden ne Psikologji ne Fakultet ku dhe u regjistrova se pari per te sheruar vehten dhe pastaj me vone po te jem gjalle te tjeret!!!Nuk e di,bera 1pyetje por ju smu pergjegjet ku desha te di nese duhej ti tregoja personit qe dua per ate qe ndodhi qe une e quaj tradhti nga ana ime… Sot insisova nga personi qe dua te di zgjidhjen e lidhjes sone edhepse ende skemi ren dakorte te lidhemi,dhe ai acarohet si gjithmone dhe kurr ska koh per mua,mu drejtua me sms qe sduhet te fillojm lidhjen kurr dhe me pas kerkova te di arsyen pse esht i vrazhd ndaj meje,mu pergjegj per shkak se ka takuar nje vajze tjeter dhe se ende nuk di cilen te zgjedh..Sinqerisht u ndjeva shum keq dhe kerkova nga ai tfshinte nr tim,ai thote qe tani e tutje do tjete shoku im dhe do tbisedoj me mua miqesisht por une me nuk dua nga ai asgje,sdua te di per te edhepse e ndjej thelle…..Shendeti im aq me ben,dua ti jetoj ditet e fundit ne krahun e tij por krenaria sme lejon te leshoj pe,vetem sdua te dal e as te filloj lidhje me te pa dijenin e familjes dhe ai kete se do.Ndihem tmeresisht keq madje edhe per faktin qe nuk dita te mos bie ne krahet e tjetrit diten qe kuptova semundjen time…Une jam po e njejta Gone qe ju shkrova ne fillim,ju tashme dini historine time dhe sdua tjem lavire,kam! gabuar 1here por pas 6vitesh gabova prap…per ket kam humbur besimin ne vete edhepse ne njeren ane nje pjese e vogel e zemres sime eshte dashuruar thelle prap…..Dua tjem vetem me personin B dhe sdua te di asgje per personi A,madje sdua as ta shoh personin A……

  12. Loni says:

    Nje nga drejtimet qe e pelqej me se shumti eshte psikologjia ket vit jam regjistruar ne vitin e pare ne departamentin e psikologjis ne universitetin e Prishtines mirpo te gjith me thon se eshte ne drejtim pa prespektiv dhe eshte e veshtir te punsohesh si psikolog me intereson te di se qfar jan gjasat te punsohesh pasi te diplomosh ne psikologji dhe se perveq qe mund te punosh si profesor i lendes se psikologjis ose te jesh psikolog i kshillimit ne vendin ton qfar tjeter mund te punosh.Mirpo prap se prap une dhe te gjith ata qe e duan psikologjin mendoj qe nuk duhet te zgjenjehemi kam nje fije shprese se do te vin dite te mira dhe do te jet me leht se tani te gjesh vend te punes me psikologji ju kisha lutur te me tregoni se qfar mund te punoj nese diplomoj ne psikologji dhe se a eshte e veshtir te gjindet nje vend pune me psikologji ju lutem shum te ktheni nje pergjigjie faleminderit per mirkuptim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Na përcjellni edhe në: